GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Vikingu” Haaland dhe “gjeli” Mbappe gati për aksion! Nuk lejohen gabime nga Norvegjia dhe Franca

në Sport
Kohë leximi: 5 min
A A
“Vikingu” Haaland dhe “gjeli” Mbappe gati për aksion! Nuk lejohen gabime nga Norvegjia dhe Franca
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sonte në mbrëmje, do të zhvillohen dy ndeshje mjaft interesante të fazës 1/32-ave në Kupën e Botës 2026. Konkretisht në 19:00, “AT&T Stadium” do të pres duelin Bregu i Fildishtë – Norvegji.

Të dyja kombëtaret synojnë të shkruajnë histori me kualifikimin në 1/8-at.

Bregu i Fildishtë e mbylli Grupin E në vendin e dytë, duke mbetur pas Gjermanisë vetëm për shkak të rezultatit në përballjen direkte. Fitoret pa pësuar gol ndaj Ekuadorit dhe Kurasaos u siguruan afrikanëve kualifikimin e parë në fazën me eliminim direkt të një Kupe të Botës. Nëse arrijnë të fitojnë edhe këtë sfidë, do të barazojnë numrin e fitoreve të regjistruara në tri pjesëmarrjet e tyre të mëparshme në Botëror.

Historia nuk është shumë në favor të skuadrave afrikane, pasi para këtij edicioni vetëm dy përfaqësuese të kontinentit kishin fituar ndeshjen e tyre të parë në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës, dhe në të dyja rastet pas kohës shtesë. Megjithatë, forma e fundit i jep besim Bregut të Fildishtë, që ka fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit ndërkombëtare, duke regjistruar edhe një barazim.

Nga ana tjetër, Norvegjia humbi mundësinë për ta mbyllur Grupin I në vendin e parë, pasi trajneri Ståle Solbakken bëri plot dhjetë ndryshime në formacion në ndeshjen e fundit ndaj Francës. Vendimi rezultoi në një humbje të thellë 4-1, por tekniku norvegjez e justifikoi zgjedhjen, duke theksuar se kualifikimi ishte siguruar paraprakisht dhe se kishte vendosur të pushonte lojtarët kryesorë.

Para asaj disfate, Norvegjia kishte fituar bindshëm ndaj Senegalit dhe Irakut, ndërsa forma e përgjithshme e skuadrës mbetet mbresëlënëse. Në 19 ndeshjet e fundit, norvegjezët kanë regjistruar 14 fitore, tri barazime dhe vetëm dy humbje, statistika që i bën ata një kundërshtar shumë të rrezikshëm.

Kjo do të jetë përballja e parë në histori mes dy kombëtareve. Norvegjia ka një bilanc pozitiv ndaj skuadrave afrikane, me nëntë fitore, tetë barazime dhe vetëm dy humbje në 19 ndeshje, ndërsa në këtë Botëror mposhti Senegalin me rezultatin 3-2.

Te Bregu i Fildishtë, vëmendja do të jetë te Nicolas Pépé, i cili ka shënuar para minutës së 20-të në katër nga pesë ndeshjet e fundit ndërkombëtare ku ka gjetur rrjetën. Për Norvegjinë, një nga lojtarët për t’u ndjekur është Thelo Aasgaard, që shënoi ndaj Francës dhe i dha fund një serie prej katër golash të skuadrës së tij të realizuar vetëm pas minutës së 60-të.

Sa u përket mungesave, Bregu i Fildishtë mbetet në pritje të rikuperimit të Wilfried Singo, i cili mungoi në fitoren ndaj Kurasaos, ndërsa Norvegjia shpreson të ketë në dispozicion Julian Ryerson, gjendja fizike e të cilit vazhdon të monitorohet.

Statistikat premtojnë një përballje të hapur. Bregu i Fildishtë ka kaluar i pari në avantazh në të tri ndeshjet e këtij Botërori, ndërsa në vetëm dy nga shtatë takimet e fundit të tij kanë shënuar të dyja skuadrat. Në krahun tjetër, gjashtë nga nëntë ndeshjet e fundit të Norvegjisë kanë prodhuar të paktën katër gola, ndërsa në nëntë nga dhjetë sfidat e fundit kanë shënuar të dyja ekipet. Këto statistika lënë të kuptohet se tifozët mund të presin një duel spektakolar për një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës.

Prej orës 23:00 më të Shqipërisë, Franca “përplaset” me Suedinë. Koha që Kylian Mbappe të tregohet vendimtar në fazat më të rëndësishme të këtij kompeticioni me “Gjelat”.

“Gjelat” vijnë si një nga favoritët kryesorë për trofeun, ndërsa Suedia synon të vazhdojë rrugëtimin e saj pas kualifikimit si një nga skuadrat më të mira të vendeve të treta.

Franca ka dhënë një sinjal të fortë gjatë fazës së grupeve, duke fituar të tri ndeshjet dhe duke shënuar plot 10 gola, shifra më e lartë e turneut së bashku me një tjetër kombëtare. Në sfidën e fundit, skuadra franceze triumfoi 4-1 ndaj Norvegjisë, e cila kishte aktivizuar shumë lojtarë rezervë.

Me këtë ecuri, Franca realizoi fazën e parë perfekte të Kupës së Botës për herë të parë që nga Botërori i vitit 1998, kur fitoi trofeun në shtëpi. Për më tepër, francezët kanë shënuar të paktën tre gola në secilën nga katër ndeshjet e fundit në Botëror dhe tani synojnë të bëhen kombëtarja e parë që arrin këtë rekord në pesë ndeshje radhazi. Një sukses tjetër do të nënkuptonte edhe fitoren e shtatë rresht ndaj një kundërshtari evropian në Kupën e Botës.

Suedia, e drejtuar nga Graham Potter, e mbylli Grupin F në vendin e tretë, por arriti të kualifikohej si një nga skuadrat më të mira të këtij pozicioni. Skandinavët vendosën një rekord kombëtar duke shënuar shtatë gola në fazën e grupeve të një Botërori, megjithëse përballë tyre tani është një nga sfidat më të vështira të mundshme.

Historia e përballjeve favorizon Francën, e cila në 23 ndeshje ka regjistruar 12 fitore, pesë barazime dhe gjashtë humbje ndaj Suedisë. Megjithatë, dy takimet mes tyre në fazat finale të Kampionatit Evropian përfunduan pa fitore për francezët: barazim 1-1 në vitin 1992 dhe sukses 2-0 i Suedisë në vitin 2012.

Statistikat tregojnë se Franca po kalon një moment të jashtëzakonshëm në sulm. Ajo ka shënuar të paktën dy gola në 15 nga 16 ndeshjet e fundit, ndërsa në shtatë nga tetë sfidat e fundit kanë realizuar të dyja skuadrat. Edhe ndeshjet e Suedisë kanë qenë spektakolare, pasi shtatë nga nëntë përballjet e fundit kanë prodhuar më shumë se 3.5 gola, ndërsa në nëntë takimet e fundit kanë shënuar të dyja ekipet.

Vëmendja te Franca do të jetë tek Ousmane Dembélé, i cili realizoi një tregolësh në pjesën e parë ndaj Norvegjisë, duke u bërë futbollisti i parë që arrin këtë sukses në një Botëror që nga Oleg Salenko në vitin 1994. Në anën tjetër, Anthony Elanga synon të bëhet lojtari i parë suedez që shënon në tri paraqitje radhazi në Kupën e Botës që nga viti 1994.

Sa u përket mungesave, Franca shpreson të rikuperojë William Saliba, i cili mungoi në ndeshjen ndaj Norvegjisë. Ndërkohë, Suedia është në pritje të gjendjes së Isak Hien dhe Victor Lindelöf, të cilët u zëvendësuan për shkak të dëmtimeve në sfidën e fundit.

Me formën që po kalon Franca dhe aftësinë sulmuese të të dyja skuadrave, pritet një përballje me ritëm të lartë, ku suedezët do të përpiqen të sfidojnë një nga pretendentët kryesorë për fitimin e Kupës së Botës 2026.

 

Etiketa: FranceNorvegji

Lajme të lidhura

IFFHS shpall Lionel Messin lojtarin më të mirë të Kupës së Botës 2026
Sport

IFFHS shpall Lionel Messin lojtarin më të mirë të Kupës së Botës 2026

14:21 - 22/07/26
Botërori 2034 në Arabi mund të shtyhet për në 2035-ën, shkak bëhen temperaturat dhe Ramazani
Sport

Botërori 2034 në Arabi mund të shtyhet për në 2035-ën, shkak bëhen temperaturat dhe Ramazani

11:22 - 22/07/26
‘Nuk do t’i rruash flokët?’/ Princesha e Spanjës vë në siklet Ferran Torres
Sport

‘Nuk do t’i rruash flokët?’/ Princesha e Spanjës vë në siklet Ferran Torres

10:38 - 22/07/26
Para
Paraguai e shpalli ditën e sotme festë kombëtare pas fitores historike ndaj Gjermanisë

Paraguai e shpalli ditën e sotme festë kombëtare pas fitores historike ndaj Gjermanisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK mbyll hetimet për 9 të pandehur të dosjes “Metamorfoza”, çështja dërgohet për gjykim në GJKKO
Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për 9 të pandehur të dosjes “Metamorfoza”, çështja dërgohet për gjykim në GJKKO

15:15 - 22/07/26

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të pandehurish në...

Lexo më shumë
Fatura “Becchetti” mbi xhepat e shqiptarëve, 10.3 milionë euro vetëm për avokatët

Fatura “Becchetti” mbi xhepat e shqiptarëve, 10.3 milionë euro vetëm për avokatët

15:01 - 22/07/26
Pas dështimit për t’u bërë gjyqtare, motra e Belinda Ballukut pritet të emërohet në krye të ASD-së

Pas dështimit për t’u bërë gjyqtare, motra e Belinda Ballukut pritet të emërohet në krye të ASD-së

14:43 - 22/07/26
IFFHS shpall Lionel Messin lojtarin më të mirë të Kupës së Botës 2026

IFFHS shpall Lionel Messin lojtarin më të mirë të Kupës së Botës 2026

14:21 - 22/07/26
Gjendet i pajetë në det peshkatari 61-vjeçar, dyshohet se u mbyt gjatë stuhisë

Gjendet i pajetë në det peshkatari 61-vjeçar, dyshohet se u mbyt gjatë stuhisë

13:51 - 22/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com