GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zgjedhjet në PD/ Mbështetësit e Bashës kundër procesit: Thellon përçarjen

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet në PD/ Mbështetësit e Bashës kundër procesit: Thellon përçarjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Procesi i zgjedhjeve të kryetarëve të degëve në Partinë Demokratike vijon të kontestohet nga ata që konsiderohen si mbështetës të grupimit të Lulzim Bashës.

Kryetari në detyrë i degës numër 8 në Tiranë, Pëllumb Seferi, përmes një deklarate shprehet se zgjedhjet që po zhvillohen thellojnë edhe më tej përçarjen mes demokratëve, ndërsa e konsideron të paligjshëm procesin.

“PD dega 8 e kundërshton këtë proces votimi që po zhvillohet ditën e sotme në degën tonë, është i paligjshëm, i njëanshëm që e bën ndarjen e PD edhe më të rëndë, ndaj kryesia e PD-së, dega 8 është mbledhur dhe miratoi një deklaratë që kundërshton këtë proces, duke e konsideruar si një veprim jo i rrezikshëm por e çon Partinë Demokratike në përçarje të thellë.”

Nga ana tjetër, Pëllumb Seferi shprehet se dega 8 nuk është dakord dhe sipas tij këto zgjedhje bëhen për interesat e zgjedhjeve.

“Dega 8 e ka bërë të qartë që nuk është dakord, nuk ka qenë në krye të herës. Këto zgjedhje bëhen për interesat e disa njerëzve që e duan PD-në për atë që iu intereson. Nuk është normale, ka sekretar, ka kryesi që duhet të bisedosh para se të zhvillosh një takim, është e qartë fare, ne nuk pajtohemi dot me paligjshmërinë, po të mos kisha mbështetjen e anëtarësisë nuk mund të shprehesha kështu.”

Së fundmi, ai është shprehur se është i gatshëm për të biseduar me këdo.

“Zyra është hapur për të biseduar me këdo, të marrin në telefon dhe thonë hajde flasim te kafja se do të japim një postë. U kanë bërë presione, ka paligjshmëri. Që në nisje je në shkelje. Kanë marrë në mënyrë klandestine listat e anëtarësisë. Përdorin lista të marra në mënyrë ilegale.”

Reagimi vjen në një kohë kur në degën 8 anëtarësia po voton lidhur me kryetarin e ri të degës, ndërsa deri më tani janë zgjedhur të paktën 28 kryetarë degësh të PD-së.

 

Etiketa: DEGA NUMER 8Partia Demokratikepellumb seferiZgjedhje

Lajme të lidhura

21 ditë protestë kundër Ramës, studentët do të organizohen përsëri në orën 12:00: Pa dorëheqje nuk ndalojmë
Aktualitet

Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete

08:30 - 06/11/26
Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore
Aktualitet

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

08:03 - 06/11/26
Përplasje fizike në emision, tensione mes Flamur Nokës dhe gazetarit: Mos më ngri dorën mua se…
Aktualitet

Përplasje fizike në emision, tensione mes Flamur Nokës dhe gazetarit: Mos më ngri dorën mua se…

07:52 - 06/11/26
Para
GJKKO kalon për rekurs në Gjykatën e Lartë çështjen “Llalla”

Llalla ngelet në Itali/ Asnjë vendim për ekstradim, ja kur do të vuloset fati për ish-kryeprokurorin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fier/ Gjendet një person i pajetë pranë spitalit “Memorial”
Aktualitet

Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, 4 persona në pranga dhe një në kërkim

09:06 - 06/11/26

Një grup kriminal që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në afërsi të institucioneve arsimore në qarkun e Fierit është goditur...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:55 - 06/11/26
Gjendet një person i pajetë në Shkozet të Durrësit, përballë Gjykatës së Apelit

Gjendet një person i pajetë në Shkozet të Durrësit, përballë Gjykatës së Apelit

08:34 - 06/11/26
21 ditë protestë kundër Ramës, studentët do të organizohen përsëri në orën 12:00: Pa dorëheqje nuk ndalojmë

Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete

08:30 - 06/11/26
Sekuestrohen  10 tonë kokainë, banda shqiptare kishte shënuar në pakot e drogës adresat e destinacionit

Sekuestrohen 10 tonë kokainë, banda shqiptare kishte shënuar në pakot e drogës adresat e destinacionit

08:23 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com