GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gati për SPAK? Veliaj largon nga detyra Ermal Kapllanin e Policisë Bashkiake

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gati për SPAK? Veliaj largon nga detyra Ermal Kapllanin e Policisë Bashkiake
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër drejtor i Erion Veliajt bie. Fjala këtë herë është për kreun e Policisë së Bashkisë së Tiranës, Ermal Kapllani. Gijotina mëson se Kapllani nuk është më në krye të këtij posti. Burime pranë bashkisë së Tiranës thanë se ai është shkarkuar nga detyra që e ka mbajtur për plotë 9 vite, nga shefi i tij Erion Veliaj, ndërsa arsyet mbeten ende të panjohura.

Largime të tilla janë parë rëndom gjatë qeverisjes së stërzgjatur socialiste para se drejtuesit të përfundojnë para togave të zeza. Dhe mundësia që fati i Ermal Kapllanit të jetë i njëjtë, mbështetet në indicie të besueshme.

Emri i rij u përfol pas publikimit të përgjimeve të Antimafias Italiane për “Ndrangeta”-n, që ngrinin dyshime se drejtori i Veliajt është korruptuar nga organizata mafioze famëkeqe. 

Kreu i policisë bashkiake ka qenë shpesh edhe në qendër të akuzave të opozitës. Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike e ka denoncuar se ka bashkë me Oltion Bistrin, një ish-zyrtar i Policisë tashmë pas hekurave, ka arritur të zhvasë 500 mijë euro në formë ryshfeti duke favorizuar ndërtimet pa leje apo biznese të ndryshme. Ai është akuzuar gjithashtu si i përfshirë në vjedhje votash në zgjedhje në favor të Partisë Socialiste. Përfshirja në aferën e inceneratorëve ka qenë një tjetër akuzë.

Akuza ndoshta më e rëndë ishte ajo se Ermal Kapllani përdori dhunën e pashembullt ndaj shitësve ambulantë në Tiranë për qëllime të ngushta biznesi. Në një deklaratë publike më 18 Prill, Belind Këlliçi do të njoftonte se një kallëzim ndaj kryepolicit do të përcillej në Prokurorinë e Posaçme.

Më herët, Ermal Kapllani ka qenë në listën e 100 zyrtarëve më të korruptuar, që u publikua nga kryeministri Edi Rama. Rama në 2017 u shpreh se kishte hapur një sondazh online dhe se ishin vetë qytetarët që kishin raportuar për zyrtarët e korruptuar, ku në listë figuronte dhe emri i Kapllanit, i cili u rendit i 50-ti, si zyrtari më i korruptuar në administratën shqiptare. Pavarësisht kësaj, Veliaj i besoi postin e kreut të Policisë Bashkiake – një institucion jo fort i dashur për banorët e kryeqytetit, të cilët përballen në përditshmëri me ushtrinë e efektivëve që janë të pakursyer me gjobat për qytetarët, shumë prej të cilave, të vendosura në mënyrë abuzive.

Akuzat për përfshirje në afera ndaj Ermal Kapllanit janë të shumta, megjithatë mbetet për tu parë nëse largimi i tij nga detyra do të jetë preludi i një përballje me drejtësinë.

Etiketa: Bashkia TiraneErion VeliajErmal KapllaniKryesore1

Lajme të lidhura

Pas ekstradimit nga Spanja, Lulzim Berisha vendoset në burgun e Durrësit
Aktualitet

Lul Berisha kërkoi ulje dënimi me 1.5 vite burg nga Amnistia, reagon Gjykata e Durrësit: E papranueshme!

13:25 - 23/05/26
Demokrati fierak shkon për të votuar: Mos vdeksha derisa të shoh Saliun lart e më lart
Aktualitet

Demokrati fierak shkon për të votuar: Mos vdeksha derisa të shoh Saliun lart e më lart

13:09 - 23/05/26
Pas ‘shkrirjes’ së kupolës drejtuese të policisë së Sarandës, jep dorëheqjen dhe kreu i IKMT në Vlorë
Aktualitet

Pas ‘shkrirjes’ së kupolës drejtuese të policisë së Sarandës, jep dorëheqjen dhe kreu i IKMT në Vlorë

12:56 - 23/05/26
Para
Mashtronte përmes call center, arrestohet shqiptari në Dubai (Emri)

Operacion ndërkombëtar anti-drogë, SPAK kontrolle ne Manzë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas ekstradimit nga Spanja, Lulzim Berisha vendoset në burgun e Durrësit
Aktualitet

Lul Berisha kërkoi ulje dënimi me 1.5 vite burg nga Amnistia, reagon Gjykata e Durrësit: E papranueshme!

13:25 - 23/05/26

Gjykata e Durrësit ka rrëzuar një kërkesë të bërë nga Lulzim Berisha për uljen e dënimit me 1 vit e...

Lexo më shumë
Demokrati fierak shkon për të votuar: Mos vdeksha derisa të shoh Saliun lart e më lart

Demokrati fierak shkon për të votuar: Mos vdeksha derisa të shoh Saliun lart e më lart

13:09 - 23/05/26
Pas ‘shkrirjes’ së kupolës drejtuese të policisë së Sarandës, jep dorëheqjen dhe kreu i IKMT në Vlorë

Pas ‘shkrirjes’ së kupolës drejtuese të policisë së Sarandës, jep dorëheqjen dhe kreu i IKMT në Vlorë

12:56 - 23/05/26
“Përfaqësues i botës së krimit”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Frikacak i pashpresë, po manipulon procesin!

“Përfaqësues i botës së krimit”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Frikacak i pashpresë, po manipulon procesin!

12:33 - 23/05/26
Sa kanë votuar në 3 orët e para të Referendumit për Berishën? PD publikon shifrat dhe numrin e votuesve

Sa kanë votuar në 3 orët e para të Referendumit për Berishën? PD publikon shifrat dhe numrin e votuesve

12:24 - 23/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com