GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zgjedhjet në Turqi: A do ta mbështesin kurdët Kiliçdaroglun?

08:28 - 16/03/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet në Turqi: A do ta mbështesin kurdët Kiliçdaroglun?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në zgjedhjet presidenciale të majit votat e kurdëve janë vendimtare. Shumë janë kundër Presidentit Rexhep Tajip Erdogan. Po a do ta mbështesin kurdët kandidatin e opozitës Kemal Kiliçdaroglu?

Rreth 15 deri në 20 për qind e elektoratit në Turqi janë me origjinë kurde. Kjo i bën votat e kurdëve absolutisht të nevojshme për një fitore zgjedhore. Dhe edhe pse partia e tretë më e madhe në Turqi, Partia Demokratike e Popujve (HDP), e cila është pro-kurde, nuk është pjesë e koalicionit elektoral të opozitës prej gjashtë partish, ka sinjale se edhe kjo parti do të mbështesë Kemal Kiliçdaroglun.

Qëndrimi i votuesve kurdë karakterizohet nga pragmatizmi dhe shumë kurdë duan ta heqin qafe qeverinë e Erdoganit, e cila i ka shtypur gjithnjë e më shumë prej vitesh. Kjo është edhe pika që i bashkon me koalicionin zgjedhor të opozitës, qëllimi i përbashkët i gjashtë partive përbërëse të tij është të parandalohet rizgjedhja e Erdoganit.

Kiliçdaroglu, i besueshëm për kurdët

Instituti për anketime Rawest është specializuar për situatën politike në zonat kurde. Në një intervistë për DW, drejtori i këtij instituti, Roj Girasun, theksoi se shumë kurdë tani e shohin Kemal Kilicdaroglun me simpati: “Votuesit kurdë mund të votojnë për Kiliçdaroglun, sepse i tërheq politika e tij. Mund të themi se Kilicdaroglu është një person që kurdët do ta votonin me kënaqësi”.

Në sytë e shumë kurdëve, Kiliçdaroglu është më i besueshëm se partia e tij, CHP, thekson Girasun. “Nëse ky besim kombinohet me elementët e tjerë të koalicionit prej  gjashtë partive dhe me mbështetjen e HDP-së, Kiliçdaroglu do të marrë mbështetje masive nga votuesit kurdë”.

Votim i dyfishtë

Më 14 maj votuesit në Turqi do të kenë në duar dy fleta votimi: njërën për të zgjedhur presidentin dhe një tjetër për parlamentin. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2018, HDP fitoi në Dijarbakir rreth 65.5 për qind të të gjitha votave.

Ekspertët vlerësojnë se shumica e votuesve kurdë do t’ia japë sërish votën e tyre të parë HDP-së. Kurse në fletën e votimit për presidentin e ardhshëm, shumica do ta vendosë kryqin tek emri i Kilicdaroglut.

 

 

Etiketa: kilicdaroglukurdeZgjedhje

Lajme të lidhura

Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane
Botë

Arrihet marrëveshja për armëpushim SHBA-Iran, bie ndjeshëm edhe çmimi i naftës

07:48 - 08/04/26
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte
Botë

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi
Botë

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Para
FOTO/ Bora ‘nuk na ndahet’, bie dhe në pranverë

FOTO/ Bora ‘nuk na ndahet’, bie dhe në pranverë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 8 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 08/04/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane

Arrihet marrëveshja për armëpushim SHBA-Iran, bie ndjeshëm edhe çmimi i naftës

07:48 - 08/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Prill 2026

07:39 - 08/04/26
Parashikimi i motit, 3 Nëntor 2024

Parashikimi i motit për sot, 8 Prill 2026

07:37 - 08/04/26
Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com