GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Trump zyrtarisht kandidat për president: Do të sjell paqen në botë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump zyrtarisht kandidat për president: Do të sjell paqen në botë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Unë mbijetova sepse kisha Zotin në anën time”. Kështu deklaroi Donald Trump teksa pranoi zyrtarisht nominimin për Shtëpinë e Bardhë në konventën republikane në Milwaukee dhe, në fjalimin e tij të parë pas tentativës për vrasje ndërsa siguroi se do të sillte paqen në Amerikë dhe botë.

Ai foli gjithashtu për një “fitore të pabesueshme” në zgjedhjet e 5 nëntorit, duke premtuar “katër vitet më të bukura në historinë” e SHBA-së, nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

“Katër muaj nga tani, ne do të kemi një fitore të pabesueshme dhe do të fillojmë katër vitet më të mëdha në historinë e vendit tonë ”, tha Trump. “Së bashku, ne do të hapim një epokë të re sigurie, prosperiteti dhe lirie për qytetarët e çdo race, feje apo ngjyre. Unë po kandidoj për të qenë president për të gjithë Amerikën, jo gjysmën e Amerikës, sepse nuk ka fitore për gjysmën e Amerikës,” tha ai.

Pasi përsëriti premtimet për ngritjen e murit në kufirin jugor, vendosjen e tarifave në dogana ndaj mallrave të huaja, rritjen e nxjerrjes së naftës nga nëntoka, ai e kritikoi drejtpërsëdrejti presidentin Biden, emrin e të cilit u zotua se nuk do ta përmendte më gjatë fjalimit.

“Nëse do të merrnim dhjetë presidentët më të këqinj amerikanë, ata së bashku nuk do të kishin shkaktuar dëmin që ka shkaktuar Biden-i”, tha ai.

“Së bashku do të jemi sërish një komb madhështor”, tha ai. “Qoftë nëse më keni mbështetur apo jo… Me shumë përulje ju kërkoj të jeni të lumtur për të ardhmen e vendit tonë”, tha ish-presidenti Trump.

Ai premtoi veprime të vendosura për të luftuar inflacionin. “Duhet t’i lehtësojmë ekonomikisht qytetarët tanë, duke ja filluar që nga dita e parë. Do t’i ulim çmimet dhe do ta bëjmë Amerikën sërish të përballueshme”, tha ai.

Sipas Trump, Biden do të fillojë “Luftën e Tretë Botërore” dhe foli për një “pushtim” të emigrantëve nga kufiri jugor. Trump u zotua gjithashtu se do t’i japë fund imigracionit të paligjshëm që nga “dita e parë” e mandatit të tij të ri të mundshëm duke “mbyllur kufirin”, dhe se do të përfundojë ndërtimin e murit kundër imigracionit në kufirin me Meksikën.

“Unë do t’i jap fund krizës së emigracionit të paligjshëm duke mbyllur kufijtë tanë dhe duke përfunduar murin ,” siguroi kandidati republikan.

Në të njëjtën kohë, ai premtoi të shpëtojë “vendin nga qeveria e paaftë dhe e dështuar” e demokratit Joe Biden, duke përsëritur se Amerika është një “komb në rënie”.

Trump tha gjithashtu se krizat ndërkombëtare si luftërat në Ukrainë dhe Gaza nuk do të kishin ndodhur nëse ai do të ishte president.

“Së bashku do të rivendosim vizionin, forcën, kompetencën dhe do të kemi një gjë të quajtur sens të përbashkët që merr në fakt shumicën e vendimeve tona,” tha kandidati republikan.

 

Etiketa: paqeTrump

Lajme të lidhura

Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?
Botë

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

09:38 - 01/06/26
Raporti i Ministrisë së Brendshme Franceze: Rritje alarmante e akteve antifetare që nga viti 2023
Botë

Raporti i Ministrisë së Brendshme Franceze: Rritje alarmante e akteve antifetare që nga viti 2023

15:32 - 30/05/26
UNICEF: Sulmet izraelite kanë vrarë ose plagosur 11 fëmijë çdo ditë në Liban
Botë

UNICEF: Sulmet izraelite kanë vrarë ose plagosur 11 fëmijë çdo ditë në Liban

15:05 - 30/05/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 19 Korrik 2024

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill
Aktualitet

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill

09:53 - 01/06/26

Artikujt ushqimore pësuan rritje të ndjeshme të importeve për 4-mujorin e parë të vitit 2026, duke përfshirë edhe ato mallra...

Lexo më shumë
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

09:38 - 01/06/26
Dhunuan protestuesit në Zvërnec/ U hiqet licenca dy kompanive private të sigurisë, “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Security”

Dhunuan protestuesit në Zvërnec/ U hiqet licenca dy kompanive private të sigurisë, “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Security”

09:10 - 01/06/26
E gjithë Shqipëria nën pushtetin e ujit, Rama tallet: Nuk e kuptoj pse më fajësojnë mua!

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:34 - 01/06/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabet girişjojobet