GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Lala: 1 ditë ndoshta shkojmë në Botëror. Bajrami, pasardhës i…

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Lala: 1 ditë ndoshta shkojmë në Botëror. Bajrami, pasardhës i…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria arriti të merrte 1 pikë përballë Çekisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024”, falë një kryevepre të mesfushorit Nedim Bajrami. Në lidhje me autorin e golit por edhe për trajnerin e kuqezinjve, Silvinjo, u shpreh ish-kapiteni i Kombëtares e Hanover 96, Altin Lala, i cili në një intervistë për median sportive “Panorama Sport” deklaroi se ishte një sfidë shumë e mirë dhe rezultati është i kënaqshëm.

“Mendoj që mbrëmë ishte ndeshje e interpretuar mirë nga ne, barazimi është rezultat pozitiv, mund ta kishim fituar ose dhe humbnim. Ndeshja ishte e rrezikuar, por në tërësi është rezultat i mirë, gjithmonë ka vend më mirë për tu përmirësuar.

Pjesa e parë ishte më e kontrolluar më e saktë dhe e qartë, pas pësimit të golit s ishim njësoj si pjesën e parë. Në tërësi trajneri bën zgjdhjet e tij, mund të reagojë sic e mendon. Goli ishte një ekzekutim fantastik nga Bajrami, kemi pasur 3-4 raste pjesën e parë, mund të kishim fituar kur dolëm 3 kundër 1, po për fat të keq sja dolëm të shënonim.

Berisha priti një top shumë të mirë që mund të ishte gol i sigurt, disa gabime mund ti shmangim, duhet të ishin më të përqëndruar. Kam besim që ky staf Iitrajnerëve është duke bërë një punë mjaft të mirë, zgjedhjet që bën Silvinjo më kanë pëlqyer shumë, ka zgjedhur mbi 20 lojtarë cilësorë.

Ndaj Polonisë duhet të jemi të përqëndruar dhe agresivë, se Leva është i rrezikshëm, por Polonia nuk është aq e fortë sa të vijë në Tiranë dhe të imponojë lojën e tyre.

Nuk ka më ndeshje të lehta, kanë qenë ndeshje sfiduese si me Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Nëse fitojmë me Poloninë na ngelin 3 finale, duhet të bëjmë krenarë këtë popull dhe këta tifozë që ndjekin kombëtaren.

Ne e kemi në dorën tonë kualifikimin duke parë edhe nga klasifikimi dhe renditja. Të gjithë do të kishin meritën e tyre nëse do të kualifikoheshim, çdo njeri është i përkushtuar dhe i angazhuar, në fund janë frytet, çdo gjë duket në fushë.

Reja ka pasur pjesën e tij dhe s duhet të mohojmë punën e tij, i ka dhënë diçka Kombëtares, por unë kam besim dhe ky grup ska qenë asnjëherë kaq mirë, dhe shpresoj në të ardhmen të jemi në Europian dhe pse jo në Botëror, Bajrami ka cilësi shumë të mira, lojën me top e ka shumë të mirë, dhe ka një lojë të rrezikshme, mund të jetë një pasardhës i denjë i Skelës, futbolli zhvillohet shumë dhe ndoshta mund të vijnë më të mirë. Skela ka pasur kohën e vet të artë, kemi shumë kualitet në ekip.

Të gjithë janë të fokusuar dhe ska asgjë për të gjykuar, shpresoj në të ardhmen të kemi dhe Brojën që të jemi dhe më të fortë, trajneri kontrollon edhe më mirë skuadrën dhe futbollistët. Deri tani kemi arritur shumë, shpresoj të vijnë dhe nga U-21 që ti bashkohen Kombëtares, skemi pasur najherë kaq lojtarë cilësorë në Kombëtares”, u shpreh Lala./PanoramaSport

Etiketa: Altin Lalanedim bajramishqipëria

Lajme të lidhura

Ofertë deri në 30 milionë euro, klubi i Premier League nuk heq dorë nga Ernest Muçi
Sport

Ofertë deri në 30 milionë euro, klubi i Premier League nuk heq dorë nga Ernest Muçi

09:12 - 25/07/26
Andrea Pirlo caktohet trajner i kombëtares së Italisë, zbardhen detajet e marrëveshjes
Sport

Andrea Pirlo caktohet trajner i kombëtares së Italisë, zbardhen detajet e marrëveshjes

20:07 - 24/07/26
Alarm për Botërorin 2026! Shtatë ndeshje nën dyshime për baste, në fokus edhe rasti i Balogun
Sport

Alarm për Botërorin 2026! Shtatë ndeshje nën dyshime për baste, në fokus edhe rasti i Balogun

15:33 - 24/07/26
Para
Makinat autonome në Australi, një hap larg përdorimit

Makinat autonome në Australi, një hap larg përdorimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fjala e dhënë mbahet ose thyhet! Ndaj pyetja nuk është kush e kërkon Besën, por kush e mban
OP-ED

Fjala e dhënë mbahet ose thyhet! Ndaj pyetja nuk është kush e kërkon Besën, por kush e mban

10:21 - 25/07/26

Nga Lutfi Dervishi   A ke besë? Po institucione? "Është qeverisja, or budall" BESA është ndoshta përpjekja konceptuale më serioze...

Lexo më shumë
Tabaku zbërthen 10 vitet e “Ligjit të Investimeve Strategjike”: Parlamenti është përdorur si noter i qeverisë

Tabaku zbërthen 10 vitet e “Ligjit të Investimeve Strategjike”: Parlamenti është përdorur si noter i qeverisë

10:02 - 25/07/26
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë

Protesta hyn në ditën e 56, qytetarët zbresin përsëri sot në shesh për largimin e Ramës

09:20 - 25/07/26
Ofertë deri në 30 milionë euro, klubi i Premier League nuk heq dorë nga Ernest Muçi

Ofertë deri në 30 milionë euro, klubi i Premier League nuk heq dorë nga Ernest Muçi

09:12 - 25/07/26
Sazani e Zvërneci, protestat dhe pushteti: Kush fiton e kush humbet dhe kush paguan faturën?

Sazani e Zvërneci, protestat dhe pushteti: Kush fiton e kush humbet dhe kush paguan faturën?

09:07 - 25/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com