GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Xhetani: Veliaj, mos e përdorni emrin e studentëve për propagandë

15:01 - 04/03/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Xhetani: Veliaj, mos e përdorni emrin e studentëve për propagandë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Forumi Rinor i PD i ka bërë thirrje kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të mos spekulojë më në këtë fushatë elektorale me studentët, sepse ai nuk i ka mbështetur ata në asnjë drejtim. Karta e Studentit që ai propagandon me forcë nuk sjell asnjë përfitim për ta.

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të FRDP, Desada Xhetani, bëri një deklaratë sot në emër të Forumit së bashku me thirrjen drejtuar Veliajt.

Deklarata

Në vazhdën e propagandës po lakohet kaq shumë në këtë periudhë fushate, Karta e Studentit, – tha Xhetani – Po Karta e Studentit nuk ka 2000 shërbime, as 200 e as 20 shërbime me çmime të reduktuara për studentët.

– Veliaj shprehet se karta e studentit mbulon regjistrimin në bibliotekë dhe shfrytëzimin e hapësirave të saj për lexim falas.

I kujtojmë z. Veliaj se shfrytëzimi i sallave në biblioteka ka qenë dhe është falas e për këtë nuk nevojitet karta. Problemi me Bibliotekën Kombëtare mbetet prej vitesh djegia dhe përmbytja e fondeve të saj, asgjësimi i librave e botimeve që përbëjnë  trashëgiminë tonë identitare, për të cilat ende nuk ka një inventar. Prej vitesh Biblioteka Kombëtare nuk ofron shërbim për huazime librash për studentet, prej vitesh bibliotekat e qytetit lënë shumë për të dëshiruar, sepse kanë fonde që nuk u shërbejnë të rinjve.

-Z. Veliaj, studentët që jetojnë në konvikt nuk kanë asnjë përfitim nga Karta, ata paguajnë të njëjtën tarifë si vjet, dhe nuk ka asnjë ulje siç keni deklaruar. Ju kërkojmë të jepni realisht kushtet në të cilat jetojnë studentët në konvikte. Ju e dini mirë që jetojnë disa persona në një dhomë, e dini mirë që studentët ngrohen me rezistenca e mjete të tjera të rrezikshme të marra nga shtepia, që kryejnë shërbimet higjenike në një ambient të vetëm për të gjithë katin me 15- 20 dhoma.

Pasqyrojani qytetarëve këtë realitet, e mos u fshihni te shërbimet inekzistente të Kartës së Studentit.

-Asnjë ulje nuk ofrohet për student në mensa e kancelari; deklaratat e Veliajt për reduktim të çmimeve në mensa e kancelari janë absolutisht të pavërteta.

Cili është ai student që ka marrë shërbime të tilla?

Madje, gjate këtyre 3 viteve të rritjeve të çmimeve të çdo shërbimi, ata po përballojnë me vështirësi ekstreme ushqimet e përditshme, si dhe akomodimin.

-Abonetë e studentit mbeten i vetmi shërbim mbështetës për studentët, që, për të thënë të vërtetën, kanë qenë ndër breza kështu e nuk i ofruat ju. Dhe këtu përsëri ka një problem: karta e studentit duhet të përfshijë abonenë- siç veprohet në vendet fqinje e në Europë – ndaj s’kemi nevojë të marrim edhe abonenë, meqe kemi kartën.

– Me qesharakja, dhe njëkohësisht më e dhimbshmja, e gjithë kësaj është se Veliaj nuk gënjen vetëm në një rast. Kur thotë se ofrohen çmime të reduktuara, deri në 30 % ulje, në disa dyqane luksi te të cilat studenti normal nuk mundet as të hyjë, e jo më të blejë. Veliaj merr përsipër të bëjë edhe marketingun për dyqanet e luksit, të cilat ofrojnë për këdo 30% ulje çmimi.

– Edhe kinematë, apo shërbimet e telefonisë celulare ofrojnë çmime të reduktuara në përputhje me politikat e tyre, pra i ofrojnë si biznese, e jo posaçërisht për studentet.

-Z. Veliaj ju, administrata juaj dhe qeveria juaj nuk i keni mbështetur me asgjë studentët! Me asgjë edhe gjatë këtyre viteve të krizës ekonomike, ndërkohë që shokët e tyre në Kosovë, në vende të rajonit e në Europë janë trajtuar me ndihma financiare.

Studentët sot janë në kushte mjerane. Sot, një pjesë e konsiderueshme e studentëve ende nuk ka marrë bursat e tetorit dhe nëntorit, ndërkohë që asnjë prej tyre nuk ka marrë bursën e janarit ose të shkurtit.

Z Veliaj, ju nuk i keni mbështetur dhe nuk keni në plan të mbështesni studentët, dhe ju e dini mirë këtë, por të paktën, ndalni propagandën në kurrizin tonë, mos na fyeni as inteligjencën dhe as modestinë ekonomike dhe mos e përdorni më emrin tonë për përfitime elektorale.

 

Etiketa: propagandeStudenteVeliaj

Lajme të lidhura

Qeveria e re britanike merr vendimin: Të burgosurit që kanë kryer 40% të dënimit do të lirohen! Kush përfiton
Aktualitet

Paradoksi, të burgosurit votojnë për ministrin e Brendshëm dhe ata që i dënojnë

12:16 - 15/05/25
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ cakton ndarjen e anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ për partitë politike!
Aktualitet

Celibashi apel numëruesve: Mbyllni procesin e numërimit brenda afatit ligjor

11:55 - 15/05/25
Kandidatët e PD në Korçë akuzojnë njëri-tjetrin: Nuk çirrej për partinë, por për…
Aktualitet

Kandidatët e PD në Korçë akuzojnë njëri-tjetrin: Nuk çirrej për partinë, por për…

10:58 - 15/05/25
Para
Autoritetet italiane nisin hetim për tragjedinë e emigrantëve

Autoritetet italiane nisin hetim për tragjedinë e emigrantëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rritet numri i mjeteve rrugore/ Kryeson “Volkswagen”, “Benz-i” i dyti
Uncategorized

Rritet numri i mjeteve rrugore/ Kryeson “Volkswagen”, “Benz-i” i dyti

12:21 - 15/05/25

Në tremujorin e parë të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore në qarkullim në territorin e Shqipërisë arriti në 976916,...

Lexo më shumë
Qeveria e re britanike merr vendimin: Të burgosurit që kanë kryer 40% të dënimit do të lirohen! Kush përfiton

Paradoksi, të burgosurit votojnë për ministrin e Brendshëm dhe ata që i dënojnë

12:16 - 15/05/25
Vllaznia zyrtarizon trajnerin e ri

Vllaznia zyrtarizon trajnerin e ri

12:09 - 15/05/25
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ cakton ndarjen e anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ për partitë politike!

Celibashi apel numëruesve: Mbyllni procesin e numërimit brenda afatit ligjor

11:55 - 15/05/25
EURO U17 “Shqipëri 2025”, FSHF dhe UEFA firmosin Deklaratën e të Drejtave të Njeriut për një futboll gjithëpërfshirës

EURO U17 “Shqipëri 2025”, FSHF dhe UEFA firmosin Deklaratën e të Drejtave të Njeriut për një futboll gjithëpërfshirës

11:52 - 15/05/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com