GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Masakra e Reçakut, vetëm Shqipëria po hesht….

në OP-ED
Kohë leximi: 4 min
A A
Masakra e Reçakut, vetëm Shqipëria po hesht….
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Enver Robelli

Dje Ambasada e Francës në Twitter shkroi: “23 vjet më parë në Reçak u vranë 45 civilë të pafajshëm.

Drejtësia duhet të vihet ne vend. Ne nuk do ta harrojmë këtë masakër dhe viktimat e saj”.

Dje ambasadori i SHBA-ve mbajti një fjalim në nderim të viktimave të Reçakut dhe kundër atyre që mohojnë këtë masakër.

Dje ambasadori i Britanisë së Madhe mori pjesë në komemoracionin për viktimat e Reçakut.

Politikanët e Kosovës, mediat, zërat publikë nderuan e kujtuan të vrarët, të gjithë civilë të paarmatosur. Në krejt këtë tablo mungon diçka: mungon Shqipëria.

Shqipëria heshti për Reçakun. Një fjalë nuk e tha Ministria e Punëve të Jashtme. Nuk foli as kryeministri. Nuk folën as politikanë kryesorë të opozitës.

Nuk folën as intelektualë e zëra të tjerë publikë, nuk folën as shumica e publicistëve, nuk folën as pjesa më e madhe e gazetarëve të njohur e me ndikim, nuk foli askush. Heshtja e tyre flet shumë.

Në një botë ideale në Tiranë do të hapej një ekspozitë për krimet në Reçak.

Në Korçë kryetari i Bashkisë do të hapte po ashtu një ekspozitë (ah, jo, se ai merret me festa birre…), në Elbasan do të projektoheshin emrat e viktimave, në Sarandë, në Vlorë, në Shkodër…

Pak histori…
(Në kujtim të masakrës së Reçakut)

Pasi i pa viktimat në Reçak, ambasadori William Walker tha se bëhej fjalë për masakër të forcave serbe. Beogradi solli disa “ekspertë” bjellorusë për të kryer obduksionin e viktimave, të cilët “arritën në përfundim” se nuk bëhej fjalë për masakër ndaj civilëve.

Nuk duhet harruar se gazeta franceze “Le Monde” la për të kuptuar se Reçaku ishte “ngjarje e inskenuar” – kjo është njëra ndër njollat më të mëdha në historinë e kësaj gazete. Pas presionit ndërkombëtar regjimi i atëhershëm serb lëshoi pe dhe pranoi që viktimave t’u bëhet një obduksion tjetër nga një ekip ekspertësh perëndimorë të prirë nga mjekia finlandeze Helena Ranta.

Më 17 mars 1999 Ranta foli para rreth 150 gazetarëve në një sallë në Prishtinë mbi gjetjet e saj. Ajo nuk e përdori fjalën “masakër” me arsyetimin se i kishte parë kufomat, por jo vendin e ngjarjes. Më vonë ajo ka thënë se konferenca për shtyp në Prishtinë ishte ndër momentet më të tmerrshme të karrierës së saj, “nuk është dashur të jem aty”, “isha në kohën e gabuar në vendin e gabuar”.

Mediat zvicerane patën raportuar se pak para konferencës për shtyp në Prishtinë, Ranta ishte takuar me William Walkerin. I zemëruar që Ranta nuk fliste për masakër, Walker kishte thyer disa lapsa që kishte në tavolinë dhe me ta e kishte gjuajtur Rantan.

Në Gjermani gazeta “Berliner Zeitung” akuzoi mjekët finlandezë për “kundërthënie dhe gjysmë të vërteta”, dy gazetarë të televizionit gjerman WDR një dokumentari për luftën e Kosovës ia vendosën titullin “Filloi me një rrenë” (rrenë, sipas tyre, ishte Reçaku). Ky dokumentar pati ndezur një debat të ashpër në Gjermani. Dokumentari u citua nga Sllobodan Millosheviqi gjatë gjykimit në Hagë.

Helena Ranta nuk e pati guximin të thotë të vërtetën e plotë më 17 mars 1999, me gjasë nga frika e reagimeve të Beogradit. Tek në vitin 2001 ajo tha se tani i ka faktet e plota dhe mund të thotë me siguri të plotë nga janë shkrepur plumbat: “Nga afërsia dhe jo nga distanca 200 metra, siç pretendonin serbët dhe bjellorusët”. Këtë deklaratë Ranta e ka dhënë më 20 qershor 2002 për të përjavshmen zvicerane “Weltwoche”.

Atëherë “Weltwoche” ishte e përjavshme serioze, tani (prej vitesh) është një gazetë djathtiste që faktet i ngatërron me fiksion. Para disa ditësh kjo revistë botoi një storje për “popullin heroik serb”. Në raportin e saj Ranta tha se viktimat e vrara bartnin rrobe civile dhe jo uniforma të UÇK-së. Viktimat ishin vrarë aty ku ishin gjetur. Përfundimi i Rantas ishte ky: Reçaku nuk ishte inskenim.

Fati i madh i Kosovës ishte se në kohën e masakrës së Reçakut presidenti amerikan Bill Clinton dhe gjenerali Wesley Clark qartë i definuan vrasjet si masakër ndaj civilëve të paarmatosur. Ministri i Jashtëm gjerman Joschka Fischer ia dorëzoi Sllobodan Millosheviqit më 20 janar 1999 një letër në emër të BE-së ku fliste për ekzekutimin e 45 personave të paarmatosur, mes tyre gra e fëmijë.

Etiketa: Enver Robellikryesore2Reçakshqipëria

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Rinia ose do ta rrëzojë neokomunizmin, ose vetë do të përfundojë me valixhe në dorë apo e përkulur para Piktorit

08:06 - 03/11/26
Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh
OP-ED

Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh

07:55 - 02/11/26
Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!
Opinion

Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!

16:01 - 28/10/26
Para
“Shkel Kushtetutën”, Meta rikthen në Kuvend ligjin “Për Bashkëqeverisjen”

Bashkitë pa kryetar, KQZ i përgjigjet Metës: Janë tre, jo gjashtë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Edhe sipërmarrësit në revoltë: Protesta do të përfundojë vetëm kur të bjerë sistemi
Breaking Views

Edhe sipërmarrësit në revoltë: Protesta do të përfundojë vetëm kur të bjerë sistemi

13:35 - 08/11/26

Sipërmarrësi Asim Prengëzaj, i cili prej muajsh është pjesë e protestave në Tiranë në mbështetje të të rinjve, ka rrëfyer...

Lexo më shumë
Protesta/ Studenti: Qytetarët nuk u trembën nga aktet normative të qeverisë!

Protesta/ Studenti: Qytetarët nuk u trembën nga aktet normative të qeverisë!

13:14 - 08/11/26
Pedagogu Metani: Kërkesa për largimin e Ramës është kthyer në objektivin kryesor të protestës

Pedagogu Metani: Kërkesa për largimin e Ramës është kthyer në objektivin kryesor të protestës

12:35 - 08/11/26
Uji i pijshëm me fekale në Vlorë, disa raste helmimi te fëmijët dhe të rriturit

Uji i pijshëm me fekale në Vlorë, disa raste helmimi te fëmijët dhe të rriturit

12:06 - 08/11/26
Arrestime dhe gjoba në protestën e së shtunës në Tiranë, katër në qeli, shtatë të proceduar penalisht

Arrestime dhe gjoba në protestën e së shtunës në Tiranë, katër në qeli, shtatë të proceduar penalisht

11:30 - 08/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com