GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Vetëm në Shqipëri hajduti nuk ka faj

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Vetëm në Shqipëri hajduti nuk ka faj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Meri Lika

Një nga dhjetë urdhëresat e Zotit, e shtata, nëse e mbaj mend mire, thotë: “Mos vidh!” Sipas meje ku nuk është një mesazh fetar dhe kaq. Ai është një parim shoqëror për ta bërë të mundur ndërtimin e kësaj të fundit që të ketë moral, përgjegjësi dhe respekt për njeriun dhe të drejtën e tij.

Gjithashtu unë besoj se të gjitha kushtetutat moderne, përfshirë edhe kushtetutën tonë, e kanë bazën e tyre morale pikërisht në këto urdhëresa, për të bërë të mundur ndalimin e së keqes, vendosjen e drejtësisë dhe në bazë të tyre ndërtimin e shoqërisë që jep shpresë për zhvillim.

Kodi Penal shqiptar e cilëson vjedhjen si krim të dënueshëm, në të është i përfshirë një seksion i tërë që flët për rastet e vjedhjes dhe dënimet për të të cilët variojnë nga gjoba deri në burg, në varësi të asaj që është vjedhur dhe mënyrës si është kryer krimi.

Sepse kur ti përvetëson diçka që nuk është jotja, ti ke shkelur kufirin  e të drejtës së tjetrit, ke cenuar pronën e tjetrit, lirinë e tij, dhe mbi të gjitha, ke thyer një besim që është bazë e bashkëjetesës njerëzore. Por le ta zgjerojmë pak kuptimin e fjalës “vjedhje”.
Kur themi vjedhje ne mendojmë vjedhjen e portofolit në autobuzin urban, vjedhjen e makinës, vjedhejn e shtëpisë, lopës, dhenëve etj.

Po kur bëhet fjalë për vullnetin e lirë të qytetarit  a është kjo vjedhje?
Po kur manipulohen zgjedhjet?
Po kur blihen?
Po kur deformohet qëllimisht vullneti i poppullit?
A nuk janë këto vjedhje e pastër?
A nuk është më keq sesa të marrësh një pasuri materiale?

Në realitetin shqiptar, duket se kemi krijuar një mendësi të re, shumë të rrezikshme, madje është gati kriminale: “Nëse hajduti të vodhi dhe ti nuk ishe i kujdesshëm, fajin e ke vetë!” Kjo mendësi është bërë standard politik, mediatik dhe madje po kërkohet që të bëhet edhe standard shoqëror.

Në këtë periudhën paszgjedhore, dëgjojmë përditë të njëjtën refren: zgjedhjet u vodhën, por fajin nuk e ka Rama që i vodhi, por opozita që nuk diti t’i mbrojë. Pra, si në një skenë groteske, faji bie mbi viktimën dhe jo mbi agresorin.

Po sipas kësaj logjike, nëse dikush të vjedh makinën, ti do përfundosh i fajshëm sepse nuk kishe vendosur alarm, sepse e kishe parkuar në vend të gabuar, sepse nuk kishe vendosur dy dryna. Hajduti? Hajduti del paq, madje merr vlerësime dhe lavdërime se është treguar shumë “i zoti””.

Ky është kulmi i një absurdi shqiptar. Këtu përveçse shoqëria po kthehet në e verbër, por edhe drejtësisë i ka humbur peshorja. Institucionet që duhet të ndëshkojnë vjedhësit, qofshin ata të pasurisë, të votës apo të besimit publik, me sa duket janë të heshtura sepse janë të kapura. Dhe kur drejtësia është e kapur nga hajduti që është në pushtet, ky i fundit bëhet krejtësisht i paprekshëm.

Refreni “Rama i vjedh zgjedhjet, këtë e dimë”, askujt nuk i duket më i çuditshëm. Por mua më çudit fakti që kjo thënie nuk shoqërohet me pasojën logjike: ndëshkimin e hajdutit! Përkundrazi, gishtat drejtohen nga ata që nuk “ruajtën kutitë” mjaftueshëm.

Ky është mentaliteti që po na mbyt, që po na zhduk, që po na shuan si popull, si komb, si shtet. Sepse kur shoqëria fillon të pranojë vjedhjen si pjesë të normalitetit, kur hajduti kthehet në model suksesi, kur mashtruesi bëhet “strateg”, dhe viktima quhet “naive” ose “e paaftë”, atëherë kemi kapërcyer kufijtë e çdo morali dhe kemi hyrë në epokën e antivlerave.

Vetëm në Shqipëri, hajduti nuk ka faj.
Vetëm këtu, viktima përqeshet dhe hajduti përmendet si i zgjuar.
Vetëm këtu, “Mos vidh” është kthyer në një këshillë për ata që s’dinë të fshihen mirë, jo në një normë për të jetuar ndershmërisht.

Nëse nuk ndryshojmë këtë mentalitet, nuk do të kemi zgjedhje të lira, drejtësi të vërtetë apo një shoqëri normale.
Sepse nuk është vetëm hajduti që duhet ndëshkuar, por edhe kultura që e mbron atë.

Etiketa: hajdutShqiperi

Lajme të lidhura

Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Si mundet mëmëdheu t’i durojë këta drejtues që duken si përfaqësues shqiptarë të ‘Botës Serbe’

09:26 - 13/11/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Piktorit i ka mbaruar koha! Shqipëria nuk shitet më, sepse u rritën mbrojtësit e saj

09:21 - 11/11/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Rinia ose do ta rrëzojë neokomunizmin, ose vetë do të përfundojë me valixhe në dorë apo e përkulur para Piktorit

08:06 - 03/11/26
Para
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, arrestohet autori

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, arrestohet autori

Discussion about this post

TË FUNDIT

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, Sadleva Bodo
Aktualitet

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, Sadleva Bodo

12:28 - 13/11/26

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva...

Lexo më shumë
Trajneri i Finlandës pas humbjes me Shqipërinë: Luajtëm si të barabartë, zhgënjimi është i madh

Trajneri i Finlandës pas humbjes me Shqipërinë: Luajtëm si të barabartë, zhgënjimi është i madh

12:04 - 13/11/26
Kapet në Shkodër 52-vjeçari i kërkuar nga Mali i Zi për drogë

Kapet në Shkodër 52-vjeçari i kërkuar nga Mali i Zi për drogë

12:00 - 13/11/26
Moti i keq në veri! Përmbytjet përfshijnë Thethin, mungon edhe energjia elektrike

Moti i keq në veri! Përmbytjet përfshijnë Thethin, mungon edhe energjia elektrike

11:56 - 13/11/26
Transferimi nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Erion Veliaj kallëzon Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve

Transferimi nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Erion Veliaj kallëzon Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve

11:46 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com