GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj 20 mln lekë tender për siguracione makinash/ Si u përdor INSIG për të vjedhur paratë

17:12 - 18/07/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
“Babagjyshët e Vitit të Ri”, Rama dhe Veliaj dhurojnë tendera fasadash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Tiranë do të shpenzojë 20 milionë lekë për të siguruara makinat e stafit të Drejtorisë së Rrugëve dhe Ndriçimit. Në një kohë ku ndriçimi është katastrofë në rrugët e Tiranës, madje kohët e fundit pothuajse mungon fare, pasi Balluku ka dhënë urdhër të kursehet, Veliaj i shpenzon paratë për qejf të tij.

Me tenderin e publikuar së fundmi ai ka vendosur t’u paguajë siguraconin  e makinave punonjësve të ndriçimit, të cilët në fakt nuk po bëjnë asnjë punë. Bëhet fjalë për një tender me objekt “ Shpenzimet e siguracionit të mjeteve të transportit”  të mbajtur me 27 qershor dhe procedurat janë mbyllur me 7 korrik. Për një kohë kaq të shkurtër Veliaj ka mbyllur të gjitha procedurat e tenderit në shkelje të ligjit. Pasi në dokumentet e publikuara evidentohet se ka paraqitur ofertë për këtë projekt vetëm kompania INSIG, me administrator Gëzim Tola.

Në vend që të  pezullonte procedurat, pasi ligji nuk lejon vazhdimin e  garës me një ofertues, Veliaj ka shpallur menjëherë fitues INSIG. Bashkia Tiranë ia bëri këtë dhuratë kompanisë në fjalë, edhe pse kishte ofertë të kripur sa 89% e fondit limit.  Për këto arsye Open Data e klasifikon këtë  në projektet me RedFlag, pasi ka shkelur ligjin për konkurrencën dhe është  tender klientelist.  Ndërkaq, theksohet se këto tendera në kohës krize dhe me një kompani oligarkësh në garë, nuk janë gjë tjetër veçse afera për të përfituar Veliaj dhe miqtë e tij.

INSIG një fantazmë

INSIG është një fitues i paracaktuar në këtë tender, duke ditur që pas kësaj kompanie qëndrojnë biznesmen të mëdhenj dhe të njohur si gllabërues të parave tona.Në rastin konkret  “INSIG SH.A” është një nga fasada që përdoret nga pronarët e vërtetë, sepse pas saj  qëndron kompania EUROSIG SHA. Kujtojmë se EUROSIG  bleu INSIG në vitin 2016, kur kjo kompani kishte mjaftë probleme financiare. EUROSIG është e njohur si një nga kompanitë monopol në tregun e sigurimeve dhe duket se ka pasur marrëdhënie të mira më çdo qeveri, duke qenë se ka fituar shumë tendera. Të dhënat e Agjencisë së Prokurimeve publike tregojnë se Eurosig ka marrë mbi 100 tendera, shumica të dyshimtë, përmes “INSIG SH.A”., me vlerë dhjetëra milionë euro dhe pothuajse pa kryer ndonjë shërbim me produkt konkret. Rreth 60 tendera me vlerë dhjetëra milionë euro i ka marrë vitet e fundit vetë EUROSIG drejtpërdrejt.

Burimi kryesor i kalimit të parave në llogari të EUROSIG janë bashkitë. Në vijim detaje për çdo tender korruptiv dhe se po ndahen paratë publike mes disa zyrtarëve të korruptuar dhe kokave të sigurimeve në Shqipëri. Tenderi  100 milionë lekë që Ardi Veliut i ka dhënë EUROSIG, përmes INSIG, si dhe ky që folëm më lartë janë thjesht një shembull ilustrues, që tregojnë se këto kompani kanë bërë kërdinë edhe gjatë kohës së pandemisë kur vendi u zhytë në krizë të thellë financiare.  Sikur duket EUROSIG, përdor INSIG për grumbullim dhe pastrim parash por kurrë nuk është hetuar nga SPAK, duke qenë se ky i fundit i ka falur vetë tendera pa garë oligarkut Kadri Morinaj, aksionarit më të madh të EUROSIG.

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: abuzimErion VeliajEurosigkryesore2tender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
S’ka më asnjë pengesë, Shkupi dhe Tirana në prag të hapjes së negociatave me BE-në

S’ka më asnjë pengesë, Shkupi dhe Tirana në prag të hapjes së negociatave me BE-në

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com