GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Qeveria shqiptare varros sportin, ndërpret çdo lloj financimi për të!

në Opinion, Politikë, Sport
Kohë leximi: 5 min
A A
Qeveria shqiptare varros sportin, ndërpret çdo lloj financimi për të!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Gerti Çarçani

Nuk ka më lekë për sportin, përveç “pensionit-buxhetor” vjetor për federatat sportive.

4 milionë eurot e Kayne Uest, kanë qenë fundi për sportin, në të gjitha prioritetet e tij, për një alokim të mundshëm financimi, kërkuar së fundmi nëpërmjet Ministrisë përkatëse nga federatat sportive dhe KOKSH.

Qeveria shqiptare e hodhi poshtë dhe nuk e mori aspak në konsideratë këtë kërsë-alokimi të buxhetit, por indirekt ftoi një komunitet të tërë sportiv që në vijimësi ti bashkohet Bulevardit të Flamingove, pasi hodhi poshtë me refuzim spektakolar aktin normativ kërkues të jo pak institucioneve të sportit për rishikim të Buxhetit.

Nga futbolli, te KOKSH, nga mundja te skitë, nga ekipet sportive te Lojërat Mesdhetare e deri te mungesa e stopimi i fondeve për infrastrukturën e Europianit U-21, për të shkuar deri te shpërblimet e medaljeve të sportistëve medalierë në kompeticionet europiane, të marra, por të padhëna ende.

Qeveria nuk e gjykoi të udhës këtë propozim, duke mos I hapur rrugë miratimit të aktit normativ.

Mesa duket Lekët “kishin mbaruar” kohë më parë me koncertin e Kayne Uest (4 milionë euro), apo edhe te financimi i padelit (2.2 milionë euro).

Edi Rama dhe Qeveria e tij, nuk e hodhi këtë hap për një shtesë të mundshme (me akt normativ) në buxhetin e shtetit për sportet.

Arsyet i di vetëm ai, në mos ai, korraca burokrate poshtë tij që I kanë argumentuar se pse sportit duhet ti mbyllet rubineti i oksigjenit financiar që kërkon.

Njëherësh Ministria nuk ka përfshirë më këtë kërkesë Lojërat Olimpike Mesdhetare që pritet të mbahen këtë gusht në Taranto, por edhe vazhdimin e projektit “Ekipet Sportive” që ka qenë “bizhuja” e vetë Ramës që në startin e tij.

Koncerti i shifrave të frikshme i ka dhënë një grusht të madh sportit në vend, por njëherësh ka rritur pritshmëritë për ti sjellë në Bulevard shumë shpejt një masë të madhe sportive, së cilës Qeveria Shqiptare i mbylli derën, për të mos lënë një dritë jeshile, apo qoftë edhe një mundësi dakordësimi, në mënyrë që eventet e planifikuara të mos I vrasin federatat përkatëse, por ta gjejnë suportin e shtetit edhe më vonë. Draft-Akti është kaluar në sirtarin e qetësisë së “ruajtjes” së parasë publike nga “gllabëruesit” që duan ta marrin. E teksa për një koncert u zunë “me grushta” se kush do e conte i pari në Qeveri kërkesën për alokim fondi, për sportin përgjigja ishte e qartë: Mu hiqni sysh, se nuk ju llogaris fare!

Por çfarë konkretisht është kërkuar dhe është rrëzuar në Aktin Normativ:

  1. Kampionati Europian UEFA U-21 në Shqipëri –

Vlera e kërkuar: 300.000.000 leke, dhe ky fond kërkohet për vijimin e investimeve dhe detyrimeve infrastrukturore.

  1. World Football Summit Tirana (Samiti Botëror I futbollit ne Tiranë)

Vlera e kërkuar: 40.000.000 lekë – Një aktivitet që pritet të sjellë deri në 500 pjesëmarrës ndërkombëtarë në Tiranë, ku vetë FSHF do të shtojë pjesën e 10.000.000 lekë për këtë event. Me këtë bllokim humbet mundësia e organizimit të një eventi global në Tiranë, e ekspozimit mediatik, si dhe diplomacisë sportive.

  1. Shpërblimet për sportistët e nivelit të lartë dhe trajnerët

Vlera e kërkuar: 40.000.000 lekë – Kjo kërkesë është një detyrim I lidhur me kuadrin normativ ekzistues, si edhe me rezultatet konkrete të sportistëve në kompeticionet ndërkombëtare. Ky bllokim çon direct në moszbatimin e VKM-së nr.789/2021

  1. Lojërat Mesdhetare 2026 në Itali

Vlera e kërkuar: deri ne 30 milionë lekë të reja – Kërkesa bëhet për përgatitjet e ekipit sportive shqiptar për mesdhetaret e futbollit, që planifikohej të ishte deri në 150 persona, dhe tashmë me mosmarrjen në konsideratë të kërkesës në bllok, do të reduktohet ndjeshëm deri në 100 persona. (e papërfshirë në project-alokim fondi)

  1. Federata Shqiptare e Skive

Vlera e Kërkuar: 50.000.000 lekë – Kjo kërkesë lidhet për sezonin sportiv 2026-2027, si dhe pjesëmarrjen e ekipit kombëtar në aktivitetet ndërkombëtare të skive alpine, përfshirë lojërat Olimpike “Milano Cortina 2026”, si dhe për Botërorin e 2027-tës në Crans Montana të Zvicrës.

  1. Federata Shqiptare e Peshëngritjes

Vlera e Kërkuar: 15.300.000 lekë – Kjo kërkesë lidhet me Europianin Junior të këtij sporti për moshën U-23, që është planifikuar të zhvillohet në Durrës në datat 11-20 tetor të këtij viti, ku priten mbi 900 sportistë.

  1. Federata Shqiptare e Mundjes

Vlera e Kërkuar: 22.338.364 lekë – Kërkesa lidhet për mbulimin në prill të shpenzimeve të Europianit për të rritur, ku në Shqipëri erdhën mbi 900 sportistë, trajnerë e zyrtarë. Mungesa e fondeve lidhet më cënimin e raporteve me UËË dhe risku reputacional për marrjen e eventeve të tjera.

  1. Federata Shqiptare e Volejbollit – Beach Volley

Vlera e kërkuar: 295.400 euro – Kërkesa lidhet me zhvillimin e 7 turneve ndërkombëtarë në qytete të ndryshme bregdetare.

  1. Rritja e mbështetjes për Federatat Sportive Olimpike

Vlera e kërkuar: 100.000.000 lekë – Gjatë marsit është realizuar shpërndarja e Grantit për Federatat Olimpike dhe kërkesa lidhet për fond për mbulimin e grumbullimeve, përgatitjeve të sportistëve të nivelit të lartë, për lojërat olimpike.

  1. Financimi shtesë sërish për FSHF për organizimin e “SOCCA EURO 2026”, ku Shqipëria u promovua si destinacion ndërkombëtar, duke forcuar pozicionimin e vendit në hartën europiane të Eventeve sportive.
  2. Agjensia e Shërbimit të Sportit

Vlera e kërkuar: 2.000.000 lekë – Kërkesë për mbështetjen e ekipeve kombëtare në eventet ndërkombëtare europiane e botërore.

Kjo ishte edhe kërkesa që Ministria I dergoi Institucionit të linjës, asaj të Financave dhe më tej Qeverisë Shqiptare, por një kërkesë e tillë nuk është marrë në konsideratë nga Qeveria, apo thënë më ndryshe, shteti i ka vënë drynin financimit  për sportin, në të gjitha destinacionet bazike sportive që do të prodhonin imazh ndërkombëtar sportiv, dhe tashmë me bllokimin e tyre, si pasojë do të kenë humbje të përfitimeve nga turizmi sportiv.

  1. Vlen te theksohet fakti se Ministria në këtë kërkesë për alokim fondi nuk ka dërguar zërin për ekipet sportive në Shkolla për sezonin e ri që aktivizon dhe mban në aktivitet sportive gjithëvjetor mbi 12.300 fëmijë në rang kombëtar për volejbollin e basketbollin, mbi 400 trajnerë dhe 100 koordinatorë. Projekt i Qeverisë Shqiptare, nën kujdesin direkt të Kryeministrit të vendit.

Kërkesa e refuzuar do ti hapte rrugën, dhe do të zhbllokonte disa arterie financiare të federatave përkatëse në planin ndërkombëtar të eventeve që kishin dhe që kanë në plan të organizojnë në Shqipëri. Por, duket fare qartë që koncerti 4 milionësh i këngëtarit ka zbythur tërë pjesën e sportit, duke bërë që Qeveria ti japë një mesazh të pastër e të qartë lëvizjes sportive në vend:

VRAFSHI VETEN, vdisni se nuk më rruhet fare, po fare!

Dhe në fakt kështu është. Kryeministri duhet ta lexojë ndryshe një kërkesë të tillë, sepse edhe te sporti ka besë, dhe japin besë. Dhe provat I kanë dhënë. Ndikimin e parë dhe direkt në shtet, apo te Kryeministri duhet ta jepte edhe Kryetari I Grupit Parlamentar, Taulant Balla, si një supporter I futbollit, fans i flaktë i tij. Ishte momenti të bënte diçka, është përherë momenti të bëjë sërish një lëvizje sepse sporti nesër nuk do luajë më në mbrojtje 5-4-1, por do të hidhet në sulm me një 4-3-3, që do të prodhojë shumë gola.

Kjo zbythje që shteti i bëri sportit tani në raport me 4 milionët e Kayne Ëest ishte dhe shpulla më e madhe dhënë për një komunitet të madh sportiv, që nesër mund ta shikosh e gjesh aty ku nuk do dëshiroje kurrë të ishte…

 

Etiketa: financimqeveriaSport

Lajme të lidhura

Protestat kundër qeverisë, Mevlan Shanaj kritikon artistët: Heshtja të bën bashkëfajtor
Aktualitet

Protestat kundër qeverisë, Mevlan Shanaj kritikon artistët: Heshtja të bën bashkëfajtor

18:19 - 26/07/26
Interi konfirmon dëmtimin e Kristjan Asllanit, rrezikon të humbasë turneun në Azi
Sport

Interi konfirmon dëmtimin e Kristjan Asllanit, rrezikon të humbasë turneun në Azi

18:10 - 26/07/26
Messi mungon sërish në “All-Star” të MLS, por këtë herë shmang pezullimin
Sport

Messi mungon sërish në “All-Star” të MLS, por këtë herë shmang pezullimin

17:39 - 26/07/26
Para
Messi mungon sërish në “All-Star” të MLS, por këtë herë shmang pezullimin

Messi mungon sërish në “All-Star” të MLS, por këtë herë shmang pezullimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestat kundër qeverisë, Mevlan Shanaj kritikon artistët: Heshtja të bën bashkëfajtor
Aktualitet

Protestat kundër qeverisë, Mevlan Shanaj kritikon artistët: Heshtja të bën bashkëfajtor

18:19 - 26/07/26

Ndërsa qytetarët protestojnë prej rreth dy muajsh kundër qeverisë, aktori, regjisori dhe producenti i njohur Mevlan Shanaj ka ngritur shqetësimin...

Lexo më shumë
Interi konfirmon dëmtimin e Kristjan Asllanit, rrezikon të humbasë turneun në Azi

Interi konfirmon dëmtimin e Kristjan Asllanit, rrezikon të humbasë turneun në Azi

18:10 - 26/07/26
Flamuri i kuq ngrihet në plazhet e Vlorës, era dhe dallgët detyrojnë pushuesit të largohen

Flamuri i kuq ngrihet në plazhet e Vlorës, era dhe dallgët detyrojnë pushuesit të largohen

18:01 - 26/07/26
Messi mungon sërish në “All-Star” të MLS, por këtë herë shmang pezullimin

Messi mungon sërish në “All-Star” të MLS, por këtë herë shmang pezullimin

17:39 - 26/07/26
Qeveria shqiptare varros sportin, ndërpret çdo lloj financimi për të!

Qeveria shqiptare varros sportin, ndërpret çdo lloj financimi për të!

17:03 - 26/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com