GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VOA: Dy padi në Kushtetuese kundër marrëveshjes Rama-Meloni

19:10 - 06/12/23
në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
VOA: Dy padi në Kushtetuese kundër marrëveshjes Rama-Meloni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, Partia Demokratike e drejtuar nga zoti Lulzim Basha si dhe deputetë që janë pjesë e grupimeve të ish kryeministrit Sali Berisha dhe zotit Gazmend Bardhi, njoftuan sot dorëzimin në Gjykatën Kushtetuese të dy padive të veçanta kundër marrëveshjes së firmosur muajin e kaluar në Romë, mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni. Të dyja palët kanë kërkuar pezullimin e procedurave për ratifikimin në parlament të kësaj marrëveshjeje, dhe deklarimin e saj si të papajtueshme me Kushtetutën e vendit.

Marrëveshja e 6 nëntorit mes Shqipërisë dhe Italisë parashikon ngritjen e dy qendrave për pritjen e migrantëve të cilët nisen nga brigjet e Afrikës Veriore dhe kapen në det të hapur, nga mjetet lundrues italiane. Në qendrën e parashikuar në portin e Shëngjinit do të duhet të bëhet regjistrimi i tyre, ndërsa në atë që pritet të ngrihet në Gjadër, me kapacitet maksimal prej 3 mijë vendesh, ata do të qëndrojnë ndërsa autoritetet italiane shqyrtojnë kërkesat e tyre. Një procedurë e parashikuar të mos zgjasë më shumë se një muaj.

Marrëveshja provokoi debate të shumta politike, me opozitën e të dy vendeve që e kundërshtuan atë duke ngritur pikëpyetje. Në Shqipëri, siç dhe kishin paralajmëruar, përfaqësuesit e opozitës iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese, në duart e së cilës ka tanimë dy padi, me të njëjtën kërkesë. Si Partia Demokratike e zotit Basha, po ashtu dhe deputetët të cilët janë rreshtuar krah ish kryeministrit Sali Berisha dhe zotit Gazmend Bardhi, kërkojnë që marrëveshje të shpallet në shkelje të Kushtetutës.

“Kërkojmë, deklarimin si të papajtueshme me nenet 3, 4 dhe 7 të Kushtetutës dhe Ligjit Nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të marrëveshjes së nënshkruar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë”, shpjegoi nënkryetari i PD-së, Kreshnik Çollaku.

Po ashtu të dyja palët kërkojnë që të mos vijohet me ratifikimin e dokumentit në parlament. “Kemi kërkuar dhe pezullimin e procedurave për ratifikimin e Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë”, deklaroi në dalje nga Gjykata Kushtetuese, Lindita Metalia, një nga firmëtaret e padisë së dorëzuar nga mbi 28 deputetë.

Aktualisht, marrëveshja ka hyrë në procedurat e diskutimit në komisionet parlamentare, ndërsa votimi i saj, është parashikuar më datë 22 dhjetor. Hapësira kohore duket e shkurtër, që Gjykata Kushtetuese të mund të ndërhyjë për të bllokuar procesin parlamentar.

Të dyja paditë flasin për shkelje të shumta, sipas opozitës. Marrëveshja vlerësohet të ketë elementë të tillë që shkojnë përtej një dokumenti mes dy qeverive, e për pasojë do të duhej të ishte kërkuar autorizim nga presidenti i Republikës.

Territori ku do të duhet të ngrihen qendrat, do të njihet si nën jurisdiksionin italian, Një gjë e tillë shihet si cënim i sovranitetit dhe integritetit territorial.

Po ashtu, në paditë drejtuar Gjykatës, sillen dhe argumenta të tjerë, që nga cënimi i të drejtave për të huajt, i të drejtës për mbrojtje ndërkombëtare, apo dhe momente të tjera që konsiderohen si shkelje dhe të konventave ndërkombëtare ku Shqipëria bën pjesë.

Marrëveshja shihet si një përpjekje e qeverisë italiane për të penguar largimet në rritje të emigrantëve nga Afrika dhe për të lehtësuar trysninë mbi qendrat e pritjes në territorin e saj.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar thjesht si një qasje strategjike ndaj një partneri strategjik, siç është Italia, duke pretenduar se e gjithë kjo zhurmë bëhet, sipas tij, për faktin se për herë të parë një marrëveshje e tillë nënshkruhet me një vend që nuk është anëtar i BE-së.

Dokumenti nuk ka hasur vetëm në kundërshti politike, por dhe organizma të shumtë që meren me të drejtat e njeriut apo të emigrantëve kanë ngritur një seri shqetësimesh./VOA

Etiketa: Gjykata KushtetueseKryesore1marreveshja Rama-Meloni

Lajme të lidhura

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD
Breaking Views

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD

14:41 - 14/12/25
Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër
Aktualitet

Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

14:37 - 14/12/25
Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara
Aktualitet

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25
Para
Pamja e Jennifer Lopez në tapetin e kuq, pozon me Ben Affleck

Pamja e Jennifer Lopez në tapetin e kuq, pozon me Ben Affleck

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD
Breaking Views

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD

14:41 - 14/12/25

Të mërkurën pasdite, Sali Berisha do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Mbledhja është vendosur gjatë takimi të një ditë më parë...

Lexo më shumë
Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

14:37 - 14/12/25
Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25
Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25
Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

13:50 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com