Dinamo do të zhvillojë ditën e nesërme, ndeshjen e kthimit përballë Aluminij, i vlefshëm për turin e dytë të Conference League. Pas barazimit 1-1 në tokën sllovene, kryeqytetasit do të presin rivalin e tyre në stadiumin “Elbasan Arena”, me sfidën që është përcaktuar për t’u nisur në orën 21:00.
Për këtë përballje, trajneri Ilir Daja do t’i ketë të gjithë në dispozicion. Krahas kësaj, fakti që ndeshja luhet në shtëpi, i jep më shumë shtysë dinamovitëve që të tentojnë gjithçka në fushë për të bërë realitet kalimin më tutje.
Optimizmi mbetet i lartë dhe për sa kohë në stol është pikërisht Daja, një ekspert në këto nivele madhore europiane, Dinamo mund të kalojë edhe këtë pengesë për të prekur raundin e tretë.










Discussion about this post