GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zhvendosja e Kadastrës në Tiranë/ Presion ndaj punonjësve të Vlorës, nëndrejtori pezullohet nga puna

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 1 min
A A
Zhvendosja e Kadastrës në Tiranë/ Presion ndaj punonjësve të Vlorës, nëndrejtori pezullohet nga puna
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zv.drejtori i ASHK (Agjensia Shtetërore e Kadastrës) Vlorë, Sokol Shehaj është pezulluar nga puna ditën e sotme. Shkak për këtë është bërë mbështetja që ai u ka dhënë punonjësve të Kadastrës, të cilët kanë firmosur peticion që të mos zhvendosen në Tiranë.

Po ashtu bëhet me dije se ndaj 55 punonjësve të Hipotekës Vlorë po ushtrohet presion për përgatitjen e materialeve e drejt Tiranës. Punonjësit shprehen se kjo situatë ka krijuar pasiguri dhe tension, duke rrezikuar vazhdimësinë e punës së tyre në qytet.

Në shenjë reagimi, punonjësit kanë kërkuar ndërhyrje dhe mbështetje nga përfaqësuesit e zgjedhur, ndërsa kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht punën, deri në sqarimin e situatës dhe marrjen e një zgjidhjeje të drejtë.

Ditën e djeshme punonjësit e Kadastrës së Vlorës, kanë nisur protesta brenda ambienteve të këtij institucioni. 55 punonjës të Kadastrës kanë firmosur një peticion kërkesë për rishikimin e menjëhershëm të vendimit dhe kanë shprehur kundërshtinë e tyre ndaj kësaj mase.

Vendimi për zhvendosjen Kadastrës së Vlorës së Vlorës mban datën 23 janar nga drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli. Gjithashtu thuhet se procesi i transferimit duhet të përfundojë brenda këtij muaji. Aktualisht, në Vlorë ndodhen ende rreth 55 punonjës, të cilët do të duhet të zhvendosen në kryeqytet, përndryshe do të humbin vendin e punës. Vendimi i fundit i nxjerrë ka përcaktuar që zyra e Kadastrës së Vlorës do të transferohet përfundimisht pranë rrugës “Jordan Misja” në Tiranë.

Etiketa: kadasterpezullimVlore

Lajme të lidhura

Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë
Aktualitet

Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë

10:26 - 29/11/26
Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë
Aktualitet

Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

10:03 - 29/11/26
Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”
Aktualitet

Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”

09:39 - 29/11/26
Para
Bardhi: Kuvendi është kthyer në mburojë e Ballukut, por qytetarët do ta thonë fjalën e fundit

Bardhi: Kuvendi është kthyer në mburojë e Ballukut, por qytetarët do ta thonë fjalën e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë
Aktualitet

Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë

10:26 - 29/11/26

Një 29-vjeçare është arrestuar në Tiranë, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se siguronin dhe...

Lexo më shumë
Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

10:03 - 29/11/26
Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”

Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”

09:39 - 29/11/26
Protesta kundër qeverisë/ Policia: 12 protestues në pranga, 19 të tjerë nën hetim

Protesta kundër qeverisë/ Policia: 12 protestues në pranga, 19 të tjerë nën hetim

09:06 - 29/11/26
Shpërthim me tritol në oborrin e një banese në Ksamil, detajet e para

Shpërthim me tritol në oborrin e një banese në Ksamil, detajet e para

08:49 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com