GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Denoncimi: KESH, 2 miliardë lekë kompanive të sigurimit me tender fiktiv

18:54 - 28/12/21
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncimi: KESH, 2 miliardë lekë kompanive të sigurimit me tender fiktiv
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër ankesë është depozituar pranë Komisionit të Prokurimeve Publike. Këtë herë në skandal është përfshirë KESH ose Korporata Elektroenergjike Shqiptare.

Shkeljen e hapur që ka bërë KESH me tenderin mbi 1. 6milion euro për sigurim asetesh këtë herë e ka denoncuar një nga kompanitë e skualifikuara nga gara pa të drejtë. Kompania “NAIM 2020” Shpk ka denoncuar rastin pranë KPP duke pretenduar se argumentet për largimin nga gara nuk janë bërë komfort ligjit.

Në dokumentin e siguruar nga gijotina. Com, një nga shkeljet që ka nxjerrë pa të drejtë nga lista e konkurrimit firmën në fjalë është fondi limit i tej fryrë, fiktiv. AK nuk ka bërë asgjë publike dhe të detajuar si dhe kush janë asetet. Kjo ankesë i drejtohet specifikisht titullarit të autoritetit Kontraktor KESH Ergys Verdho, për tenderin pa konkurrim ku paguhen miliarda lekë, ndërkohë që kompanitë nuk e mbulojnë vlerën e siguruar të objekteve.

Po ashtu sipas ankimuesit, pra sipas firmës të skualifikuar pa të drejtë nga gara në këtë procedurë prokurimi, KESH ka publikuar dokument tenderi dhe ka hartuar kërkesa diskriminuese për kualifikim, të paargumentuara që nuk nxisin konkurrencën.

Në ankesë gjithashtu theksohet se së pari, referuar vlerës së fondit limit, AK në asnjë rast nuk ka parashikuar në dokumentet e tenderit që kjo procedurë prokurimi është tender i hapur ndërkombëtar, si dhe nuk ka të parashikuar që monedhat për këtë tender do të jenë: Lekë dhe… pra nuk është parashikuar në asnjë vend të dokumenteve të tenderit, ndërkohë që në disa vende parashikon vlerën në euro, por ndërkohë po sipas ankesës nuk ka dhënë dhe nuk ka parashikuar në dokumentet e tenderit vlerën e monedhës ndërkombëtare të zgjedhur prej KESH SHA.

Pra këto vlera janë nxjerrë për fondin limit sipas aseteve të datës 31.12.2019. Skandali në këtë tender pa garë i cili ka shkelur ligjin e konkurrencës është tek fakti që fondi limit që synohet të prokurohej, me këtë vlerë marramendëse, nuk ka patur asnjëherë sigurim. Madje KESH kërkon me ngulm në këtë krizë energjetike të vendit të sigurojë asete të vitit 2019, që nuk kanë kurrfarë amortizimi. Nuk kuptohet përse duhet të jepen miliarda lekë, kur kompanitë ofrojë vetm 3% të vlerës në rast të dëmeve nga tërmetet.

Pra AK ka shpërdoruar fondet publike, në shuma të tilla marramendëse.

Ndër shkeljet ligjore të KESH, që pretendon kompania e skualifikuar pa të drejtë është se KESH në këtë tender ka publikuar që, vlera e fondit limit është 200, 116, 168 Lekë pa TVSH ose 1,657,002 Euro pa TVSH.

Ndërkohë, ky Autoritet Kontraktor e kërkon vlerën e sigurimit të ofertës vetëm në monedhën Lekë.

 Pra kompania lidhur me këtë shkelje nënvizon faktin se autoriteti kontraktor nuk e kupton që kjo nuk është një procedurë kombëtare, por ndërkombëtare.

Në këtë mënyrë, ky autoritet kontraktor kufizon të gjithë operatorët e huaj ekonomikë.

Etiketa: KESHkryesore2

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Bashkia Shkodër bën tenderin 37 mln lekë për sistemimin e rrugëve, përsëri pa garë për të njëjtin operator

Bashkia Shkodër bën tenderin 37 mln lekë për sistemimin e rrugëve, përsëri pa garë për të njëjtin operator

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!
Breaking Views

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!

23:12 - 19/12/25

Mazhoranca do ta zvarrisë heqjen e mandatit për Belinda Ballukun deri pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin...

Lexo më shumë
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

22:44 - 19/12/25
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

22:29 - 19/12/25
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com