GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA/ 8 të plagosur në Kolorado, autori thërret “Palestina e lirë” dhe sulmon me molotov turmën

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA/ 8 të plagosur në Kolorado, autori thërret “Palestina e lirë” dhe sulmon me molotov turmën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tetë persona janë plagosur të dielën në Shtetet e Bashkuara, kur një burrë 45-vjeçar bërtiti “Liri për Palestinën” dhe hodhi pajisje ndezëse ndaj një turme në Bolder të Kolorados, ku po mbahej një demonstratë në kujtim të pengjeve izraelite që vazhdojnë të mbahen në Gazë, thanë autoritetet amerikane.

Katër gra dhe katër burra, të moshave ndërmjet 52 dhe 88-vjeçare, janë dërguar në spitale, ka bërë të ditur policia në Bolder. Autoritetet më herët kishin thënë se gjashtë persona ishin plagosur, prej të cilëve njëri ndodhej në gjendje kritike.

“Si rezultat i këtyre fakteve preliminare, është e qartë se ky është akt i shënjuar dhune, dhe FBI po e heton këtë si akt terrorizmi”, tha agjenti special i Byrosë Federale amerikane të Hetimeve (FBI), Mark Michalek, i cili udhëheq operacionet në Denver.

Michalek e identifikoi të dyshuarin si Mohamed Soliman, i cili është shtruar në spital menjëherë pas sulmit, raporton Reuters.

Drejtori i FBI-së, Kash Patel, po ashtu e ka përshkruar incidentin si “sulm të shënjuar terrori”, ndërsa kryeprokurori i Kolorados, Phil Weiser, tha se duket se bëhet fjalë për “krim të urrejtjes, duke marrë parasysh grupin që ishte në shënjestër”.

Shefi i policisë në Bolder, Stephen Redfearn, tha se nuk beson se ka pasur të përfshirë të tjerë.

“Jemi mjaft të sigurt se kemi të dyshuarin e vetëm në arrest”, u shpreh ai.

Sulmi ndodhi në Pearl Street Mall, një qendër e popullarizuar tregtare pranë Universitetit të Kolorados, gjatë një ngjarjeje të organizuar nga Run For Their Lives, një organizatë e përkushtuar për të tërhequr vëmendje për pengjet e rrëmbyera pas sulmit të 2023-tës ndaj Izraelit nga Hamasi, grupi palestinez i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Nëpërmjet një deklarate, grupi tha se që atëherë janë zhvilluar marshe për pengjet çdo javë, “pa ndonjë incident të dhunshëm deri më sot”.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha nëpërmjet një komunikate se viktimat u sulmuan “thjesht sepse ishin hebrenj”, dhe se besonte se autoritetet amerikane do ta vinin para përgjegjësisë “keqbërësin gjakftohtë”.

“Sulmet antisemite nëpër botë janë rezultat i drejtpërdrejtë i shpifjeve kundër shtetit dhe popullit hebraik, dhe kjo duhet të ndalet”, u shpreh ai.

Incidenti ndodhi në mes të tensioneve të rritura në SHBA për shkak të luftës së Izraelit në Gazë, e cila ka nxitur shtim të krimeve urrejtëse antisemtike dhe hapa nga mbështetësit konservatorë të Izraelit, të udhëhequr nga presidenti Donald Trump, për t’i cilësuar protestat propalestineze si antisemite.

Administrata e Trumpit ka arrestuar protestues kundër luftës pa akuza, dhe ka ndërprerë financimin e universiteteve elitare amerikane të cilat kanë lejuar demonstrata të tilla.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, zëvendësshefi i stafit të Trumpit, Stephen Miller, tha se i dyshuari, Soliman, ka qëndruar në SHBA përtej afatit të vizës së tij, dhe ishte lejuar të punonte nga administrata e mëparshme. Ai tha se kjo është dëshmi e mëtejme e nevojës për “rishikim të plotë” të asaj që ai e përshkroi si “emigrim vetëvrasës”.

Departamenti për Siguri të Brendshme i SHBA-së ka thënë se do të prezantojë më shumë informata për të dyshuarin sapo ato të jenë në dispozicion.

Etiketa: KoloradoPalestineSHBA

Lajme të lidhura

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së
Aktualitet

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

10:08 - 29/09/26
Papa Leoni: Armët vetëm sa ushqejnë tensionet, luftërat nuk kanë më kuptim
Botë

Papa Leoni: Armët vetëm sa ushqejnë tensionet, luftërat nuk kanë më kuptim

08:59 - 29/09/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump refuzon armëpushimin 7-ditor me Iranin, bombardimet mund të rinisin pas zgjedhjeve të Nëntorit

15:29 - 26/09/26
Para
Serbia tronditet para Shqipërisë, trajneri shpërthen kundër lojtarëve: Dorëhiqem nëse jam unë problemi!

Serbia tronditet para Shqipërisë, trajneri shpërthen kundër lojtarëve: Dorëhiqem nëse jam unë problemi!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com