GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shifrat tronditëse para 8 Marsit: 37 gra e vajza të vrara për 4 vite në Shqipëri

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Shifrat tronditëse para 8 Marsit: 37 gra e vajza të vrara për 4 vite në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në prag të 8 Marsit, ditës kushtuar grave, të dhënat e publikuara nga Observatori i Femicidit pranë Avokatit të Popullit hedhin dritë mbi një realitet shqetësues të dhunës ekstreme ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri.

Sipas raportit, nga viti 2021 deri në vitin 2024 janë vrarë 37 gra dhe vajza, ndërsa 27 prej këtyre rasteve janë klasifikuar si femicide.

Vetëm gjatë vitit 2024 janë analizuar 18 raste të dhunës së rëndë ndaj grave dhe vajzave. Për herë të parë, monitorimi ka përfshirë edhe tentativa vrasjeje, plagosje të rënda me dashje dhe raste të shkaktimit të vetëvrasjes.

Të dhënat tregojnë se në 72% të rasteve dhuna nuk ka ndodhur papritur, pasi viktimat kishin përjetuar më herët dhunë nga autorët. Në disa raste, ato kishin kërkuar ndihmë dhe pesë prej tyre rezulton se e kishin denoncuar dhunën përpara krimit. Megjithatë, në momentin e ngjarjes asnjëra nuk ishte nën masa aktive mbrojtjeje, çka sipas raportit tregon për mungesë koordinimi mes institucioneve si policia, prokuroria dhe shërbimet sociale.

Nga 19 autorë të identifikuar, 17 janë burra ose djem. Motivet kryesore të krimeve lidhen me kontrollin ndaj grave, xhelozinë dhe normat patriarkale.

Raporti thekson gjithashtu se 56% e rasteve kanë ndodhur në zona rurale, duke treguar nevojën për më shumë vëmendje dhe mekanizma mbrojtjeje në këto komunitete.

Pasojat e këtyre krimeve prekin edhe fëmijët. Gratë e vrara gjatë vitit 2024 ishin nëna të 33 fëmijëve, 9 prej të cilëve të mitur.

Në bazë të këtyre gjetjeve, Avokati i Popullit rekomandon forcimin e mekanizmave për vlerësimin e hershëm të rrezikut, monitorim më të afërt të rasteve të dhunës dhe njohjen ligjore të femicidit si një vepër penale të veçantë.

Observatori për Femicidin u krijua në mars 2024 në bashkëpunim me UN Women, duke e bërë Shqipërinë vendin e parë në Ballkan që ka ngritur një mekanizëm të posaçëm për monitorimin e vrasjeve me bazë gjinore ndaj grave dhe vajzave.

Etiketa: GraKryesore1Vajzavrare

Lajme të lidhura

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh
Aktualitet

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26
Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari
Aktualitet

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

16:06 - 29/09/26
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës
Aktualitet

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

15:39 - 29/09/26
Para
Nuk e ka fajin moti, por abuzimi me fondet! Inxhinieri tregon shkaqet që çuan në shembjen  rrugëve

Nuk e ka fajin moti, por abuzimi me fondet! Inxhinieri tregon shkaqet që çuan në shembjen rrugëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com