GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Allegri humbet titullarin kyç për sfidën ndaj Interit

15:36 - 26/04/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Allegri humbet titullarin kyç për sfidën ndaj Interit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Inter dhe Juventus përballen mbrëmjen e sotme në kuadër të ndeshjes së kthimit gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Të dyja ekipet e kanë vlerësuar maksimalisht këtë turne, sidomos tani që kampionati ishte i pamundur për tu arritur. Në takimin e parë, u vu re një tension i madh, karakteristik mes dy klubeve që e urrejnë njëra-tjetrën prej dekadash.

Sherri i shpërthyer pas golit të barazimit të shënuar nga belgu i Interit Romelu Lukaku, në minutën e fundit, ka qënë temë kryesore deri sot e kësaj dite, me drejtësinë sportive që, me gjithë respektin, e bëri “më çorap seç ishte” situatën.

Fillimisht, ofendimet raciste ndaj Lukakun bënë që tribuna e ultrasve të Juves të mbyllej por me një vendim deri diku surprizë, Apeli rrëzoi urdhrin e autoriteteve të disiplinës. Në lidhje me shënjestren e sulmeve me karakter etniko-racor, absurdi është akom më i madh.

 

Lukaku pasi shënoi golin nga pika e bardhë, “ia mbylli gojën” atyre keqbërësve të cilët pa pikë turpi lëshonin thirrje nga më të shëmtuarat. Pavarësisht gjithçkaje, gjyqtari në atë moment vendosi, ndoshta i nxitur nga frika, të ndëshkonte me kartonin e dytë të verdhë, sulmuesin e Interit, për motivin se “provokoi tifozët”.

Klubi zikaltër, normalisht i skandalizuar nga ky veprim i arbitrit Davide Massa, vendosi të apelonte vendimin si dhe kërkoi që të hiqej pezullimi ndaj sulmuesit të tyre por Gjykata e Apelit, nuk e mori fare në konsideratë ankesën e klubit lombard.

Duke parë dhe dëmin e imazhit pësoi FIGC, vetë presidenti i institucionit më të lartë të futbollit në Apenine, Gabriele Gravina, vendosi që të akordonte faljen për lojtarin, me kushtin që vetëm kartoni i dytë i verdhë është anuluar (pra, në rast se ndëshkohet sonte, humbet finalen eventuale, nëse kualifikohet).

 

Pas gjithë këtij kaosi të krijuar, ja ku jemi tani në momentin kyç të sezonit për të dyja ekipet, ose më saktë, një nga momentet kyç, sepse nuk duhen harruar edhe kupat europiane. Juventusi vjen në këtë sfidë me disa probleme. Humbja ndaj Napolit, ka ndikuar shumë negativisht në moralin e skuadrës, me ndihmësin e trajnerit bardhezi, Landucci që është pezulluar për një ndeshje, për shkak se kërcënoi trajnerin Spalletti.

Problem ka dhe në fushën e lojës. Sulmuesi serb i Juventusit, Dusan Vlahivic, nuk do të jetë i disponueshëm për takimin e sotëm. Ndrydhja në kavilje është shumë shqetësuese për të zbritur në fushë, me stafin mjekësor të torinezëve që nuk duan të rrezikojnë.

Ky pritet që të jetë formacioni i Juves, në duelin e sotëm:

Perin, Gatti, Bremer, Danilo, De Sciglio, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic, Di Maria, Milik

 

Nga ana tjetër, Interi i Simone Inzaghit do kërkojë kualifikimin duke zbritur në fushë me dyshen sulmuese më të mirë në dispozicion me Dzeko dhe Lautaro që do kenë detyrën të çajnë mbrojtjen kundërshtare. Shqiptari Kristjan Asllani pritet ta startojë ndeshjen nga stoli.

Ja formacioni hipotetik i ekipit zikaltër:

Onana, Darmian, Acerbi, Bastoni, Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco, Martinez, Dzeko

/m.b. /gijotina.com

Etiketa: Coppa ItaliaInter-JuveSport

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Para
Rrumbullaku i fal Albert Metanit 370 MLN lekë për “ushqimet e qenve të Policisë”

Rrumbullaku i fal Albert Metanit 370 MLN lekë për “ushqimet e qenve të Policisë”

Discussion about this post

TË FUNDIT

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi
Aktualitet

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25

Një ngjarje e rëndë me motive xhelozie ka tronditur ishullin Thassos në Greqi, ku një grua 50-vjeçare u sulmua brutalisht...

Lexo më shumë
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com