GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Berisha: Kur pa portretin e tij të bëhej shkrumb e hi, Ramës iu kujtua shtatorja e Enver Hoxhës

20:52 - 09/10/24
në Uncategorized
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha: Kur pa portretin e tij të bëhej shkrumb e hi, Ramës iu kujtua shtatorja e Enver Hoxhës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpra protestuesve është shprehur se Edi Rama kishte marrë në Surrel tri batalione, një të policisë, një të gardës dhe një të ushtrisë ditën e protestës.

FJALA E BERISHËS

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju misionare dhe misionarëve të vërtetë të kauzës së drejtë të çdo shqiptari. Një përshëndetje të përzemërtë oratorëve të fjalës së lirë, që përcjellin tek mbarë shqiptarët të vërtetat e këtij regjimi të bazuar në lidhjet e Edi Ramës me krimin, drogën dhe vjedhjen masive të shqiptarëve.

Një përshëndetje të përzemërt, në emër tuajin zotit Emini, të cilin një patronazhist me uniformë, një narko ofier policie donte ta digjtë të gjallë, ti urojmë shërim të shpejtë.

Përshëndetjet e mia janë edhe ata demokrate dhe demokratë, të cilët pa kryer asnjë krim, përveç protestë për votën e lirë, thirren në narkokomisariate me urdhër të Edi Ramës, i cili kur pa portretin e tij të zi, të bëhej shkrumb e hi, ju kujtua shtatorja e Enver Hoxhës, tek zvarritej rrugëve të qytetit.

Kishte marrë në Surrel tri batalione, një të policisë, një të gardës dhe një të ushtrisë.

Edi Rama të them këtu gjë në botë që të shpëton nga urrejtja, zemërimi i qytetarëve që i ke vjedhur, varfëruar, poshtëruar, i qytetarëve që i ke mashtruar, nuk ka dhe nuk mund të ketë.

Edi Rama sjelljet tua ndaj shqiptarëve janë sjelljet e një armiku të betuar, të qenies së tyre. Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i pas luftës së dytë botërore, është e vërtetë që kreu infanticid, dhe ndaj e quajtën Hitler.

Është e vërtetë se vrau, ekzekutoi mijëra e mijëra, shqiptare e shqiptarë trima sepse guxuan të mbrojnë liritë e tyre, dinjitetin e tyre dhe interesin kombëtar. Është e vërtetë se zhyti në uri miliona shqiptarë, por ti Edi Rama ke bërë zbrazjen më të tmerrshme si një urrejtës i pangopur, në keqësi ndaj shqiptarëve.

Asnjë komb në Evropë nuk është larguar, dëbuar nga vendi i tij në 8 vite, siç janë dëbuar shqiptarët nga regjimi yt.

Miqtë e mi! Këto ditë u hapën dyert e universiteteve. Nga 11 mijë pedagogë e asistent që kishte në vitin 2013, kanë ngelur 5400. Kanë ikur, kanë marrë dherat. Ka shkatërruar inteligjencën, sulmoi si i droguar profesionet e lira. Të dashur miq, ky bastard i bllokut hoxhist tejkalon në disa aspekte etërit e tij mizor.

Si kurrë ndonjëherë në një vend tjetër, Edi Rama për të marrë ryshfetin, për të prerë 30 përqindëshin firmos sot çdo leje ndërtimi në Shqipëri. Kjo është përdhosje e kushtetutës, e ligjeve. Garantoj qeveritë vendore, garantoj shqiptarët se kjo nuk do të ndodhë kurrë më.

Se qeveria vendore do të funksionojë mbi bazën e Kushtetutës dhe Kartë Europiane të Autonomisë Lokale. 

Të dashur miq!  Vetëm 3 muaj më parë njoftoi se shkrihej Komiteti i Ujërave në Shqipëri, një autoritet rregullator i përbërë nga specialistë të fushës.

Krijohet Këshilli Kombëtar me në krye kreun e meduzës Edi Rama. Pra ky do të merret edhe me gjirizet, kanalizimet, ujësjellësat, se si e si të presë gjoba.

Por në botë nuk ka një kryeministër që të jetë kryetar i ujërave të vendit.

Së fundi të dashur miq, ka sjellë dhe ligjin e fundit për ti dhënë goditjen vdekësore universiteteve të vendit.

Ka sjellë ligjin me të cilin shpall veten kryetar i Këshillit Kombëtar Shkencor të Republikës.

Një injorant, një njeri i cili sikur qoftë edhe një nanogram mend të kishte, një vendim të tillë nuk mund ta mirrte kurrë.

Shkenca është e atyre që bëjnë shkencën dhe jo e injorantëve dhe hajdutëve.       

Mirëpo miqtë mi, me këtë ligj, me këtë vendim ai i ka dhënë një goditje fatale universiteteve të vendit, për të cilët liria akademike, nënkupton lirinë e kërkimit shkencor. Është jetike, sa është ajri për zogjtë që fluturojnë.

Në këshillin kombëtar të shkencës, më në krye kryeinjorantin e shkencës, Edi Rama, Lubi Balluku ka tre përfaqësues, përveç vetes dhe dy të tjerë.

Në këtë këshill, korba e korrupsionit Manasterliu, ka tre përfaqësues. Kurse universitete publike të vendit kanë gjithsej 3 përfaqësues.

Kanë gjithësej për shkencën ato të cilat kanë trupat akademike, kanë talentet, kanë studiuesit, ato barazohen të gjithë së bashku me aq sa ka Lubi Balluku, me aq sa ka Korba e covidit dhe ndonjë tjetër.

Miq!

Nuk kanë ekzistuar kurrë në diktaturën moniste të Enver Hoxhës, përqendrime të tilla të pushtetit në duart e një njeriu. Kurrë, kurrë.

Etja e tij për pushtet, është e pakufishme sot.

Duhet ta ndalim, është radha jonë.

Unë ju betohem se as Kim Jong Un i Koresë së Veriut, nuk është kryetar i Këshillit Kombëtar shkencor të Koresë.

Se as Kim Jong Un, diktatori mizor nuk firmos për çdo ndërtim në vendin e tij.

Se as Kim Jong Un, diktatori barbar nuk është kryetar i këshillit të ujërave të Koresë.

Çfarë ndodh me ne miq, bien këmbanët, çdo ditë që kalon është poshtërim për shqiparët.

Çdo ditë që kalon duhet të jemi në betejë, në betejë, në betejë.

Është radha jonë, është radha jonë, është rradha jonë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park
Uncategorized

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park

22:07 - 27/03/26
Ushtruan dhunë ndaj fëmijëve të mitur, në pranga babai, nën hetim nëna
Uncategorized

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, prangoset 39-vjeçari në Berat

10:17 - 27/03/26
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave
Aktualitet

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

14:35 - 25/03/26
Para
Aksidenti në Korçë, drejtuesi i motorit përplaset me murin

Aksidenti në Korçë, drejtuesi i motorit përplaset me murin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com