GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vokshi: Të hetohet për shkelje kryetari Bashkisë së Vaut Dejës

14:39 - 27/04/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Vokshi: Të hetohet për shkelje kryetari Bashkisë së Vaut Dejës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përmes një deklarata nga selia blu, Albana Vokshi tha se i janë drejtuar ministrisë së Drejtësisë për filllimin e hetimit për shkeljet e kryera nga kryetari Bashkisë së Vaut dejës, Mark Babani dhe administratori i Ndërkomunales Bushat, Agron Ceka.

Ajo shtoi se sipas dokumenteve,  më 17 qershor 2022, koncesionari privat që administron landfillin e Bushatit, i është drejtuar Gjykatës së Shkodrës, me një kërkesë për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për 12 fatura të periudhës Gusht 2017–Gusht 2018, me vlerë detyrimi 500 milionë dhe kamata ligjore 185 milionë lekë.

Ajo theksoi se gjyqtari, pa verifikuar vërtetësinë e faturave dhe ekzistencën reale të detyrimeve, në shkelje flagrante të ligjit, më 13 shtator 2022, e pranoi kërkesën, duke njohur detyrimin e shoqërisë koncesionare në shumën 685 milionë lekë

DEKLARATA 

Partia Demokratike e Shqipërisë, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, z. Flamur Noka, u është drejtuar me një kërkesë zyrtare ministrit të Drejtësisë, z. Ulsi Manja dhe të Brendshëm, z. Bledi Çuçi, për filllimin e hetimit për shkeljet e kryera nga kryetari Bashkisë së Vaut dejës, Mark Babani dhe administratori i Ndërkomunales Bushat, Agron Ceka.

Kerkesa vjen pas një denoncimi të bërë nga kjo foltore, nga Sekretari i Çështjeve Ligjore dhe Zgjedhore, z. Ivi Kaso, të dokumentuar gjerësisht, për një vjedhje në shumën e 685 milion lekëve.

Sipas dokumenteve, që disponojmë dhe ua kemi vënë në dispozocion medias dhe zotërinjve ministra, më 17 qershor 2022, koncesionari privat që administron landfillin e Bushatit, i është drejtuar Gjykatës së Shkodrës, me një kërkesë për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për 12 fatura të periudhës Gusht 2017–Gusht 2018, me vlerë detyrimi 500 milionë dhe kamata ligjore 185 milionë lekë.

Gjyqtari, pa verifikuar vërtetësinë e faturave dhe ekzistencën reale të detyrimeve, në shkelje flagrante të ligjit, më 13 shtator 2022, e pranoi kërkesën, duke njohur detyrimin e shoqërisë koncesionare në shumën 685 milionë lekë.

(Prova nr. 1 – Vendimi gjyqësor) Shkarko dokumentin

Pas zbardhjes së vendimit, shoqëria koncesionare ka vendosur në ekzekutim vendimin gjyqësor, nëpërmjet zyrës përmbarimore, duke njoftuar shoqërinë Ndërkomunale Bushat sh.a., një shoqëri 100% në pronësi të Bashkisë Vau Dejës, për detyrimin në shumën 685 milionë lekë. Veprimi i parë që administratori, Agron Ceka, duhet të kishte kryer është verifikimi i ekzistencës së detyrimit që pasqyrohej në vendimin gjyqësor.

Siç rezulton nga llogaritë bankare të Ndërkomunalja Bushat sh.a., të 12 faturat kanë qenë plotësisht të shlyera.

(Prova nr. 2 – Nxjerrjet e llogarisë bankare) Shkarko dokumentin

Në këto kushte, veprimi normal që duhet të kishte kryer administratori Ceka është t’i drejtohej gjykatës, duke kërkuar pavlefshmërinë absolute të urdhërit të ekzekutimit, pasi detyrimi 685 milionë lekë nuk ekzistonte. Por, më 21 mars 2023, administratori Ceka ka lidhur një marrëveshje me kryetarin e Bashkisë Vau Dejës, Mark Babani.

(Prova nr. 3 – Marrëveshja) Shkarko dokumentin

Nëpërmjet të cilës ky i fundit merr përsipër që të kalojë 100 milionë lekë për shlyerjen e borxheve ndaj shoqërisë koncesionare. Edhe kryetari i bashkisë ka vepruar në shkelje flagrante të ligjit, pasi neni 54, gërma “dh”, e ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, detyron kryetarin e bashkisë që për cdo ndryshim në buxhet të marrë miratimin e Këshillit Bashkiak

(Prova nr. 4 – Buxheti i bashkisë 2023) Shkarko dokumentin

Jo vetëm miratimin e këshillit bashkiak nuk e ka marrë, por pa kryer asnjë lloj verifikimi për ekzistencën e detyrimit, Mark Babani kalon 100 milionë lekë nga paratë e taksapaguesve të Vau Dejës, për një detyrim që nuk ekzistonte.

(Prova nr. 5 – Urdhëri) Shkarko dokumentin

E gjitha nuk është gjë tjetër, vecse një skemë e paligjshme me qëllim vjedhjen e 685 milionë lekëve të qytetarëve të Vaut Dejës.

Partia Demokratike u kërkon Ministrise së Drejtësisë dhe të Brendshme, në cilësinë e organeve të ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji, për hetimin e veprimtarive të paligjshme, me pasoja të rënda ekonomike për qytetarët, fillimin e mënjehershëm të hetimit të shkeljeve të kryera nga administratori i Ndërkomunales Bushat sh.a., shtetasi Agron Ceka dhe kryetari i Bashkisë Vau Dejës, shtetasi Mark Babani.

Shkarko dokumentin

Etiketa: kryetarVau i DejesVokshi

Lajme të lidhura

Vendimi 4 me 4 per Ballukun; Keshtu eshte kur politika prodhon ‘plehra’ e drejtësia bëhet…
Politikë

Vendimi 4 me 4 per Ballukun; Keshtu eshte kur politika prodhon ‘plehra’ e drejtësia bëhet…

18:04 - 07/02/26
Berisha në foltoren me demokratët e Kamzës: Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!
Politikë

Berisha në foltoren me demokratët e Kamzës: Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!

17:57 - 07/02/26
Klodiana Lala trondit me deklaraten pas pezullimit te Ballukut: SPAK tani mund te…
Aktualitet

Klodiana Lala trondit me deklaraten pas pezullimit te Ballukut: SPAK tani mund te…

17:21 - 07/02/26
Para
Zguro akuzon: Sako po përdor fondet publike për fushatë

Zguro akuzon: Sako po përdor fondet publike për fushatë

Discussion about this post

TË FUNDIT

I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan
Aktualitet

I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan

21:17 - 07/02/26

Një efektiv policie është vënë në pranga këtë të shtunë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur....

Lexo më shumë
Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

20:38 - 07/02/26
U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’

U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’

19:59 - 07/02/26
Zbuloi shifrën që ka marrë për të hyrë në “BBV”, Ledion Liço reagon ndaj Ilir Vrenozit

Zbuloi shifrën që ka marrë për të hyrë në “BBV”, Ledion Liço reagon ndaj Ilir Vrenozit

19:20 - 07/02/26
Vendimi 4 me 4 per Ballukun; Keshtu eshte kur politika prodhon ‘plehra’ e drejtësia bëhet…

Vendimi 4 me 4 per Ballukun; Keshtu eshte kur politika prodhon ‘plehra’ e drejtësia bëhet…

18:04 - 07/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com