GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vuçiç: Propozimi franko-gjerman, i vështirë për Serbinë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Vuçiç: Propozimi franko-gjerman, i vështirë për Serbinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, tha se Serbia nuk i refuzon bisedimet me Kosovën, por se ajo që ka parë nga propozimi franko-gjerman, është “shumë e vështirë për Serbinë”.

“Nëse do të duhej të merrja vendim në këtë moment… ata nuk na dhanë shans. Shpresoj që në dokumentin e ardhshëm, të paktën të na japin një shans”, tha Vuçiq për televizionin serb, TV Prva.

Ai nuk sqaroi se çfarë dokumenti pritet.

Rreth një muaj më parë, në opinion u shfaq informacioni se Franca dhe Gjermania u kanë ofruar udhëheqësve në Prishtinë dhe Beograd një propozim se si t’i zgjidhin mosmarrëveshjet mes dy vendeve.

Megjithatë, propozimi nuk u bë publik dhe nuk dihet se çfarë përmban saktësisht. Ambasadat e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë nuk e konfirmuan ekzistencën e ndonjë dokumenti të tillë.

“Kur më erdhën për herë të parë përfaqësuesit e [kancelarit gjerman Olaf] Scholz dhe [presidentit francez Emmanuel] Macron, nuk pranova ta marr letrën, sikur ta dija… sepse supozova se do ta publikonin shqiptarët. Më thanë se letra ishte sekret. Të gjithë e kanë të qartë se kush e shkeli marrëveshjen”, tha Vuçiq.

Presidenti i Serbisë tha se shpreson se versioni që do të marrë nga përfaqësuesit e vendeve të Quint-it – Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia – të jetë ndryshe nga ai i publikuar në mediat shqiptare, por nuk specifikoi më shumë.

Në mediat në Kosovë qarkulluan disa shkrime, sipas të cilave, propozimi franko-gjerman nuk parasheh njohjen e Kosovës nga Serbia, por parasheh njohjen e Kosovës nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë bërë këtë – Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia.

Vuçiq tha më 8 tetor se Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë hyrjen e Kosovës në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë në Bashkimin Evropian.

Vuçiq tha se kjo është e papranueshme për Serbinë, por shtoi se “është e papërgjegjshme dhe joserioze që propozimi franko-gjerman të hidhet nga dritarja”.

Duke folur të enjetn për TV Prva, ai përsëriti se “ka detaje të ndryshme që përmenden në oferta”.

“…na ofrojnë qasje të hapur në BE, por të mos kundërshtojmë anëtarësimin e Kosovës në OKB”, tha, mes tjerash, ai.

Duke komentuar deklaratën e të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se arritja e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për rrugën përpara është çështje javësh e jo vitesh, Vuçiq tha se këtë e ka dëgjuar në shumë biseda, por se nuk mendon se është reale, sepse, sipas tij, Prishtina duhet ta përmbushë atë që është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit: ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Për këtë asociacion, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në fund të vitit 2015, ka konstatuar se disa konkluzione në të, janë në kundërshtim me ligjet e Kosovës, por se ato mund të harmonizohen përmes një statuti.

Udhëheqësit e tanishëm në Kosovë insistojnë se asociacioni me kompetenca ekzekutive do të ishte i dëmshëm për vendin.

Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e SHBA-së, janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por zbatimi i shumicës ka ngecur.

Në Kosovë thonë se marrëveshja përfundimtare me Serbinë do të duhet të përfshijë njohjen reciproke, por në Serbi, tash për tash, e kundërshtojnë një gjë të tillë./REL

Etiketa: KosoveSerbiVucic

Lajme të lidhura

Ndërron jetë ish-deputetja Flora Brovina, nesër do të dëshmonte për Masakrën e Dubravës
Kosovë & Rajon

Ndërron jetë ish-deputetja Flora Brovina, nesër do të dëshmonte për Masakrën e Dubravës

12:25 - 15/09/26
Pas protestave masive në Serbi/ Vuçiç njofton: Do të jap dorëheqjen më 27 shtator
Breaking Views

Pas protestave masive në Serbi/ Vuçiç njofton: Do të jap dorëheqjen më 27 shtator

21:03 - 14/09/26
Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president: Nuk mora mbështetjen e nevojshme
Breaking Views

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president: Nuk mora mbështetjen e nevojshme

19:52 - 14/09/26
Para
Motoçikleta pa targa del nga rruga në Korçë -Kapshticë, plagoset 28-vjeçari

Makina përplas motorin në Lezhë, plagoset drejtuesi (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës
Aktualitet

Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës

17:11 - 15/09/26

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, ku kanë mbetur të plagosur 5 persona. Të plagosurit kanë marrë...

Lexo më shumë
Zjarr në Gjirokastër, flakët rrezikojnë banesat dhe një fabrikë uji

Zjarr në Gjirokastër, flakët rrezikojnë banesat dhe një fabrikë uji

16:31 - 15/09/26
Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon Kryeministri Rama: Përsëri Tirana pa kokë

Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon Kryeministri Rama: Përsëri Tirana pa kokë

15:42 - 15/09/26
Seferi nuk ndalet! Dopietë dhe notë fantastike, sulmuesi kuqezi në formacionin e javës në Turqi

Seferi nuk ndalet! Dopietë dhe notë fantastike, sulmuesi kuqezi në formacionin e javës në Turqi

15:35 - 15/09/26
Ndahet nga jeta Prof. Dine Abazi, ish-presidenti i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë

Ndahet nga jeta Prof. Dine Abazi, ish-presidenti i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë

15:25 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com