GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dita e themelimit e gjen të ndarë PD, Berisha Kuvend në “Air Albania”, Basha festë në selinë blu

08:08 - 11/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dita e themelimit e gjen të ndarë PD, Berisha Kuvend në “Air Albania”, Basha festë në selinë blu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë ditën e sotme Kuvendin Kombëtar të PD, të thirrur sipas tij për të rithemeluar partinë që ai vetë ngriti dhe drejtoi prej disa vjetësh.

Ky event do të nisë në orën 10:00, ku do të marrin pjesë delegatë, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike. Prej 3 muajsh ish-kreu i PD-së, Berisha ka ndërmarrë një aksion në disa qytete të vendit, ku përmes ‘Foltores’ ka kërkuar që të shkarkohet kreu aktual Lulzim Basha dhe të zgjidhet një lider i ri demokrat.

Në stadiumin Air Albania, është bërë ngritja e një podiumi, në të cilin do të mbajnë njëri pas tjetrit fjalën për rreth 5 orë ish lideri i PD dhe ish themelues të saj, delegatë dhe ata që u bënë pjesë e grupit që hartoi draft-statutin e ri. Në stadium, delegatët kanë zonën e tyre ndërsa pjesa tjetër e stadiumit do jetë e hapur për gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike që duan t’i bashkangjiten punimeve të Kuvendit.

Në Kuvend do të propozohen disa ndryshime statutore, për të cilat ka punuar një grup ekspertësh që iu bashkuan Sali Berishës, si Arben Ristani dhe Oerd Bylykbashi.

Ndërsa Berisha mban Kuvendin, nga ana tjetër, kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë në të njëjtën orë një festë brenda selisë së PD për 31 vjetorin e themelimit të partisë.

Aksioni në fjalë erdhi pas vendimit të SHBA-ve për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit, masë që pasoi me përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së më 9 shtator. Fill pas kësaj date nisi edhe përplasja me liderin e PD-së, Lulzim Basha, ndërsa mes dy figurave të rëndësishme brenda demokratëve nuk kanë munguar akuzat. Pas këtij vendimi Berisha akuzoi Bashën se ka cënuar sovranitetin e PD dhe po bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama për të përçarë PD, ndërsa Basha tha se vendimi ishte i tiji personal dhe e beri për të mos dëmtuar interesat e demokrateve.

Deri në 10 nëntor, mbështetës të ish-kryeministrit pretendonin se kishin mbledhur 4200 firma delegatësh për të mbledhur Kuvendin e jashtëzakonshëm kundër Bashës në 11 dhjetor. Ndonëse Kryetari i PD deklaroi në fillim se nuk do të lejonte të mblidhej një kongres anti amerikan, më vonë a përgjigj me një datë tjetër për mbledhjen e Kuvendit në 18 tetor.

Nga ana tjetër, Policia e Tiranës ka ndërmarrë masat për parandalimin e çdo incidenti, duke vendosur që dje mjete të FNSH dhe autobote me ujë para “Air Albania” dhe selisë së PD-së.

Etiketa: Kryesore1PD

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Në Shqipëri kultivimi i marijuanës rregjistroi shifra në rritje, gjatë vitit 2021

Në Shqipëri kultivimi i marijuanës rregjistroi shifra në rritje, gjatë vitit 2021

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

Në kuadër të operacionit policor të koduar “STAJKA”  Policia e Vau i Dejës,ka ushtruar kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e...

Lexo më shumë
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com