GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zjarr në kampin më të madh të refugjatëve në botë

19:45 - 06/03/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zjarr në kampin më të madh të refugjatëve në botë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk ka paqe për Rohingya, pasi një zjarr i përmasave të mëdha shkatërroi një kamp refugjatësh, më i madhi në botë, ku qëndrojnë mijëra njerëz të grupit etnik mysliman në Bangladeshin jugor, duke lënë të paktën 12 mijë persona pa çati mbi kokë.

Fatmirësisht si pasojë e zjarrit, nuk raportohet për viktima. Incidenti shpërtheu në kampin Balukhali, në distriktin Cox’s Bazar gjatë së dielës, ku të paktën 2000 strehimore të improvizuara morën flakë dhe flakët u ndezën nga qindra bombola gazi të mbajtura në struktura të pasigurta, të ndërtuara me bambu dhe pëlhura gome.

Si pasojë e zjarrit u shkatërruan edhe objektet e kultit, qendrat arsimore dhe bizneset e vogla.

Një përfaqësues i Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe shpjegoi për mediat se dëme janë raportuar edhe në infrastrukturën e ujit dhe shërbimet e tjera bazë.

Zjarri ndodhi në një kohë kur shkurtimet e ndihmave humanitare po ndërlikojnë më tej jetën e komunitetit që kanë ikur nga persekutimi në Mianmarin fqinj.

Flakët u përhapën për rreth tre orë në Kampin 11, i cili drejtohet nga IOM, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin dhe që thuhet se është kampi më i madh i refugjatëve në botë.

Policia po heton për të zbuluar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, teksa një person është arrestuar si i dyshuar.

Ky nuk është episodi i parë i kësaj natyre, pasi midis janarit 2021 dhe dhjetorit 2022, u konstatuan 222 zjarre në kampet Rohingya, dhjetëra prej të cilave ishin zjarrvënie të qëllimshme.

Ndër rastet më të rënda është ai i marsit 2021, me 15 të vdekur dhe 50 mijë të zhvendosur.

Rohingya janë një grup etnik i fesë islame që janë vendosur që nga shekulli i shtatë në Rakhine, një shtet birman që kufizohet në veri me Bangladeshin.

Ata konsiderohen ndër popujt më të përndjekur në histori. Mianmari i refuzon, duke i privuar nga të drejtat themelore si trajtimi në spitale, ndjekja e shkollave dhe posedimi i tokës.

Në vitin 2017, ushtria birmaneze kreu një masakër të vërtetë, duke detyruar rreth një milion Rohingya të iknin në Bangladesh. Shumë prej tyre kanë gjetur strehë në zonën e Cox’s Bazar, ku jetojnë ende në kushte të pasigurta.

Etiketa: kamp refugjateshZjarr

Lajme të lidhura

Starmer në Tiranë, qeveria britanike: Priten masa të reja kundër emigracionit të paligjshëm
Botë

Britania kundër bllokadës amerikane të porteve iraniane: Ngushtica të jetë plotësisht funksionale

15:33 - 13/04/26
Gjermania njofton ulje të taksës së karburantit: Do të përmirësojë situatën për shoferët dhe bizneset
Botë

Gjermania njofton ulje të taksës së karburantit: Do të përmirësojë situatën për shoferët dhe bizneset

15:20 - 13/04/26
Ministri i Jashtëm belg zhvillon tur në Ballkanin Perëndimor për integrimin, Shqipëria jashtë agjendës
Aktualitet

Ministri i Jashtëm belg zhvillon tur në Ballkanin Perëndimor për integrimin, Shqipëria jashtë agjendës

11:54 - 13/04/26
Para
Trajneri i Shqipërisë i pranishëm në Tirana-Partizani

Trajneri i Shqipërisë i pranishëm në Tirana-Partizani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Leksion futbolli nga Elbasani, Partizani dorëzohet përballë 10 lojtarëve
Breaking Views

Leksion futbolli nga Elbasani, Partizani dorëzohet përballë 10 lojtarëve

21:49 - 13/04/26

Java e 31 e Kategorisë Superiore u mbyll me fitoren e Elbasanit në sfidën me Partizanin me rezultatin 3-0, një...

Lexo më shumë
Operacion i Prokurorisë në Tiranë, goditen 3 Call Center-a, disa të arrestuar

Operacion i Prokurorisë në Tiranë, goditen 3 Call Center-a, disa të arrestuar

21:14 - 13/04/26
Pengmarrje për paratë e Call Center-it, zbardhen lidhjet e Florian Sulës me grupin e Amand Josifit

Pengmarrje për paratë e Call Center-it, zbardhen lidhjet e Florian Sulës me grupin e Amand Josifit

20:59 - 13/04/26
U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

20:48 - 13/04/26
Bylis dhe Dinamo barazim mes tyre me gola dhe kartona të kuq

Bylis dhe Dinamo barazim mes tyre me gola dhe kartona të kuq

19:12 - 13/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com