GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Grabitje spektakolare në Francë, bizhuteri me vlerë deri në 4 milionë euro zhduken pa gjurmë

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Grabitje spektakolare në Francë, bizhuteri me vlerë deri në 4 milionë euro zhduken pa gjurmë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një grabitje e bujshme ka tronditur Francën, ku hajdutët kanë arritur të vjedhin bizhuteri me vlerë deri në 4 milionë euro nga Muzeu Lalique, në Wingen-sur-Moder, në verilindje të vendit.

Sipas autoriteteve franceze, autori ose autorët hynë me forcë në muze rreth orës 05:30 të mëngjesit të së dielës dhe u drejtuan menjëherë në sallën ku ekspozoheshin bizhuteritë më të çmuara. Gjatë grabitjes u vodhën rreth 20 bizhuteri, ndërsa vlera e dëmit ekonomik po vlerësohet, por besohet se arrin në disa milionë euro.

Edhe pse sistemi i alarmit u aktivizua, personi i parë që mbërriti në vendngjarje ishte një punonjës pastrimi, i cili konstatoi vjedhjen dhe njoftoi menjëherë policinë. Hetuesit kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Pas ngjarjes, drejtuesit e Muzeut Lalique njoftuan se institucioni do të qëndrojë i mbyllur për disa ditë, derisa të përfundojnë hetimet dhe të kryhen verifikimet e nevojshme.

Muzeu, i hapur në vitin 2011 pranë fabrikës historike të kompanisë Lalique, i kushtohet krijimtarisë së René Lalique, një prej emrave më të njohur në artin e bizhuterive dhe punimeve në qelq të stileve Art Nouveau dhe Art Deco.

Kjo grabitje rikthen në qendër të vëmendjes çështjen e sigurisë në muzetë francezë, pas vjedhjes së bujshme në Muzeun e Luvrit në Paris tetorin e kaluar, kur autorët vodhën bizhuteri me vlerë 102 milionë dollarë në më pak se tetë minuta.

Etiketa: FranceGrabitjemuze

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Përcaktohen dy çiftet e para çerekfinaliste të Botërorit, data dhe ora kur do të luhen

Përcaktohen dy çiftet e para çerekfinaliste të Botërorit, data dhe ora kur do të luhen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26

Ka arritur në njëmijë numri i intelektualëve që kanë firmosur online një kërkesë publike nga Forumi për Dialog Politik që...

Lexo më shumë
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

22:13 - 19/10/26
Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

21:56 - 19/10/26
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com