GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy kongresmenë republikanë amerikanë, Andy Ogles dhe Marlin Stutzman, propozojnë presidentin e SHBA-së Donald Trump për Çmimin Nobel të Paqes 2025. Në letrën e tyre drejtuar sot Komitetit të Nobelit, ata e cilësojnë Trump si një udhëheqës që ka ulur konfliktet globale, ka ndërmjetësuar marrëveshje paqeje dhe ka hapur rrugë dialogu mes palëve në konflikt.

Nomimi thekson takimin e Trump me presidentin rus Vladimir Putin në Alaska dhe takimin me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe liderët evropianë në Shtëpinë e Bardhë, ku ai premtoi mbështetje për sigurinë e Ukrainës dhe ndërmjetësim për një takim të ardhshëm mes Putinit dhe Zelenskyt.

“Me respekt paraqesim këtë nominim të Presidentit Donald J. Trump për Çmimin Nobel të Paqes, në vlerësim të kontributit të tij konkret për vëllazërinë ndërkombëtare, udhëheqjes së tij në uljen e konflikteve dhe rrezikut të luftës, si dhe përkushtimit për të nxitur dialogun si rrugë drejt pajtimit,” shkruajnë Ogles dhe Stutzman.

“Udhëheqja e tij vendimtare në arritjen e marrëveshjeve historike diplomatike, në uljen e konflikteve globale dhe në ndjekjen aktive të zgjidhjeve paqësore për disa nga mosmarrëveshjet më të vjetra të botës ka sjellë dhe vazhdon të sjellë një botë më paqësore.”

Në letrën e tyre drejtuar Komitetit të Nobelit, republikanët nënvizuan rolin e Trump në organizimin e samitit me Presidentin Vladimir Putin në Alaskë më 15 gusht 2025, të fokusuar në gjetjen e një rruge drejt armëpushimit në Ukrainë, shkëmbimit të të burgosurve, hapjes së korridoreve humanitare dhe marrëveshjeve të ardhshme të sigurisë – një hap i rëndësishëm drejt rihapjes së dialogut të drejtpërdrejtë e konstruktiv.”

Image

Ata gjithashtu vlerësojnë takimin e zhvilluar më 18 gusht 2025 me Presidentin Volodymyr Zelenskyy dhe një numër liderësh evropianë për të diskutuar garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe për të lehtësuar një dialog mes Zelenskyt dhe Putinit me synim paqen e qëndrueshme në rajon.

Përveç përpjekjeve për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë, letra e Ogles dhe Stutzman e vlerëson Trump edhe për arritjen e një marrëveshjeje historike paqeje mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, për angazhimin e tij direkt me liderët rajonalë për konfliktin në Gaza.

Duke e cilësuar Trump si “presidentin e paqes” kongresmeni Stutzman  shton:“Nuk është askush tjetër në botë që e meriton këtë vit Çmimin Nobel më shumë se ai, dhe këtë e kanë njohur tashmë disa liderë botërorë.”

Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë

. Në një intervistë me Fox, ai deklaroi se fundi i luftës midis dy vendeve do ta ndihmonte atë të shkonte në parajsë.

“Dua t’i jap fund. E dini, nuk po humbasim jetë amerikane, nuk po humbasim ushtarë amerikanë. Po humbasim rusë dhe ukrainas, kryesisht ushtarë. Njerëz, pasi raketat godasin vendet e gabuara ose qytetet. Nëse mund të shpëtoj 7,000 njerëz në javë nga vrasja, mendoj se kjo është e mjaftueshme – dua të përpiqem të shkoj në parajsë, nëse është e mundurt”, tha Trump.

Etiketa: Kryesore1LuftepaqeparajseTrump

Lajme të lidhura

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së
Aktualitet

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

10:08 - 29/09/26
Papa Leoni: Armët vetëm sa ushqejnë tensionet, luftërat nuk kanë më kuptim
Botë

Papa Leoni: Armët vetëm sa ushqejnë tensionet, luftërat nuk kanë më kuptim

08:59 - 29/09/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump refuzon armëpushimin 7-ditor me Iranin, bombardimet mund të rinisin pas zgjedhjeve të Nëntorit

15:29 - 26/09/26
Para
Parashikimi i motit, sot temperatura deri në 30 gradë

Moti sot me kthjellime, temperaturat sërish në rritje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com