GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Kostandin Budurushi prish 75 MLN lekë për kafe, dreka dhe trajnim, paratë ia xhiron Florjan Xhemalajt

13:40 - 14/02/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Kostandin Budurushi prish 75 MLN lekë për kafe, dreka dhe trajnim, paratë ia xhiron Florjan Xhemalajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Trajnim stafi”, është një zë i ri në buxhetin e shoqërive shtetërore ku drejtorët po shpërdorojnë paratë. Janë fonde të vogla sa për “lekë kafeje dhe drekash”! Por fondi i këtyre shërbimeve po rritet çdo vit dhe më tepër, sepse shpërndahen tek miqtë e drejtorëve, pa respektuar asnjë kriter të ligjit mbi prokurimet.

Përpara se të raportojmë shkeljet e ligjit, në fillim duhet të themi se ky shpenzim është i panevojshëm. Nuk ka pse të paguhet edukimi i stafit të ujësjellësit me paratë e qytetarëve! Në vend që të punësohen militantë të PS dhe njerëzit e drejtorëve, duhet të bëhen konkurse ku të fitojnë ata që i kanë certifikatat e duhura, diplomat dhe kualifikimet që kërkohen. Dhe nuk janë pak lekë! 75 milionë lekë dolën nga arka e UKT për trajnime muajin e kaluar. Një vit më parë u prokuruan 40 milionë lekë trajnime.

Tenderi me “Flamur të kuq”

Më konkretisht, administratori i SH.A Ujësjellës Kanalizime Tiranë, Kostandin Budurushi ka urdhëruar tenderin me objekt “Trajnime Stafi për Ukt sh.a.”, ku burimi i financimit janë të ardhurat e UKT sh.a.

Budurushi e ka vendosur fondin limit 6 500 000,00 lekë dhe tenderin e ka shpallur natën e Vitit të Ri, më 31 dhjetor 2024. Nëse shtojmë TVSH, vlera e kontratës shkon në afro 75 milionë lekë. Në fakt,  Agjencia e Prokurimit Publik e njoftoi tenderin më 30 dhjetor 2024, por tenderi ka filluar të nesërmen, sepse UKT ka ndryshuar të dhënat e trajnimeve sipas kërkesës së një operatori ekonomik.

Data e fundit për dorëzimin e dokumenteve  ishte më 10 janar 2025 dhe brenda asaj dite është mbajtur tenderi. Procedura është zhvilluar me vetëm një pjesëmarrës, ndërkohë që oferta ka qenë shumë e lartë, gati 98% e fondit limit. Megjithatë Budurushi nuk e ka anuluar tenderin, por ka vijuar me shpalljen e fituesit më 20 janar 2025. Nxitimi për ta bërë këtë, duke shkelur edhe afatet ligjore, tregon që në krye se tenderi ka qenë me fitues të paracaktuar.

Kështu, më 3 shkurt 2025, Budurushi i ka lidhur kontratë kompanisë “FILARA” shpk me pronar Florjan Xhemalajn. Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin me “Flamurin e kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Brenda vitit trefishohet fondi për kompaninë “FILARA”

Kjo kompani ka trajnuar punonjësit e UKT edhe vitin e kaluar, pra është kliente e vjetër e drejtorëve të Erion Veliajt. Në tenderin e zhvilluar më 18 dhjetor 2023, FILARA ka marrë fondin 2 440 033,00 lekë pa TVSH dhe e ka kryer trajnimin (sipas letrave) në janar 2024. Gjatë këtij trajnimi që është me të njëjtat tema si ky i kontraktuar këto ditë, kanë marrë pjesë 41 persona.

Në tenderin e fundit numri i punonjësve që do të trajnohen është dyfishuar. Sipas dokumenteve të tenderit, numri i punonjësve që do të trajnohen është 83 veta. Ndërsa fondi i vënë në dispozicion është trefishuar!

Por çudia më e madhe është se për çfarë trajnohen. Temat e zgjedhura janë përgjithësisht ato të administratës publike, pa pikë lidhje me punën e Ujësjellës Kanalizimeve.

Sipas këtij dokumenti, 22 veta do të trajnohen për administrim komunikim, 7 veta për administrim/ drejtim, 2 veta për legjislacion, 6 veta për fiskalizim, 6 veta për menaxhim risku, 8 veta trajnim mbi aktet admnistrative, 3 veta për menaxhimin e aseteve, 12 veta për prokurimin publik. Të gjitha këto janë tema mund të trajtohen brenda shoqërisë nga Departamenti Juridik dhe i Prokurimeve, si dhe dega e Financës.

Ky është thjesht një shpërdorim parash. Po nuk mbaron këtu trajnimi. Për të justifikuar gjithë këto lekë futen edhe shpenzime të tjera. Kështu “salla”, sipas kërkesave të tenderit, duhet të ketë 20 veta. UKT ka një seli më të madhe se sa Presidenca e Republikës dhe disponon salla të vërteta, jo klasa me 20 veta. Më tej futen edhe disa sende të tjera për ta zbukuruar trajnimin, si dosje, stilolapsa, bllok shënimesh, axhenda personale, material referues i printuar, Badge me rrip. Dhe qershia mbi tortë vjen me “Coffe breaks” për 18 ditë dhe drekë çdo ditë për 83 persona. Në fund do të jepet “Certifikata” për çdo punonjës.

Kujtojmë se kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, është arrestuar para disa ditëve nga SPAK nën akuzën për korrupsion dhe fshehje të pasurisë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: korrupsionKostandin Budurushitender

Lajme të lidhura

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
Kallëzimi i Nesti Angonit që çoi në qeli Veliajn: I mori shtëpinë biznesmenit, gruan ia bëri zv.ministre

Veliaj nga burgu: E vërteta nuk është ashtu si thotë prokurori i fiksuar pas fustanëve të gruas time

Discussion about this post

TË FUNDIT

EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal
Aktualitet

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25

SPAK ka reaguar pas disa raportimeve se anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë nën përgjim nga Prokuroria e Posaçme. Me...

Lexo më shumë
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com