GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj “gjelbëron” lagjen e VIP-ave, jep 2.6 MLD lekë pa garë, bllokohet denoncimi në KPP

12:05 - 18/05/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj “gjelbëron” lagjen e VIP-ave, jep 2.6 MLD lekë pa garë, bllokohet denoncimi në KPP
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gijotina. com ka denoncuar më herët se si kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, shfrytëzonte fondet e qytetarëve për të bërë propagandë për fushatë. Një rast i tillë ishte i parave që u derdhën për t’u “rregulluar” lagja e VIP-ave tek “Kodra e Diellit” në Tiranë.

Lali Eri hodhi 2.6 miliardë lekë sikur lagja e tyre do të rindërtohej nga e para, kur është në gjendje të mirë dhe rrethuar nga luksi. Sipas dokumentit, tani Veliaj do t’u përmirësojë linjat elektrike, atë të ujësjellësit dhe gjelbërimin.  Ndërkohë, në lagjet e qytetarëve nuk ka as ujë të pijshëm dhe pranë pallateve gjen vetëm mbeturina.

 

Përveç këtij luksi të shfrenuar që po i fal Lali VIP-ave, tenderi është dhënë pa garë tek firma “PE – VLA – KU” shpk, në pronësi të Vladimir Pjetërgjokajt.

Ankesa

Lali Eri e ka skuqur tenderin me shkelje. Tani tenderi ka përfunduar në Komisionin e Prokurimeve Publike. Më datë 15 prill firma “Curri shpk” ka dorëzuar një ankesë kundër këtij prokurimi dhe KPP është kujtuar të japë vendimin më 15 maj, një ditë pas zgjedhjeve, për të mos cenuar fushatën e Lali Erit.

Është e pamundur që të mbrohet Bashkia Tiranë pasi paratë i jabë dhënë kompanisë me ofertën më të shtrenjtë, por KPP do e gjente një arsye. Kryetar Jonaidi është menduar 1 muaj se çfarë argumenti të gjente. Kështu, KPP e ka rrëzuar ankesën me justifikimin se është dorëzuar para afatit. Mos u çudisni! Jonaid Myzyri e bën të zezën të bardhë për Lali Erin. Këto janë manovra që bëhen nga Myzyri qëllimisht për të shmangur përballjen me të vërtetën. KPP e Myzyrit e shikon “flamurin e kuq” për riskun e lartë për korrupsion në këtë tender.

Ja çfarë ka ndodhur! Firmës “Curri shpk” i është komunikuar me datë 18 prill 2023 se është skualifikuar nga gara.

 

Kjo e fundit për të mos humbur afatin 10 ditor që përcakton ligji për ankesat, ka dorëzuar ankesën më datë 3 maj 2023. Në këtë ankesë kompania tregon se Bashkia Tiranë ka marrë vendim të padrejtë dhe fituesi kaq qenë i paracaktuar.

Si pjesë e manipulimit, Bashkia e Lali Erit njoftimin për fituesin dhe skualifikimit e ka kaluar në sistem me datë 25 prill 2023. Kështu, në sistem, del që ankimuesi ka paraqitur ankesën para afatit. Në fakt konkretisht nuk është ashtu.

Sakaq, KPP nuk  është marrë fare me problematikën që ka ngritur ankesa, por ka vendosur menjëherë anulimin e saj për shkak se në sistem rezulton para afatit. Edhe po të ishte e vërtetë “ankesa e parakohshme”, ky vendim është qesharak, abuziv dhe i korruptuar!

 Atëherë, kur qëndron çështja kështu dhe KPP nuk e ka marrë fare në shqyrtim ankesën, pse duhej ta vononte dy javë përgjigjen?

 

Epo, sikur thamë më lartë KPP është kujdesur që të mos i prish planet e Lali Erit për përvetësimin me korrupsion të parave të tenderit. Me këto para ndërkohë përkëdheleshin para fushatës edhe VIP-at  e Lagjes “Kodra e diellit” që i bënë fresk Lali Erit.

Kujtojmë se gjatë fushatës elektorale artistë të shumtë, duke filluar nga “Noizy”, të cilit Veliaj i financoi koncertin, te Alban Skënderaj, Çiljeta dhe të tjerë, shkonin nëpër mitingjet e tij për të kërkuar votën e qytetarëve.

VIP-at në Tiranë kryesisht jetojnë në lagjen “Kodra e Diellit”, përfshirë edhe ata që u bën pjesë e fushatës. Prandaj që në fillim të garës Veliaj u kujdes që t’u bënte ndere, ku përfshihen jo vetëm honorare, por edhe asfalt dhe pemë tek rruga e shtëpisë!

Lexo edhe:Fiton oligarku i fondeve/ Veliaj, 1.8 mln euro për lagjen e VIP-ave

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimDenoncimErion VeliajKPPlagjia e vipavetender

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Allegri: Test force ndaj Chelseat, e pamundur të zëvendësosh Ronaldon

Allegri: E dimë që do jetë e vështirë, por futbollin e shpiku...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com