GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Albana Koçiu dhe Silvana Bala qerasin Kadarenë me 991 MLN lekë pa garë

11:18 - 26/09/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Albana Koçiu dhe Silvana Bala qerasin Kadarenë me 991 MLN lekë pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Albana Koçiu është ministrja e re e Shëndetësisë që zëvendësoi  Ogerta Manastirliun. Por, siç është theksuar shpesh herë, kryeministri Rama bën vetëm riciklim dhe sjellë në poste ata që i duken më të përshtatshëm për t’iu bindur urdhrave të tij dhe  për të firmosur aferat.

Jo për çudi Koçiu e ka nisur punën e re me shkelje ligjore në procedurat tenderuese. Bëhet fjalë  për prokurimin me objekt “Proteza, Kanjula dhe Materiale të Përgjithshme” për spitalin ‘Shefqet Ndroqi”, për të cilin janë vënë në dispozicion 991 milionë lekë.

Konkretisht ai është një tender i hapur nga drejtoresha e “Sanatoriumit”, Silvana BALA, por jo pa marrë instruksionet e ministres Manastirliu para se të linte detyrën. Sigurisht drejtoresha, ashtu si disa institucione të tjera shëndetësorë kanë një histori të gjatë të dhënies së tenderëve pa konkurrencë kompanisë që do ta përmendim më poshtë. Dhe ky guxim nuk vjen pa “urdhrin nga lart”.

Shohim se për këtë prokurim ka paraqitur ofertë vetëm firma  BIOMETRIC ALBANIA, në pronësi të  biznesmenit të njohur Artur Kadareja.

Nuk është aspak çudi që Manastirliu ta kishte lënë amanet që kjo kontratë të firmosej me Kadarenë, “porosi” të cilën pasardhësja e saj dhe drejtoresha Bala e zbatuan me përpikmëri.

Pa u zhvilluar një garë të mirëfilltë, drejtoresha nënshkroi kontratën automatikisht me kompaninë e paracaktuar si fituese. Edhe pse ishte ofertë shumë e shtrenjtë dhe nuk pati përballë asnjë konkurrent tjetër, zyrtarët e tenderit nuk e kanë anuluar procesin.

Kjo është vetëm njëra pjesë e supertenderit me 6 lote të zhvilluar në muajin gusht, me vlerë 274,747,858.33 (dyqind e shtatëdhjetë e katër milion e shtatëqind e dyzet e shtatëmijë e tetëqind e pesëdhjetë e tetë pikë tridhjetë e tre) lekë pa TVSH, e konvertuar në Euro: 2,709,544.95 (dy milion e shtatëqind e nëntëmijë e pesëqind e dyzet e katër pikë nëntëdhjetë e pesë) Euro pa TVSH, ku loti 1 ishte : 99,101,383.33 lekë pa TVSH ose 977,331.20 Euro.

Kujtojmë se Artur Kadareja është mësuar të marrë tenderë pa garë, më së shumti nga sektori i Shëndetësisë. Ai është shpallur fitues në 356 tenderë publikë, të gjithë në sistemin e Shëndetësisë.

Për këtë, portali monitorues Open Data Albania i ka vendosur “Flamur të Kuq” edhe këtij tenderi. Duke shtuar listën e gjatë të shkeljeve në sektorin e shëndetësisë. Por,  askush nuk dalë para përgjegjësisë, asnjë institucion tjetër nuk ka dhënë alarmin për këto abuzime në një sektor me aq shumë rëndësi dhe që çdo vit thith vlerën më të lartë të buxhetit të shtetit.

I doli emri në përgjime

Duke marrë parasysh tenderin më sipër të jep menjëherë përshtypjen se ministrja Albana është “koketa” e radhës që do  të përdoret nga kryeministri për aferat korruptive. Ndërsa vlen të theksojmë se emri i Albanës është përmendur në një nga përgjimet e SPAK edhe pse nuk ka patur asnjë reagim.

Përgjimet e bisedave në dosjen, që çoi në pranga zv.Ministren e Brendshme, Rovena Voda, janë vetëm nga telefonat e Florida Beut dhe të Majlinda Hasanit. Dy gratë që flasin me njëra tjetrën për 1 mijë eurot, për celularin Samsung dhe për arkën me peshk me shpresën se do të kapin një vend pune në administratën publike.

Në anën tjetër, prokurorët e SPAK pranojnë në dosje se Rovena Voda nuk kishte kompetenca direkte për të ndikuar në konkursin për një vend pune në administratë. Pikërisht këtu hyn në lojë një personazh tjetër, që përmendet në bisedat e përgjuara dhe që quhet Albana.

Roli i saj sipas të përgjuarave është të informojë se ku janë vendet bosh në administratë dhe më pas të japë përgjigjet e pyetjeve në provim. Dyshimet janë se bëhet fjalë për Albana Koçiun, ministren e re të Shëndetësisë.

Albana është emri që përmendet disa herë në bisedat telefonike, si personi potencial që do të merrte ryshfet bashkë me Rovena Vodën.

Nga bisedat e Florida Beut me nënën e saj, kuptohet se Albana do të shpërndajë përgjigjet e testit të provimit Rovena Vodës dhe kjo e fundit do t’ia kalojë aplikantes, në këmbim të ryshfetit. Nënë e bijë thonë se edhe Albana do të marrë para.

Gjithsesi i mbetet SPAK të hetojë përpara se Albana të bëjë kërdinë në postin që i është dhuruar nga shef Rama.

Lexo edhe: Si u përmend ministrja Albana Koçiu në pazare dhe pse SPAK ndaloi hetimet

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimalbana kociukadarjeaopen data albaniared flagShefqet Ndroqitender

Lajme të lidhura

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga
Breaking Views

Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga

15:07 - 02/12/25
Para
Ekzekutimi i Martin Bardhit, zbardhen detaje të reja. Ja ç’thotë policia

Ekzekutimi i Martin Bardhit, zbardhen detaje të reja. Ja ç’thotë policia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25

Nard Ndoka ka kritikuar Sali Berishën në takimin me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar për reformën zgjedhore. Ndoka...

Lexo më shumë
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com