GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Shorti, opinioni sportiv italian në delir

në Opinion, Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Shorti, opinioni sportiv italian në delir
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat dhe gazetat e ndryshme italiane kanë komentuar verdiktin e shortit të UEFA Champions League të hedhur në orën 12:00 të ditës së premte, 17 mars, në Nion të Zvicrës.

Në “Bel Paese” i gëzohen faktit që do të kenë një skuadër në gjysmëfinale (duke parë që një nga çerekfinalet është Milan-Napoli) por gjithashtu janë të lumtur për faktin se të tre ekipet italiane janë në anën “e lehtë” të tabelës.

Një nga gazetat sportive më në zë, “La Gazzetta dello Sport”, ka shpjeguar me detaje, arsyet pse ky short ishte gjëja me e mirë që mund t’i ndodhte futbollit italian.

 

Artikulli nga “La Gazzetta dello Sport”

“Është vërtet një sezon i veçantë për futbollin italian dhe jo vetëm sepse nuk kemi çuar tre skuadra italiane në çerekfinale të Ligës së Kampionëve që nga viti 2006, por edhe sepse paralelisht me këtë rezultat të bukur, edhe shorti na dhuroi buzëqeshje.

Natyrisht, në këto nivele asgjë nuk merret si e mirëqenë, por kur nxirren emrat nga goglat duhet të shpresosh akoma që të shkojë sa më mirë. Dhe kështu shkoi. Para së gjithash për Interin që peshkoi një kundërshtar të përballueshëm.

Nuk duhet nënvlerësuar Benfica, e cila pas Napolit, është përralla më e bukur e këtij Championsi, por duhet  të themi se është gjë e mirë që është shmangur Real Madridi, Manchester City dhe Bayerni. Për Interin duhet të cilësohet lajm i mirë fakti që Benficës i mungon Otamendi, kapiteni dhe lojtari më i mirë.

Lajmi tjetër, ose ndoshta, kryesori, është se Champions League do të na rezervojë edhe një ndeshje direkte, një derbi, mes italianëve. Do t’i mbetet “taksiratë” Napolit dhe Milanit të kryqëzojnë rrugët, në një përballje të veçantë.

Sepse Spalletti mund të ishte trajneri i Milanit – dhe kontakti daton që kur klubi kuqezi vendosi të ndahej me Giampaolon – por ai tha jo dhe në atë moment që mbërriti Pioli, i aftë për të ndërtuar një ëndërr të quajtur Scudetto, ashtu si Spalletti po bën të njëjtën gjë në Kampania.

Një kryqëzim i pabesueshëm, brenda një jave me shtojcën e ndeshjes së kampionatit, me përballje paralele mes Theo dhe Di Lorenzo, Tonali dhe Lobotka, Osimhen dhe Giroud (apo… Ibrahimovic?) dhe mund të thuhet mbi të gjitha mes Kvaras dhe Leaos.

Po, sepse, në të dy krahët, mes përshpejtimeve dhe fantazisë, do të vendoset pjesa më e madhe e kualifikimit. E një kualifikimi që – me rrugën tashmë të caktuar – mund të çojë edhe në një derbi të dytë, këtë herë në gjysmëfinale. Sepse një italiane, mes Milanit dhe Napolit, me siguri do të jetë atje. Dhe në gjysmëfinale mund të shfaqet Interi (nëse do të arrijë të kapërcejë Benficën).

Me pak fjalë, një short që paralajmëron një sprint elektrizues për italianët, që, duhet thënë, shpresonin të evitonim tre gjigandët e Ligës së Kampionëve: Bayern, Real dhe Manchester City.

Por mbase as optimistët më të mëdhenj nuk mund ta imagjinonin se, përveçse do të bënin një “sllallom” të denjë për Kvara dhe Leao, të tre ekipet tona (italiane) do të përfundonin në të njëjtën anë të tabelës.

Dhe për këtë arsye vetëm një do të ketë privilegjin të arrijë në finale. Ku, në këtë pikë, shpresa është shumë e madhe, por mund të thuhet edhe mundësia, duke e lejuar Benfica, për të gjetur një nga përfaqësuesit tanë.

Një Champions League që flet italisht: askush nuk ka tre klube në tetë më të mirët në kontinent. Ne jemi edhe më të mirë se britanikët. Të ngrejë dorën kush e imagjinonte në fillim të sezonit.”

Etiketa: “La Gazzetta dello Sport”OpinionShorti i Champions LeagueSport

Lajme të lidhura

UEFA Europa League/ Egnatia luan për historinë, nesër përballja vendimtare me Lillestrøm
Sport

UEFA Europa League/ Egnatia luan për historinë, nesër përballja vendimtare me Lillestrøm

14:12 - 26/08/26
UEFA Conference League/ Dinamo City luan ndeshjen vendimtare ndaj Pafos, gjithçka në lojë për kualifikimin
Sport

UEFA Conference League/ Dinamo City luan ndeshjen vendimtare ndaj Pafos, gjithçka në lojë për kualifikimin

13:58 - 26/08/26
Thirrje antishqiptare në ndeshjen e Europa League, UEFA merr masat ndëshkuese ndaj Crvena Zvezdës
Sport

Thirrje antishqiptare në ndeshjen e Europa League, UEFA merr masat ndëshkuese ndaj Crvena Zvezdës

13:13 - 26/08/26
Para
Përballja City-Bayern, flet Salihamidziç: Po e pres me padurim

Përballja City-Bayern, flet Salihamidziç: Po e pres me padurim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bashkia Vlorë, më shumë para për ushqimin e qenve sesa për banesat e të varfërve
Aktualitet

Bashkia Vlorë, më shumë para për ushqimin e qenve sesa për banesat e të varfërve

15:51 - 26/08/26

Bashkia e Vlorës duket se ka prodhuar një nga ato paradokset që vetëm ajo mund t’i kthejë në realitet. Në...

Lexo më shumë
170 protestues në SPAK kundër Ramës/ “Albanian Files” dhe tre projektet e bujshme në lupën e hetimit

170 protestues në SPAK kundër Ramës/ “Albanian Files” dhe tre projektet e bujshme në lupën e hetimit

15:11 - 26/08/26
Shqiptari ekzekuton gruan me thikë para syve të fëmijëve dhe tenton t’i japë fund jetës

Shqiptari ekzekuton gruan me thikë para syve të fëmijëve dhe tenton t’i japë fund jetës

14:49 - 26/08/26
Rrjeti i kokainës nga Ekuadori drejt Europës, si operon mafia shqiptare në Amerikën Latine?

Rrjeti i kokainës nga Ekuadori drejt Europës, si operon mafia shqiptare në Amerikën Latine?

14:36 - 26/08/26
Kombëtarja shqiptare zhvlerësohet me 30 milionë euro, sot vlen 88.8 milionë euro

Kombëtarja shqiptare zhvlerësohet me 30 milionë euro, sot vlen 88.8 milionë euro

14:33 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com