GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Emërohen 42 gjyqtarë, mbeten bosh edhe 67 poste, më keq Gjykata e Apelit Tiranë

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Emërohen 42 gjyqtarë, mbeten bosh edhe 67 poste, më keq Gjykata e Apelit Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga kjo e enjte 42 gjyqtarë të rinj i shtohen sistemit të drejtësisë në vend, në një moment kur ka nevojë më shumë se kurrë. Të diplomuarit e këtij viti u betuan në një ceremoni të veçantë në ambientet e KLGJ, e cila vetëm një ditë më parë i shpërndau në 11 gjykata të vendit.

Kreu i KLGJ-së, Ilir Rusi, u bëri thirrje gjyqtarëve të rinj që të jenë të ndershëm dhe të mbajnë lart integritetin e profesionit. Rusi u tha gjyqtarëve të rinj se vendimet e tyre do të kenë peshë për shoqërinë dhe drejtësinë në vend. “Çekiçi i fundit është i Zotit”, theksoi ai.

“Tani filloni një rrugëtim të ri, të jesh magjistrat do të thotë të kesh një përgjegjësi të madhe. Është momenti që ju keni një mision. Ju dhe ne në radhë të parë duhet të jemi njerëz. Duhet të keni një barazi të drejtësisë së ligjit dhe drejtësisë hyjnore. Do të jeni vëmendja e të gjithëve, jo ju personalisht, por profesioni juaj. Vendimi që do të merrni ka shumë rëndësi. Krijoni personalitetin tuaj në raport me integritetin. Nëse keni integritet misoni është përmbushur. Mos jini krenar ende për veten tuaj, koha do të tregojë sa krenarë do të jeni. ”, tha Ilir Rusi.

Edhe drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, u shpreh se betimi nuk duhet të jetë vetëm një ceremoni formale, por një zotim që do t’i shoqërojë gjatë gjithë karrierës.

“Besoj se duke njohur kandidatët për të gjitha sakrificat që kanë bërë jam i bindur se betimin nuk do ta konsideroni vetëm si një fjalë, por si një premtim që do t’ju shoqërojë gjatë gjithë jetës. Kur të mblidhemi në të ardhmen do të rikujtoijmë se çfarë kemi besuar te njëri-tjetri. Pres suksese për të gjithë ju”, tha Arben Rakipi.

Me emërimin e magjistratëve të rinj, numri i gjyqtarëve aktivë në sistemin gjyqësor shqiptar shkon në 307, ndërsa në total janë 350 të emëruar. Megjithatë, në shkallë kombëtare vijojnë të mbeten 67 vende vakante në gjykata.

Situata më e rënduar paraqitet në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku nga 78 vende të parashikuara, janë të mbuluara vetëm gjysma , duke ndikuar ndjeshëm në ecurinë e çështjeve. /Report TV

Lajme të lidhura

Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve
Aktualitet

Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve

16:14 - 21/08/26
Aksident i rëndë te “Pushimi i Shoferit”/ Automjeti përplaset me furgonin, disa të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë te “Pushimi i Shoferit”/ Automjeti përplaset me furgonin, disa të plagosur

16:03 - 21/08/26
Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje
Aktualitet

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26
Para
Osmani: Është koha që Ballkani Perëndimor të shihet si potencial e jo si barrë

Osmani: Është koha që Ballkani Perëndimor të shihet si potencial e jo si barrë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve
Aktualitet

Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve

16:14 - 21/08/26

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimi për plagosjen me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër, ngjarje për të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë te “Pushimi i Shoferit”/ Automjeti përplaset me furgonin, disa të plagosur

Aksident i rëndë te “Pushimi i Shoferit”/ Automjeti përplaset me furgonin, disa të plagosur

16:03 - 21/08/26
Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26
Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

14:41 - 21/08/26
Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

14:30 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com