GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vendimi i GJK për 30 qershorin, Patozi: Meta, Basha dhe Berisha pranuan këtë “Shuplakë përcëlluese”

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendimi i GJK për 30 qershorin, Patozi: Meta, Basha dhe Berisha pranuan këtë “Shuplakë përcëlluese”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi shprehet se tani që Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin për rrëzimin e kërkesës, që kontestonte zgjedhjet lokale të 2019-ës, sipas tij, del më e qartë panorama e përgjegjësisë së rëndë politike të atyre që udhëhiqnin opozitën. Në një postim në “Facebook”, ai vë në dukje heshtjen e Lulzim Bashës, Sali Berishës dhe Ilir Metës, pas këtij vendimin, të cilin e quan “shuplakë përcëlluese”.

“Heshtja, që flet dhe i bën njësoj përgjegjës. Tani që Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin për rrëzimin e kërkesës, që kontestonte zgjedhjet vendore të qershorit 2019, del më e qartë panorama e përgjegjësisë së rëndë politike të atyre, që atëherë udhëhiqnin dhe përfaqësonin opozitën. Se si për shkak të një marrëzie djallëzore iu dorëzua i gjithë pushteti lokal sovjetëve, ndërkohë që kjo temë nuk para trajtohet, si nga bunkeri “statutor”, ku është mbyllur Lulzim Basha për t’u mbrojtur nga partia e vet, ashtu edhe nga “foltorja” e revolucionit paqësor, që do të rithemelojë pluralizmin në Shqipëri”, shkruan ai.

Sipas tij, e vetmja që ka luftuar për të nxjerrë të vërteten është Voltana Ademi, ndërsa të tjerët u blenë nga Rama.

“Ndaj edhe sot nuk është dita për të kërkuar humbjen e Voltana Ademit, sepse ajo ndoshta është e vetmja opozitare që ka fituar nga zgjedhjet e qershorit 2019, pavarësisht se pa asnjë meritë. Por për të parë se si heshtin njëkohësisht për këtë shuplakë përcëlluese si të ishin në kohërat e arta të dashurisë midis tyre kryetari “de jure” i Partisë Demokratike, “foltorja” dhe Presidenti i Republikës”, shkruan ai. Sipas Patozit, ky vendim tregoi që drejtësia është marrë peng nga qeveria.

Etiketa: 30 qershoriPatozivendim

Lajme të lidhura

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet
Breaking Views

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet

23:06 - 06/11/26
Lorela Reçi ndiqte punimet në vilën e Ballukut në Palasë, Jona Bushi kontratë me Igli Taren, zbardhen emailet dhe dokumentet
Breaking Views

Lorela Reçi ndiqte punimet në vilën e Ballukut në Palasë, Jona Bushi kontratë me Igli Taren, zbardhen emailet dhe dokumentet

21:30 - 06/11/26
Barra fiskale për qytetarët/ Teliti: TVSH-ja për ujin dhe energjinë elektrike rritet në 21% nga 1 janari 2027
Aktualitet

Barra fiskale për qytetarët/ Teliti: TVSH-ja për ujin dhe energjinë elektrike rritet në 21% nga 1 janari 2027

20:27 - 06/11/26
Para
Nesër mbërrijnë në Shkup 46 viktimat e aksidentit, Rama mungon në ceremoninë e nderit

Nesër mbërrijnë në Shkup 46 viktimat e aksidentit, Rama mungon në ceremoninë e nderit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Nëntor 2026

07:37 - 07/11/26

Dashi Do të përjetoni një ditë të mbushur me energji dhe dëshirë për të vepruar. E shtuna ju ofron mundësinë...

Lexo më shumë
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 7 Nëntor 2026

07:35 - 07/11/26
Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet

23:06 - 06/11/26
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

22:44 - 06/11/26
Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

22:35 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com