GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e dy vëllezërve Bilali në Shkodër/ Apeli dënon me 25 vite burgim Arsen Stojkun, mikun e Licëve

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e dy vëllezërve Bilali në Shkodër/ Apeli dënon me 25 vite burgim Arsen Stojkun, mikun e Licëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elton Qyno

Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur të dënojë me 25 vite burgim, Arsen Stojkun, njërin nga personat e arrestuar dhe akuzuar për “Vrasjen në rrethana cilësuese” në dëm të dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali.

Ngjarja e rëndë e ekzekutimit të dy vëllezërve, ka ndodhur në 30 Mars 2019 në qytetin e Shkodrës.

Gazetari Elton Qyno, raporten se vendimi për dënimin e Arsen Stojkut, është marrë në 16 Mars 2023 nga një treshe gjyqtarësh, të cilët kanë konstatuar se Arsen Stojku, ka pasur rol në vrasjen e babait dhe xhaxhait të Astmer Bilalit.

Një personazh ky i botës së krimit që tashmë është shpallur në kërkim nga policia dhe që njihet si kundërshtar i familjes Lici në Shkodër.

Arsen Stojku, është i afërm i familjes Lici. Fillimisht gjykata e Shkodrës e dënoi Stojkun me 6 vite heqje lirie për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit”.

Ndërsa prokuroria në pretencën e saj kishte kërkuar dënimin e tij me 35 vite burgim për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” në dëm të dy personave.

Duke mos qënë dakord me vendimin e gjykatës për dënimin e Arsen Stojkut me 6 vite burgim, prokuroria ka ushtruar ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Dhe në 16 Mars 2023, një treshe gjykuese vendosi ta dënojë Arsen Stojkun me 25 vjet heqje lirie. Arsen Stojku është personi i vetëm që ndodhet në burg për vrasjen e vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali.

Mësohet se një vit më parë, për akuzën e “Përkrahjes së autorëve të krimit”, gjykata e Shkodrës shpalli fajtor dhe dënoi me 4 vjet e 6 muaj burgim Myslim Ramën. Rama ka dalë nga burgu dhe tashmë është larguar nga Shqipëria.

Ndërsa për të njëjtën ngjarje gjykata e Shkodrës shpalli të pafajshëm mikun e Myslim Ramës, Denis Brahimin. Mes personave të dyshuar nga policia, lidhur me vrasjen e dy vëllezërve Bilali, ishte dhe Ibrahim Lici, por akuzat dhe dyshimet kundër tij nuk u provuan gjatë fazës së hetimit.

Etiketa: BilalivellezeritVrasja

Lajme të lidhura

Arrestohet punonjësi i Policisë në Kavajë, dyshohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion
Aktualitet

Arrestohet punonjësi i Policisë në Kavajë, dyshohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion

21:30 - 17/11/26
Plani për vrasjen e biznesmenit izraelit, zbardhet roli i shqiptarit Shpëtim Musliut
Aktualitet

Plani për vrasjen e biznesmenit izraelit, zbardhet roli i shqiptarit Shpëtim Musliut

21:13 - 17/11/26
Tre të arrestuarit në Spanjë për vrasjen e policit belg dyshohen edhe për atentatin ndaj shqiptarit në Bruksel
Aktualitet

Tre të arrestuarit në Spanjë për vrasjen e policit belg dyshohen edhe për atentatin ndaj shqiptarit në Bruksel

19:57 - 17/11/26
Para
I arrestuar për inceneratorët, Dervishaj kërkon lirinë

Inceneratori i Fierit, bien akuzat për ish zv.presidentin e FSHF

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet punonjësi i Policisë në Kavajë, dyshohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion
Aktualitet

Arrestohet punonjësi i Policisë në Kavajë, dyshohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion

21:30 - 17/11/26

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj një punonjësi të Policisë së Kavajës....

Lexo më shumë
Plani për vrasjen e biznesmenit izraelit, zbardhet roli i shqiptarit Shpëtim Musliut

Plani për vrasjen e biznesmenit izraelit, zbardhet roli i shqiptarit Shpëtim Musliut

21:13 - 17/11/26
Dhuna e Policisë/ Një vajze i bie të fikët, shoqërohet me forcë një i moshuar, dallohen shenja dhune në fytyrë

Dhuna e Policisë/ Një vajze i bie të fikët, shoqërohet me forcë një i moshuar, dallohen shenja dhune në fytyrë

20:57 - 17/11/26
Qytetarët hedhin bojë të kuqe dhe rrethojnë furgonin e policisë

Qytetarët hedhin bojë të kuqe dhe rrethojnë furgonin e policisë

20:48 - 17/11/26
Biznesi 5 MLD Lekë në vit i Viola Haxhiademit të KESH, që fshihet pas dy “Tigrave”, provat për…

Biznesi 5 MLD Lekë në vit i Viola Haxhiademit të KESH, që fshihet pas dy “Tigrave”, provat për…

20:36 - 17/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com