GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Rikthehen burgosjet politike nën regjimin erdoganist të Ramës

në Breaking Views, Editorial, Kryesore2, OP-ED
Kohë leximi: 4 min
A A
Rikthehen burgosjet politike nën regjimin erdoganist të Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot Shqipëria regjistron një të dënuar politik, pasi i kishte lënë pas në vitet ’90.  Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për deputetin Ervin Salianji, duke e dënuar me 1 vit burg për “kallëzim të rremë”.

Kallëzimi që është gjetur “i rremë” nga gjyqtari i urdhëruar, e di gjithë Shqipëria se është i vërtetë: Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka një vëlla mafioz të dënuar për trafik droge, Geron Xhafa, që bënte ligjin në Vlorë dhe i fshihej dënimit që kishte marrë në Itali!

E theksojmë se është dënim politik, jo thjesht se Salianji është politikan, por po ndëshkohet e drejta e lirisë së fjalës, e drejta politike e çdo njeriu për të denoncuar të keqen.    

Nuk është hera e parë që gjykata dënon një politikan në këto vite. Kemi parë dënimin e Taulant Ballës për shpifje ndaj Shkëlzen Berishës, dënimin e Lulzim Bashës për shpifje ndaj Taulant Ballës, i ish-deputetit Artur Roshi për shpifje, Luçiano Boçi i paditur nga Veliaj, madje edhe Sali Berisha është dënuar në gjykatën e shkallës së parë pas padive të Ramës dhe Bolinos. Këto janë kundravajtje penale, ndërsa dënimi penal i Salianjit është me burg!

“Djalli” Edi Rama i ka nxjerrë tashmë kthetrat dhe po kërcënon me burgosje çdo njeri që guxon të thojë të vërtetën. Me veprimet e tij sistematike, Edi Rama ka instaluar në Shqipëri “erdoganizmin” të cilin e ka mësuar nga mjeshtri i tij Erdogan.

Rama është nxënës i bindur i Presidentit të Turqisë, prej të cilit ka huazuar autoritarizmin, taktikat e eliminimit të kundërshtarëve politikë, shuarjen e zgjedhjeve të lira, krijimin e frontit kombëtar të partisë në pushtet me krimin dhe mafien, shpërblimin e krimit të organizuar me poste shtetërore deri me përfaqësim në parlament, zhvleftësimin e Kushtetutës dhe të Gjykatës Kushtetuese.

Rama ka sjellë nga Turqia metodat e provokimit të kundërshtarëve politikë, futjen në kurth të politikanëve, blerjen e mediave dhe manipulimin e vullnetit të popullit, helmimin e opinionit përmes ushtrisë digjitale, kthimin e PS-së në parti totalitare, legalizimin e korrupsionit përmes nënshtrimit të parlamentit dhe institucioneve të pavarura dhe shpërndarjen e të ardhurave në duart e pak oligarkëve.

Tani që Edi Rama lëviz gjithë fijet e këtij sistemi erdoganist, nuk ngurron të dënojë me burg kundërshtarët politikë. I pari është Salianji! Të tjerët janë në radhë.

Askush në partinë e tij nuk ka folur sot për dënimin e deputetit. Madje nuk ka shprehur kënaqësinë as Fatmir Xhafaj. Foli vetëm Edi Rama. Përse? Sigurisht që, në thelb, kërkon të kërcënojë deputetët e tjerë që të mos kallëzojnë në SPAK vjedhjet e tij, lidhjet me krimin. Është e hapur dosja e të vëllait të tij në SPAK, pas denoncimit të Bardhit.

Por duam të ndalemi në një aspekt tjetër të reagimit të tij, që është gjest politik, prezanton një platformë kërcënuese ndaj opozitës.

Njeriu që është kundërshtari më i egër i së vërtetës, doli dhe mbronte “Të vërtetën” (duke nënkuptuar se G.Xhafaj nuk është ashtu si është, edhe nëse merrej me trafik droge, nuk ka gjë të keqe). “Djalli” kërkon t’i imponohet opinionit që të pranohet vetëm një “e vërtetë”, ajo që del nga goja e tij. Ky është autoritarizmi dhe erdoganizmi që na kërcënon të gjithëve.

Vini re, në reagimin e tij të stërgjatë, se si e justifikon dhe e glorifikon Rama të keqen dhe neodiktaturën si vazhdimësi të asaj që i ka lënë trashëgim i ati.

Pas 34 vjetësh, Edi Rama flet me gjuhën e shokut të babait të tij, Xhelil Gjoni. Sekretari i PPSH i quajti ata që hynë në ambasada si “jashtëqitje e kombit”.  Më vitin 2022, për të etiketuar emigrantët, Edi Rama e nxori nga arkivi këtë shprehje dhe e perifrazoi si  “jashtënxjerrje e Kombit”. Sot për të sharë Salianjin dhe opozitën, Kryeministri përdor fjalët “jashtënxjerrjet e gojëve të shthurura”. Ndërsa frymëzimin erdoganist e shpreh duke i quajtur Kuvendin dhe mediat me fjalën turke “Mexhelisi ynë politik e mediatik”. Që sipas tij, abuzojnë me Lirinë e Fjalës. Dhe kush vazhdon kështu, e pret burgu, ishte nënteksti i reagimit të Ramës, i cili e shkroi postimin menjëherë pasi u nda nga takimi me Presidentin Erdogan në Nju Jork.

Më tej Rama shpjegon pse po përdor burgun. “Në këtë vend ku për 34 vjet nuk ka mbetur i gjallë e i vdekur pa u ndotur nga llumi i lumit të atyre jashtënxjerrjeve të përditshme, e ku gjyqet e panumërta për shpifje ndaj politikanëve zgjasin me vite të tëra e pastaj kthehen në pesë me hiç kur shpifësit dënohen me ca gjoba simbolike… lindi një Drejtësi e Re”, deklaron Rama me domethënie kërcënuese.

Burgu është thelbi i sistemit erdoganist që ka vendosur Edi Rama në Shqipëri. Fillimisht me porosi të Erdoganit mbylli kolegjet turke në Shqipëri dhe ekstradoi kundërshtarët e presidentit turk, tani po flet për “jashtënxjerrje” kombëtare dhe “Mexhelis”. Fjalori e Edi Ramës është konform turqishtes së Erdoganit, ndërkohë që vela e pushtetit po e çon drejt “vëllait” të tij politik.

Etiketa: Edi RamaErvin Salianji

Lajme të lidhura

Zjarri masiv në Gjirin e Lalëzit, kryebashkiakja: U evakuuan të gjithë personat që ndodheshin në një kompleks turistik
Aktualitet

Zjarri masiv në Gjirin e Lalëzit, kryebashkiakja: U evakuuan të gjithë personat që ndodheshin në një kompleks turistik

23:29 - 22/09/26
Vihet nën kontroll zjarrri pranë Parkut Arkeologjik të Apollonisë
Aktualitet

Vihet nën kontroll zjarrri pranë Parkut Arkeologjik të Apollonisë

22:06 - 22/09/26
Efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e krimit!
Breaking Views

Efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e krimit!

21:47 - 22/09/26
Para
“Dhëmb për dhëmb me këta horra”/ Berisha: Salianji denoncoi klanin e drogës Xhafaj

“Dhëmb për dhëmb me këta horra”/ Berisha: Salianji denoncoi klanin e drogës Xhafaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arresti i Vlora Hysenit përplas Zhupën me socialistët në Komision: SPAK duhet të shkojë deri te Rama
Aktualitet

Arresti i Vlora Hysenit përplas Zhupën me socialistët në Komision: SPAK duhet të shkojë deri te Rama

11:14 - 23/09/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, është përplasur me përfaqësuesit e mazhorancës në Komisionin e Kulturës lidhur me çështjen e...

Lexo më shumë
PD: Spahiu bën premtime në parlamenti, por dyert e Ministrisë mbeten të mbyllura për qytetarët

PD: Spahiu bën premtime në parlamenti, por dyert e Ministrisë mbeten të mbyllura për qytetarët

10:56 - 23/09/26
Vdekja e 36-vjeçarit që u hodh nga pallati, arrestohet babai i ish bashkëjetueses së tij!

Vdekja e 36-vjeçarit që u hodh nga pallati, arrestohet babai i ish bashkëjetueses së tij!

10:28 - 23/09/26
Arrestimi i  kreut të SHISH, Demokratët Europianë bëjnë apel: Drejtësia të veprojë pa ndërhyrje!

Arrestimi i kreut të SHISH, Demokratët Europianë bëjnë apel: Drejtësia të veprojë pa ndërhyrje!

10:16 - 23/09/26
Progres-Raporti i BE, Xhixho: Nuk ka përmirësim në asnjë nga treguesit kryesorë të demokracisë

‘Mos prisni asgjë nga kjo qeveri’, Xhixho: Prioriteti i Ramës janë aferat, jo shëndetësia publike

10:00 - 23/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com