GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Sot ndeshja kundër Çekisë, formacioni i mundshëm i Shqipërisë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Sot ndeshja kundër Çekisë, formacioni i mundshëm i Shqipërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Katër ditë përgatitje në Tiranë kanë mjaftuar për Silvinjon që të bëjë gati ekipin më të mirë që do të hidhet në fushë mbrëmjen e sotme, për të sfiduar çekët vendës, edhe pse në stërvitjen e fundit, lojtarët që pritet të jenë titullarë janë shkartisur në grupe të ndryshme.

Ndërkohë një lëndim i Asllanit sikur prishi disi planet dhe humorin e Silvinjos, por nuk ishte asgjë shqetësuese dhe mesfushori e kaloi lëndimin (një goditje në këmbën e djathtë) dhe për sot do të jetë gati duke “shtrënguar edhe dhëmbët” po të jetë nevoja.

Me aktivizimin e tij titullar, mesfusha merr formë me Ramadanin dhe Laçin, ndërkohë Nedim Bajrami luan si anësor, pozicion që ka luajtur në ndeshjet e fundit me Kombëtaren.

Në krahun tjetër pritet të jetë Jasir Asani i cili gjithashtu është në një formë të mirë, si në aspektin e të luajturit, po edhe në atë triumfues duke shënuar në ligën përkatëse rregullisht.

Në mungesë të Rei Manajt dhe Armando Brojës, sulmi i Shqipërisë do të udhëhiqet nga Mirlind Daku, një sulmues i fortë në luftën në ajër dhe posedues shumë i mirë i topit.

Ai pritet të luajë ndeshjen e dytë si titullar me Kombëtaren pas takimit me Ishujt Faroe vitin e kaluar. Zëvendësuesi i tij do të jetë Indrit Tuci, i ardhur pas dëmtimit të Myrto Uzunit.

Sakaq, në mbrojtje nuk ka dilema pasi do të luajë Mario Mitaj dhe Elseid Hysaj nga krahët, ndërsa qendra do të formohet me dyshen Ismajli-Kumbulla, njësoj si në ndeshjet e shtatorit, ku të dy mbrojtësit zhvilluan paraqitje shumë të mira dhe për më tepër aktualisht po kalojnë moment shumë pozitiv.

Për ta përfunduar, në portë nga minuta e parë do të jetë Tomas Strakosha, i cili shihet edhe si portieri “Nr. 1” i Kombëtares shqiptare.

Etiketa: kombetarjaShqiperia

Lajme të lidhura

“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes
Sport

“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

14:23 - 21/10/26
Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja
Sport

Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

14:00 - 21/10/26
Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Para
U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Pas daljes nga SPAK, Çyrbja i shkon në zyrë Ulsi Manjës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes
Sport

“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

14:23 - 21/10/26

Armando Sadiku ka njoftuar tërheqjen nga futbolli në moshën 35-vjeçare. Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare zgjodhi të “varë këpucët në gozhdë”,...

Lexo më shumë
Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme

Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme

14:20 - 21/10/26
Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

14:16 - 21/10/26
Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

14:00 - 21/10/26
Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre

Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre

13:45 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com