GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Media italiane: Rama i tërbuar nga investigimi i RAI, shfryn në telefon ndaj drejtorit të televizionit

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Media italiane: Rama i tërbuar nga investigimi i RAI, shfryn në telefon ndaj drejtorit të televizionit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në publik, kryeministri i Shqipërisë ka heshtur për emisionin Report të transmetuar në Rai 3, por gjithë nervat ia ka shkarkuar drejtorit të këtij televizioni.

Këshktu shkruan prestigjiozja italiane, “La Repubblica” që ka zbuluar në një artikull se kryeministri Edi Rama, pas reportazhit investigues të televizionit publik italian RAI, ka kontaktuar drejtorin e televizionit.

Në një shkrim për drejtorin e RAI-t, Paolo Corsini, gazeta shkruan se “sikur të mos mjaftonin hallet e tjera që kishte, dje është detyruar të dëgjonte kryeministrin e tërbuar shqiptar në telefon”.

“Dje, pavarësisht se kishte shumë për të menduar, ai duhej të dëgjonte edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili u tërbua për episodin e Report për paktin mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët,” shkruan La Republicca.

Investigimi i gazetarit Giorgio Molotta që u publikua të dielën në “Rai 3” ka bërë bujë në Itali dhe Shqipëri, pasi zbuloi se marrëveshja për refugjatët mes Shqipërisë dhe Italisë është hartuar për interesa të errëta.

Ndër të tjera në reportazh, thuhej se personi kyç pas kësaj marrëveshje është Engjëll Agaçi, njeriu që ka shërbyer si avokat i bosëve të rëndësishëm të krimit. Po ashtu, raportohej se krimi ka arritur në nivele të larta të qeverisë shqiptare, madje edhe vetë vëllai i Edi Ramës, Olsi është i implikuar me kartelet e drogës.

Ditën e djeshme ka reaguar për mediat shqiptare edhe vetë gazetari italian, i cili realizoi investigimin mbi paktin Rama-Meloni. Gazetari u shpreh se ka prova absolutisht për gjithçka çfarë ka shkruar për prapaskenat e paktit Rama Meloni, për Engjëll Agaçin dhe për Olsi Ramën. Ai tregoi se emrin e vëllait të Edi Ramës, si njeri i lidhur me kartelet e drogës, ia kanë dhënë magjistratët italianë.

Lexo edhe:

RAI 3 fundos Ramën/ Ish-këshilltari: Mafie brenda shtetit, s’më dëgjuan kurrë

Gazetari italian: Engjëll Agaçi nën lupën e Antimafias

Rasti Lisi/ Si blihen ndërkombëtarët e Tiranës nga qeveria Rama

Etiketa: Edi RamakorrupsionKryesore1qeveriaRAI

Lajme të lidhura

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet
Aktualitet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut
Aktualitet

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao
Aktualitet

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26
Para
Si iu shmang Rama firmës për inceneratorin e Elbasanit/ Dosja e SPAK

Raporti i OECD rikonfirmon dështimin e inceneratorëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet
Aktualitet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Pukë, gjatë kontrollit të një parcele ku...

Lexo më shumë
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26
Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Sorrat dhe korbat ndodhen në Parlament, ndërsa ne jemi zot të kësaj toke

Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Sorrat dhe korbat ndodhen në Parlament, ndërsa ne jemi zot të kësaj toke

21:19 - 22/08/26
23 ditë protestë në Divjakë/ Qytetarët nuk tërhiqen: Jo bashkimit me Lushnjën

23 ditë protestë në Divjakë/ Qytetarët nuk tërhiqen: Jo bashkimit me Lushnjën

21:08 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com