GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Polonia rrëzon ligjin: Jo njohjes së martesave të të njëjtit seks

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Polonia rrëzon ligjin: Jo njohjes së martesave të të njëjtit seks
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata më e lartë e Polonisë, Gjykata Kushtetuese, rrëzoi një ligj që do të çonte në njohjen ligjore të bashkëshortëve të të njëjtit seks, të cilët janë martuar në shtete të tjera anëtare të BE-së dhe më pas janë vendosur në Poloni.

Qeveria polake kishte ndërmarrë hapa për t’iu përshtatur një vendimi të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, sipas të cilit Polonia, një vend me shumicë katolike që nuk i lejon martesat e të njëjtit seks brenda territorit të saj, duhet të paktën të njohë martesat e lidhura në vende të tjera të BE-së. Vendimi unanim i Gjykatës Kushtetuese të Polonisë mund të shkaktojë një përplasje kompetencash mes saj dhe BE-së.

Çfarë vendosi Gjykata Kushtetuese e Polonisë?

Gjykata Kushtetuese e Polonisë deklaroi se një dispozitë ligjore, e cila do të lejonte regjistrimin në regjistrin civil polak të martesave të të njëjtit seks të lidhura në vende të tjera të Bashkimit Evropian është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Në deklaratën e saj gjykata tha se vendimi ishte unanim dhe përfundimtar dhe se martesat e të njëjtit seks të kryera në vende të tjera të BE-së nuk mund të regjistrohen në regjistrat civilë të Polonisë, siç ishte planifikuar më parë.

Gjykata argumentoi se procedurat për “përgatitjen dhe lëshimin e certifikatave për martesa të lidhura jashtë vendit që nuk përbëjnë një lidhje midis një gruaje dhe një burri” janë në kundërshtim me Nenin 92, paragrafi 1 dhe me Nenin 18 të Kushtetutës së Republikës së Polonisë.

Neni 18 i Kushtetutës e përcakton se “martesa si një bashkim midis një burri dhe një gruaje, si dhe familja, mëmësia dhe prindërimi, gëzojnë mbrojtjen dhe kujdesin e Republikës së Polonisë.” Me fjalë të tjera, ky nen e përkufizon martesën si një institucion heteroseksual dhe e vendos rregullimin e saj nën juridiksionin e shtetit polak.

Kurse Neni 92, paragrafi 1, parashikon se rregulloret duhet të nxirren nga organet e përcaktuara në Kushtetutë.

Gjykata nuk dha shpjegime të hollësishme në deklaratën e saj të shkurtër, por vendimi sugjeron se gjyqtarët vlerësuan se urdhri i Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian cenon kompetencat e Polonisë për të përcaktuar politikat e saj mbi familjen dhe martesën.

Kërkesa e GJDBE-së

Vendimi i Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GJDBE) i nëntorit 2025 nuk kërkonte që Polonia të legalizonte martesat e të njëjtit seks dhe as që t’i njihte juridikisht këto çifte si bashkëshortë sipas ligjit polak.

Megjithatë përcaktonte se një çift i të njëjtit seks që ishte martuar ligjërisht në një shtet tjetër të BE-së dhe që më pas ushtronte të drejtën e lëvizjes së lirë dhe të qëndrimit në një vend tjetër anëtar, dhe vendosej në Poloni, duhej ta regjistronte statusin e martesës në regjistrin e gjendes civile, nëse kjo ishte mënyra e vetme për të garantuar të drejtat dhe përfitimet që lidhen me statusin martesor në atë vend.

Çështja u ngrit nga dy burra, një shtetas polak dhe një shtetas me nënshtetësi të dyfishtë gjermano-polake, të cilët u martuan ligjërisht në Gjermani në vitin 2018, ku edhe jetonin, dhe më pas u zhvendosën në Poloni në vitin 2019.

Në mars Gjykata Supreme Administrative e Polonisë vendosi se ky hap “nuk cenon identitetin kombëtar” dhe as nuk ndërhyn në kompetencën e Polonisë për të përcaktuar vetë ligjet e saj për familjen dhe martesën. Si rrjedhojë, qeveria polake miratoi legjislacionin përkatës në muajin maj dhe ai pritej të hynte në fuqi në fund të gushtit.

Por partia opozitare e djathtë Ligj dhe Drejtësi (PiS) e dërgoi këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese, e cila vendosi përfundimisht kundër këtij ligji. Gjykata Kushtetuese e Polonisë dhe institucionet gjyqësore të BE-së janë përplasur edhe më parë, veçanërisht për shkak të debatit shumëvjeçar mbi emërimin e gjyqtarëve të rinj gjatë periudhës kur PiS ishte në pushtet. Kritika më e fundit e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë ndaj gjykatës më të lartë polake u bë në dhjetor të vitit të kaluar.

Polonia, ku rreth 70% e popullsisë identifikohet si katolike, është një nga katër vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk lejojnë as martesat e të njëjtit seks dhe as bashkimin civil të tyre. Tre vendet e tjera janë Bullgaria, Rumania dhe Sllovakia./DW

Etiketa: MartesaPoloni

Lajme të lidhura

Tentoi të largohej nga trafiku i drogës, shqiptarit i bëjnë atentat dy bashkëatdhetarët
Aktualitet

Tentoi të largohej nga trafiku i drogës, shqiptarit i bëjnë atentat dy bashkëatdhetarët

10:29 - 29/07/26
Italia ul taksën e naftës, synon të frenojë rritjen e çmimeve të karburanteve
Botë

Italia ul taksën e naftës, synon të frenojë rritjen e çmimeve të karburanteve

09:52 - 29/07/26
SHBA-ja dhe Franca përplasen në OKB, delegacioni amerikan braktis mbledhjen
Botë

SHBA-ja dhe Franca përplasen në OKB, delegacioni amerikan braktis mbledhjen

14:02 - 28/07/26
Para
Këshilli i Europës kundër skenarëve të qeverisë shqiptare për centralizimin e pushtetit vendor

Këshilli i Europës kundër skenarëve të qeverisë shqiptare për centralizimin e pushtetit vendor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tentoi të largohej nga trafiku i drogës, shqiptarit i bëjnë atentat dy bashkëatdhetarët
Aktualitet

Tentoi të largohej nga trafiku i drogës, shqiptarit i bëjnë atentat dy bashkëatdhetarët

10:29 - 29/07/26

Një tentativë vrasjeje me armë zjarri, që tronditi Miranon mbrëmjen e 1 korrikut, ka çuar në arrestimin e dy shqiptarëve...

Lexo më shumë
Dinamo e Ilir Dajës zbret sonte në fushë për ndeshjen e radhës në Conference League

Në “Elbasan Arena” vetëm për kualifikim, Dinamo e Ilir Dajës luan nesër ndeshjen përballë Aluminij

10:12 - 29/07/26
Italia ul taksën e naftës, synon të frenojë rritjen e çmimeve të karburanteve

Italia ul taksën e naftës, synon të frenojë rritjen e çmimeve të karburanteve

09:52 - 29/07/26
Shqipëria rezulton më e shtrenjtë se Europa edhe për veshjet

Shqipëria rezulton më e shtrenjtë se Europa edhe për veshjet

09:38 - 29/07/26
Këshilli i Europës kundër skenarëve të qeverisë shqiptare për centralizimin e pushtetit vendor

Këshilli i Europës kundër skenarëve të qeverisë shqiptare për centralizimin e pushtetit vendor

09:07 - 29/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com