GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e biznesmenit Nikulaj, “Daily Mail”: 3 britanikë, përfshirë dhe një nënë të re, rrezikojnë 31 vite burg në Shqipëri

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Si do veprohet pas arrestimit të vrasësit të Nikulajt në Marok?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre britanikë – përfshirë një nënë të re – rrezikojnë të kalojnë pjesën tjetër të jetës së tyre në burg në Shqipëri për rolin e tyre të dyshuar si pjesë e një skuadre të akuzuar për vrasje, raporton The Mail on Sunday.

Biznesmeni Ardian Nikulaj, 51 vjeç, u qëllua gjashtë herë nga një person i armatosur në prill, krim i regjistruar nga kamerat CCTV.

Detektivët shqiptarë pretendojnë se tre britanikë – përfshirë nënën e një vajze shtatëvjeçare – ishin të përfshirë si pjesë e planit për vrasjen e biznesmenit.

Shqiptaro-britaniku Edmond Haxhia, me qendër në Midlands, iu afrua Harriet Bridgeman, Steven Hunt dhe Thomas Mithan për ta ndihmuar atë të vrisnin biznesmenit Nikulaj, për shkak të një hakmarrjeje të vjetër, pretendojnë prokurorët.

Biznesmeni Ardian Nikulaj, i vrare ne lokalin e tij

Qeveria shqiptare kërkon të ekstradojë tre britanikët për t’u gjykuar për vrasje në Shqipëri.

Nëse shpallen fajtorë, ata përballen me një minimum prej 31 vitesh burg. Gjykata e Magjistraturës së Ëestminsterit dëgjoi se të afërmit e Haxhia dhe Nikulajt ishin përfshirër në një ‘gjakmarrje’ që nisi vite më parë në një pikë karburanti.

Më 25 qershor 1997, në qytetin e Lezhës, Gëzim Lekstakaj dhe Lorent Gjetja dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri Pëllumb Nikulaj, vëllain e Ardian Nikulajt. Më pas, në shtator të atij viti, Lekstakaj dhe Gjetja u qëlluan për vdekje në një sulm hakmarrjeje, të cilin Nikulaj thuhet se e kishte organizuar.

Në mars të vitit 1999, në një fshat të Shqipërisë, dy anëtarë të familjes Lekstakaj – Gjovalin dhe Pjeter – qëlluan me armë zjarri ndaj Nikoll Nikulajt, xhaxhait të Ardianit.

Nikolli ia ktheu zjarrin me pushkë gjuetie, duke vrarë Gjovalin dhe plagosur Pjetrin – i cili iku në Birmingham.

Në vitin 2007, Shqipëria tentoi të ekstradonte Pjeter Lekstakajn për tentativën e vrasjes së Nikoll Nikulajt, por dështoi.

Avokatët e Lekstakajt argumentuan se ai vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik dhe burgjet shqiptare nuk do të mund ta trajtonin gjendjen. Gjykatësi që dëgjoi çështjen ra dakord.

Harriet Bridgeman, shtetase britanike, e dyshuar si e perfshire ne vrasjen e biznesmenit ne Lezhe

Bridgeman, Hunt dhe Mithan thuhet se kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për të kryer vëzhgimin e Ardian Nikulajt në lokalin e tij, Coral, në Shëngjin.

Organizatori mësohet se është Haxhia. Një tjetër burrë, Ruben Saraiva, 27 vjeç, i lindur në Portugali, por banues në Mbretërinë e Bashkuar prej vitesh, është personi i armatosur që ka qëlluar, beson policia shqiptare.

Zoe Lash, përfaqësuese e qeverisë shqiptare, i tha gjykatës: ‘Më 19 prill në orën 13:23 në lokalin Coral në Shëngjin, Ardian Nikulaj u qëllua me gjashtë plumba dhe u vra. Pamjet e sigurisë nga lokali tregojnë se vrasja ka ndodhur”.

“Mund të shihni dikë që hyn në lokal me një helmetë motorrike dhe një jelek fluoreshent, qëllon gjashtë herë dhe largohet me një motoçikletë gri.

Ky ishte qartazi një sulm i paramenduar që kishte një shkallë të konsiderueshme planifikimi dhe synonte në mënyrë specifike viktimën e përshkruar si të përfshirë në një gjakmarrje në Shqipëri mes familjeve rivale”.

Zonja Lash shtoi: “Zoti Haxhia dyshohet të jetë organizatori i vrasjes. Edmond Haxhia është kushëri i një familjeje të quajtur Lekstakaj.

“Ne themi se ata janë në gjakmarrje me familjen e viktimës që nga viti 1997, kur dyshohet se vranë vëllain e viktimës.

Haxhia 37 vjeç, Hunt 49 vjeç, Bridgeman 27 vjeç dhe Mithan 35 vjeç, të gjithë mohojnë përfshirjen e tyre në ngjarjen që u finalizua me vrasjen e biznesmenit. Gjithashtu Haxhia mohon organizimin e goditjes dhe i armatosuri i dyshuar është i arrestuar në Marok.

Haxhia, Hunt dhe Mithan mbeten në paraburgim, por Bridgeman u lirua me kusht pasi babai i saj i ofroi gjykatës një garanci prej 20,000 £.

Seanca dëgjimore e ekstradimit do të mbahet në nëntor.

Etiketa: anglezetdetajeKryesore1NikulajVrasja

Lajme të lidhura

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto
Aktualitet

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Disa të plagosur nga aksidenti i tri makinave në superstradën Lezhë-Shkodër
Aktualitet

Disa të plagosur nga aksidenti i tri makinave në superstradën Lezhë-Shkodër

19:59 - 15/09/26
Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës
Aktualitet

Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës

17:11 - 15/09/26
Para
Albi Nako zbulon çfarë raporti ka sot me Klaudia Pepën

Albi Nako zbulon çfarë raporti ka sot me Klaudia Pepën

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26

Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun...

Lexo më shumë
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com