GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj harxhon 6 mld lekë për fasada në “Kinostudio”, pallatet që dëmtoi tërmeti i lë shkretë

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj harxhon 6 mld lekë për fasada në “Kinostudio”, pallatet që dëmtoi tërmeti i lë shkretë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pallatet që prishi tërmeti Veliaj nuk ka filluar akoma t’i rindërtojë, kurse paratë i bën “rrush e kumbulla” nëpër fasada. Ditën e sotme Bashkia Tiranë ka shpallur garën për prokurimin me objekt  “Rehabilitim i qendrës Kinostudio”. Lidhur me rindërtimin e pallateve të dëmtuara të prishura nga tërmeti në këtë zonë, Veliaj ka premtuar se do t’i kemi gati brenda këtij viti. Por paratë shkojnë për rikonstruksionin e rrugës “Aleksandër Moisiu” dhe Sheshin Kinostudio. 6 miliardë lekë është fondi limit i përcaktuar për këtë prokurim, ndërsa afati që duhet të mbyllen këto punime është 1 vit.

Kjo vlerë është shumë e lartë për shërbimet që do kryhen në këtë zonë dhe kjo vërtetohet nga detajet e paraqitura në dokumentacionet e tenderit. Sipas të dhënave, me këtë shumë parash do të bëhen rikonstruksioni i rrugës “Aleksandër Mosiu”, rregullimi i hapësirave të gjelbra, rregullimi nga jashtë i ndërtesave.

“Qëllimi dhe objektivi i projektit është hartimi i projekt preventivit për punimet ku bëjnë pjese rikonstruksioni i rrugës “Aleksandër Moisiu”, sheshit dhe hapësirave publike, synon të rrisë sipërfaqet e gjelbra në mënyre të sistemuara, të krijojë ambiente rekreative për banorët që jetojnë dhe punojnë përreth këtij sheshi, ndërtim ambientesh të përshtatshme për fëmijët, gjithashtu restaurimin e fasadave të banesave që ndodhen përreth sheshit si dhe rehabilitimin e stacionit të autobusëve, si dhe përcaktim sa më të përshtatshëm të orientimit të lëvizjes së mjeteve në rrugët lidhëse që përdorin banorët përreth këtij sheshi”, thuhet në dokument.

Me pak fjalë këto punime do të shërbejnë më shumë si dekor, fasadë që duket bukur. Por, në asnjë pikë nuk përfshihen rikonstruksion u banesave të prekura nga tërmeti. Vallë, i harroi Lali Eri banorët që po jetojnë me qira, ose në godina që iu rrezikojnë jetën. Pasi, kohët e fundit asnjë prokurim apo projekt nuk është mbyllur më për procesin e rindërtimit.

Më tutje evidentohet se data e mbylljes së garës është vendosur më 17 tetor, çka do të thotë që nga fundi i muajit nisin punimet. Po përse Veliaj kujtohet të kryej punime të tilla në kohë shirash dhe ngricash, duke qenë se projekti do të zgjasë një vit? Mbase sepse në këtë mënyrë gjatë dimrit mund të bëhet shtyrje projekti dhe më pas të shtohen të tjera financime për shkak të problematikave në terren. Tashmë kjo është një nga taktikat e njohura të Veliajt, të përdorur në shumë kontrata të tjera.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: .abuzmEriona VeliajKinostudiokryesore2rikonstuksiontender

Lajme të lidhura

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP
Breaking Views

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Para
Cigarja i mori jetën, detaje të reja nga vdekja e pronarit të hotelit në Divjakë

Cigarja i mori jetën, detaje të reja nga vdekja e pronarit të hotelit në Divjakë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tensionet në protestë, digjet kabina e rojës pranë ish-Ambasadës Ruse
Aktualitet

Tensionet në protestë, digjet kabina e rojës pranë ish-Ambasadës Ruse

15:48 - 15/10/26

Tensionet gjatë protestës në kryeqytet janë shoqëruar me një tjetër incident, ku kabina e rojës pranë ish-Ambasadës Ruse është përfshirë...

Lexo më shumë
Goditet në kokë me gur nga protestuesit komandanti i policisë së Shkodrës, dërgohet me urgjencë në Tiranë

Goditet në kokë me gur nga protestuesit komandanti i policisë së Shkodrës, dërgohet me urgjencë në Tiranë

15:15 - 15/10/26
Eurodeputetja Ilaria Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë

Eurodeputetja Ilaria Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë

15:09 - 15/10/26
Sulmohet banka në qendër të Tiranës

Sulmohet banka në qendër të Tiranës

14:50 - 15/10/26
Protestuesit godasin pikën e postës Shqiptare në Durrës, policia dhunon me shkop gome të riun

Protestuesit godasin pikën e postës Shqiptare në Durrës, policia dhunon me shkop gome të riun

14:30 - 15/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com