GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vende të reja në Arsim, fryhet me 45% stafi i drejtorive rajonale dhe i Agjencisë

20:29 - 22/08/24
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Vende të reja në Arsim, fryhet me 45% stafi i drejtorive rajonale dhe i Agjencisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria ka miratuar strukturën e re të menaxhimit të sistemit arsimor parauniversitar, që nis zbatimin nga 1 tetori i 2024-ës.

Ndryshe nga plani i mëparshëm vihet re fuqizimi i institucioneve qendrore dhe rajonale, duke ulur kështu peshën e zyrave vendore arsimore.

Me skemën e reformuar, Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar si hallka kryesore për institucionet arsimore shton numrin e të punësuarve, nga 20 shkon në 33 punonjës. Ndërkohë që drejtoritë rajonale do të kenë 55 persona më shumë në punë, nga 60 punonjës do të ristrukturohet me 115 punonjës.

Katër drejtorive rajonale ekzistuese të Durrësit, Fierit, Korcës dhe Lezhës, me urdhër të firmosur nga kryeministri Edi Rama, i shtohet edhe drejtoria e qarkut më të madh të Tiranës.

Kjo lëvizje ishte e shumëkërkuar nga specialistët, pasi Tirana kryeson për numrin më të lartë të shkollave në të gjithë Shqipërinë, por që në skemën e vjetër ishte në varësinë e drejtorisë rajonale të Durrësit, që e bënte të pamundur funksionimin siç duhet.

Agjencia Kombëtare me 13 punonjës më shumë, shton edhe pozicionin e zv drejtorit si dhe sektorin e shërbimeve mbështetëse, që do të sjell edhe emërime të reja.Nga studimi i strukturës planifikohet një ndryshim i numrit të punonjësve të kurrikulës dhe inspektimit. Nëse më parë kishte në nivel qendror e rajonal 45 punonjës nga 80, ose 60%, nga 1 tetori do të kemi 66 punonjës nga 148,ose 45% që do të thotë me rritjen e personelit ulet përqindja e dedikuar në këtë fushë.

Ky ndryshim në numra pritet të shoqërohet me riformatim të zyrave vendore arsimore.

Në muajin shkurt të vitit 2019, qeveria miratoi vendimin nr.234 që solli shkrirjen e 12 drejtorive rajonale arsimore të shpërndara në rrethe, duke krijuar katër Drejtori Rajonale të Arsimit Parauniversitar (DRAP), përkatësisht në: Korçë, Fier, Lezhë dhe Durrës.

Për këtë vendimmarrje, kryeministri Edi Rama do të argumentonte se shkrirja e këtyre institucioneve erdhi pas shumë drejtorive arsimore që më tepër funksiononin si zyra për emërimin e arsimtarëve, sesa për garantimin e cilësisë së mësimdhënies. Tani Qeveria i kthehet prapë atij vendimi dhe fryn organikën.

gijotina.com/ 

 

Etiketa: arsimiKryesore1

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
Dua Lipa feston ditëlindjen dhe komenton: Jeta sa vjen e përmirësohet

Dua Lipa feston ditëlindjen dhe komenton: Jeta sa vjen e përmirësohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com