GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Do përmbysim regjimin e Ramës, nuk i mposhtë dot demokratët

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Do përmbysim regjimin e Ramës, nuk i mposhtë dot demokratët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Ky regjim nuk ia doli dhe nuk do t’ia dalë dot kurrë të mposhtë demokratët e vërtetë, të mposhtë Sali Berishën”, u shpreh kreu demokrat në fjalimin që i drejtoi mbështetësve të tij në tubimin maratonë që prej më shumë se dy muajsh ata mbajnë në atë që tashmë njihet si “Rruga e Shpresës”.

Berisha tha se garantonte çdo demokrat dhe shqiptar se PD është e vendosur siç përmbysi në vitet ‘90 diktaturën më të shëmtuar që Europa kishte njohur në histori, të përmbysë në vitet 2024, narkoshtetin më të shëmtuar, më të rrezikshëm që Shqipëria ka pasur në historinë e vet.

“Do të përmbysim diktaturën, e cila bazohet në aleancën e qeveritarëve me krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë.

Kjo diktaturë që po shkatërron Shqipërinë me shpejtësi të rrufeshme, po përzë shqiptarët nga Shqipëria si asnjë pushtim tjetër në historinë e vendit, i ka kohërat e numëruara.

Demokratët janë në këmbë, janë të vendosur.

Ata kaluan vështirësi dhe pengesa të paimagjinueshme.

Regjimi i krimit, drogës, korrupsionit ia doli të angazhojë kundër tyre mafien më të rrezikshme ndërkombëtare të Xhorxh Sorosit dhe mafiozët e tjerë.

Ky regjim ia doli të rikthejë në Shqipëri drejtësinë e kohërave të diktaturës. Ky regjim ia doli të ndërtojë propagandën e mashtrimit njëlloj si në kohërat më të errëta të diktaturës. Ky regjim nuk ia doli dhe nuk do t’ia dalë dot kurrë të mposhtë demokratët e vërtetë shqiptarë, të mposhtë Sali Berishën, PD-në.
Jo dhe jo me asgjë. Sot, ai shfrytëzon të gjitha mjetet e krimit. Shfrytëzon miliona e miliona të korrupsionit.

Shfrytëzon mafien ndërkombëtare, propagandën e tij të shpifur për t’u paraqitur ndryshe nga ç’është.

Por ju këtu, misionarë të lirisë, i nxirrni çdo ditë, çdo natë para shqiptarëve, fytyrën e tij të vërtetë, fytyrën e tij të shëmtuar, karakterin e tij antidemokratik, karakterin e tij antishqiptar”, tha Berisha.

Etiketa: berishaDemokratetKryesore1PD

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë
Aktualitet

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Para
Dhuna mes Elias dhe Princ Leka, ja rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore

Dhuna mes Elias dhe Princ Lekës, Oborri Mbretëror: Policia të ndërhyjë për fshirjen e pamjeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com