GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zjarri në Komisariatin e Kamzës/ Ekspertët: Dyshohet për një plan arratisje nga Mici dhe Idrizi

09:27 - 27/03/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zjarri në Komisariatin e Kamzës/ Ekspertët: Dyshohet për një plan arratisje nga Mici dhe Idrizi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Po shkon drejt zbardhjes ngjarja që ndodhi mbrëmë në Kamëz, ku komisariati u përfshi nga flakët dhe si pasojë humbi jetën një i ri në paraburgim. Grupi i hetuesve nga hetimet paraprake ka dalë në konkluzionin se zjarri i mbrëmjes së djeshme në komisariatin nr 5 në Kamëz ka qenë i qëllimshëm. Sipas informacioneve hetuesit kanë dalë në konkluzionin se burimi i zjarrit është në katin minus, të komisariatit nr.5, aty ku ndodhen edhe dhomat e paraburgimit të të shoqëruarve, pikërisht në dhomën e viktimës, Arben Micit, dhe 61-vjeçarit, Dilaver Idrizi. Dyhsohet se dy të arrestuarit kishin bërë plan për t’u arratisur nga komisariati numër 5 në Kamëz. Dy të ndaluarit i kanë vënë flakën me çakmak rrobave për të krijuar kaos e në këtë mënyrë mund të arratiseshin. Plani është krijuar mes Micit dhe Idrizit mirëpo nuk rezultoi ashtu siç ata mendonin

Ndërkohë që nuk ka një version zyrtar se kush nga dy të ndaluarit ka ndezur zjarrin, viktima apo autori. Të dy këta persona njiheshin si problematikë në zonë. Mici ishte arrestuar disa herë për akuzën e dhunës në familje, pasi e dhunonte sistematikisht nënën e tij. Ndërsa Dilaver Idrizi akuzohet për vrasje. Ai dyshohet se pasi e ka dhunuar bashkëjetuesen e tij e ka shtyrë nga ballkoni i katit të tretë dhe duke e paraqitur ngjarjen si aksidentale. Por më pas në bazë të hetimeve prokuroria doli në përfundim se 62-vjeçari kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses dhe e ka hedhur nga ballkoni.

Ndërkohë përveç grupit të ekspertëve të kriminalistikës dhe grupit të ekspertëve te zjarrfikësve vijojnë punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë, hetimet kanë nisur edhe nga AMT.  Burime bëjnë me dije janë marrë në pyetje disa policë të komisariatit nr 5, për procedurat dhe standardet që janë ndjekur ndaj dy të ndaluarve, dhe nëse është mbajtur apo jo një protokoll i rregullt nga ana e tyre.

Pistat ku janë përqendruar hetimet janë shtrirë në disa drejtime, ku përveç vënies së zjarrit për vetëflijim, një tjetër pistë kryesore është edhe ajo e tentativës së arratisjes nga dy të ndaluarit pasi ditën e djeshme ata u lanë ne burg nga gjykata për veprat që ishin ndaluar. Ndërkohë për hetuesit dëshmia e efektivit Hajredin Boja do jetë kyçe për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.  Hetuesve u erdhi  në ndihmë vajza e viktimës e cila ka dëshmuar se Idrizi e dhunonte shpesh mamanë e saj. Çifti kishin konflikte të vazhdueshme pasi 62-vjeçari ishte xheloz

Etiketa: arratisjedetajedyshimeKamëzPlagosjeZJARR NE KOMISARIATzjarri

Lajme të lidhura

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Para
Një i vdekur nga zjarri në Kamëz/ Avokati i Popullit: Fajtorë, institucionet përgjegjëse

Zjarri në Kamëz/ Arrestohen 2 inspektorët, procedohen 3 të tjerë (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera
Breaking Views

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26

Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar...

Lexo më shumë
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com