GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar administratorët holandezë të Inceneratorit të Tiranës

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar administratorët holandezë të Inceneratorit të Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Administratorët e inceneratorit të Tiranës, njerëzit që kanë mbuluar veprimet e kompanisë guackë në Holandë, Michael Peter Druijts dhe Marc Richard Lappat janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Tashmë dy administratorët janë në kërkim nga SPAK-u dhe Interpoli.

Të dy këta shtetas, Michael Peter Druijts i datëlindjes 1981 banues në Holandë dhe Marc Richard Lappat i datëlindjes 1976 banues po në Holandë, mbulonin veprimet e kompanisë guackë të inceneratorit të Tiranës në Holandë dhe janë shpallur në kërkim në grupin e tretë të personave të shpallur në kërkim disa javë më parë, ku SPAK dha detaje nga hetimet dhe urdhër arrestet që ishin lëshuar për 8 persona.

Më herët janë publikuar dokumente që tregonin lidhjet e Marc Lappat dhe Michael Druijts me njerëzit e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

Këto dokumente nxjerrin në pah “trurin” e inceneratorëve, që fshihet dhe i shërben kompanisë në Holandë “GeoGenix”, e cila më parë quhej “Integrated Energy BV”.

Bëhej fjalë për një e-mail të administratorit të kompanisë mëmë në Holandë, Michael Druijts.

Një email-i i dërguar më 14 mars të vitit 2022 nga Michael Druijts, pra administratori i kompanisë “Goeogenix” në Holandë.

Email-i ishte nisur në adresën “Limon Mango” dhe në CC, për të cilin është vendosur në dijen dhe Marc Lappat, njëri nga bashkadministratorët.

Në e-mail, zoti Druijts i drejtohet Mirelit me “Dear Mirel” dhe flet për telefonatën, si dhe i shpjegon faktin që zoti Vermeulen ka pranuar të marrë detyrën. Herman Daniel Vermeulen ka qenë një nga administratorët e kompanisë të inceneratorit të Tiranës.

Dokumenti tregonte lidhjet dhe koordinimet e Mirel Mërtirit me administratorët Michael Druijts dhe Marc Lappat, që përdorte adresën Limon Mango.

“I dashur Mirel,

Ishte e vështirë të të dëgjoja përmes telefonit dhe nuk jam i sigurt nëse më ke dëgjuar mirë. Për ta konfirmuar, zoti Vermeulen ka rënë dakord të marrë rolin e administratorit të “Integrated Energy BV SPV” (“Kompanisë”) në pritje të miratimit tuaj të kushteve të mëposhtme:

1. Strehimi: Kompania do të kujdeset për të gjitha nevojat për akomodim dhe strehim.

3. Kompania do të kujdeset për transportin lokal për të shkuar dhe kthyer nga puna.

2. Largimet dhe/udhëtimet: ‘Gruaja/partnerja’ e Z. Vermeulen jeton në Spanjë dhe ai ka një shtëpi të dytë në Spanjë.

Në pritje të miratimit, ai do të donte të shkonte në shtëpi në Spanjë 1 deri në 2 herë në muaj për disa ditë. Megjithatë ai do të jetë i disponueshëm në çdo kohë, duke qenë në gjendje të punojnë në distancë nga Spanja nëse i kërkohet. Në këtë aspekt, kompania duhet të paguajë për fluturimet e tij për të shkuar dhe kthyer nga Spanja.

3. Paga: Z. Vermeulen ka kërkuar një pagë mujore prej 9500 eurosh neto, pas taksave vendore. Mesa kuptova nga Eltoni, ai do të marrë një pagë lokale.

4. Asistencë me çdo leje pune lokale, nëse kërkohet.

Unë ju përmenda në telefonatë se zoti Vermeulen duhet të njoftojë 1 muaj para largimit punëdhënësin e tij aktual.

Kështu koha më e shpejtë që ai mund të vijë në Shqipëri është 1 muaj nga dita e njoftimit të largimit të punëdhënësit aktual. Ai megjithatë mund të emërohet përkohësisht dhe është i disponueshëm të punojë nga distanca në një kohë të kufizuar nëse është e nevojshme.

Ju lutemi na informoni nëse jeni dakord me këto kushte dhe më pas ju lutemi udhëzoni Eltonin të hartojë kontratën e punës. Pasi të marrim konfirmimin nga ana juaj, ne do të udhëzojmë z. Vermeulen të njoftojë punëdhënësin e tij aktual për dorëheqjen e tij.

Përshëndetje të përzemërta, Michael”, thuhej në email.

Së fundi Michael Druijts dhe Marc Lappat janë shpallur në kërkim ndërkombëtar pikërisht për inceneratorin e Tiranës, një nga vjedhjet më monstruoze që u është shqiptarëve pasi ky incenerator nuk ekziston dhe qytetarët vijojnë ende të paguajnë për të.

SPAK po vijon hetimet në lidhje me këtë aferë për të shkuar deri tek koka e kësaj afere, që ndryshe është quajtur vjedhja e shekullit./CNA

 

Etiketa: inceneratoriKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit
Botë

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze

15:29 - 01/06/26
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?
Botë

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

15:04 - 01/06/26
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika
Aktualitet

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Para
Zjarri në Prespë rrezikon doganën e Goricës, pritet ndihmë nga Maqedonia e Veriut

Zjarri në Prespë rrezikon doganën e Goricës, pritet ndihmë nga Maqedonia e Veriut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit
Botë

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze

15:29 - 01/06/26

Presidenti francez, Emmanuel Macron theksoi nevojën për një armëpushim të fuqishëm në Liban dhe mbështetje kolektive për autoritetet libaneze në...

Lexo më shumë
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

15:04 - 01/06/26
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

14:46 - 01/06/26
Edi Martini iu kërkon falje tifozëve, bëri gjestin antisportiv pas ndeshjes me Dinamon

Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin

14:20 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetCasibom Güncelbets10 girişJojobet