GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Nga kafeja te gazi e perimet, produktet që u shtrenjtuan më shumë në qershor

në Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çmimet e pjesës më të rëndësishme të produkteve bazë të konsumit, kafeja, perimet dhe bulmetit u rriten shumë më tepër se mesatarja e përgjithshme e çmimeve në muajin qershor 2026. Limonët, kafeja e bluar, gazi i lëngshëm dhe vera shënuan rritjet më të forta në krahasim, ndërsa konservat e peshkut, sheqeri dhe birra u shitën më lirë se një vit më parë, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave për çmimet mesatare të konsumit për artikujt kryesore të shportës. Nga 45 artikujt e analizuar, 28 shënuan rritje të çmimit, ndërsa 16 ulje të çmimit.

Limonët u shtrenjtuan me 23.5%, kafeja me 14.6%

Rritjen më të lartë vjetore e shënoi çmimi i limonëve. Një kilogram limonë kushtoi mesatarisht 253.6 lekë në qershor 2026, nga 205.4 lekë në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Çmimi u rrit me 48.2 lekë për kilogram, ose 23.5%. Kafeja e bluar ishte një tjetër produkt me rritje të ndjeshme. Çmimi për 100 gramë arriti në 169.2 lekë, nga 147.6 lekë një vit më parë, me 14.6% rritje. Gazi i lëngshëm, që u shtrenjtua me 12.4%, si rrjedhojë e ndryshimeve në tregjet ndërkombëtare nga lufta në Iran. Çmimi mesatar për litër ishte 64.4 lekë muajin e kaluar.

Vera u shtrenjtua me 11.2%. Një shishe 0.75 litra kushtoi mesatarisht 756.9 lekë, nga 680.8 lekë në qershorin e vitit të kaluar, ose 76.1 lekë më shumë.

Rritje mbi mesataren e peshkut, kastravecëve dhe specave dhe kosit

Të dhënat e INSTAT tregojnë se çmimet e prodhimeve të stinës u rriten mbi mesataren e inflacioni 3.2 % në qershor 2026. Çmimi i kastravecëve u rrit me 9.9%, duke arritur në 97.6 lekë për kilogram. Specat u shtrenjtuan me 8%, duke arritur në 137 lekë për kilogram, nga 126.8 lekë një vit më parë.

Peshku i freskët kushtoi mesatarisht 923.1 lekë për kilogram, nga 851.8 lekë në qershor 2025 me rritje 8.4%.

Çmimi i kosit natyral u rrit me 6.9%, duke arritur në 192.5 lekë për kilogram në qershor 2026, ndërsa vezët u shtrenjtuan me 5.2%. Vaji i ullirit u shit mesatarisht me 839.2 lekë për litër, nga 798.9 lekë një vit më parë, duke shënuar rritje me 40.3 lekë ose 5%. Ullinjtë u shtrenjtuan me 4.5%, mollët me 4%, gjiza me 3.8% dhe mishi i derrit me 3.6%.

Mishi nuk ndalon rritjen

Në grupin e mishit, rritja më e lartë u regjistrua te mishi i derrit, çmimi i të cilit arriti në 687.1 lekë për kilogram, nga 663.4 lekë në qershor 2025, ose 3.6%. Mishi i pulës u shtrenjtua me 2.1%, ndërsa mishi i qengjit, dashit dhe kecit kushtoi mesatarisht 2% më shumë se një vit më parë në qershor. Me të njëjtën normë, prej 2%, u shtrenjtua edhe proshuta, ndërsa kremviçet u rritën me 1.9% dhe sallami me 0.8%. Çmimi i mishit të viçit mbeti i pandryshuar, në 1,235.8 lekë për kilogram.

Konservat e peshkut dhe sheqeri me uljen më të fortë.

Rënien më të madhe të çmimit e shënuan konservat e peshkut. Çmimi mesatar për 100 gramë zbriti në 164.7 lekë, me një ulje 19.6% nga qershori 2025. Sheqeri u lirua me 12.9%. Një kilogram kushtoi mesatarisht 90.6 lekë, nga 104 lekë në qershor 2025. Birra shënoi një ulje prej 8.9%, me çmimin mesatar për gjysmë litri dhe zbriti në 158.6 lekë. Gjalpi u lirua me 3.8%. Çmimi i orizit ra me 3.5%, ndërsa ai i vajit të lulediellit me 2.5%. Rënie pati edhe për makaronat dhe pijet joalkoolike me gaz, me nga 1.8%, qumështin e freskët me 1.3%, patatet me 1.2% dhe portokallet me 1.1%. Djathi i bardhë u lirua me 0.7%, djathi kaçkavall me 0.6% dhe fasulet me 0.5%.

Eurodiezeli shtrenjtohet, benzina mbetet e qëndrueshme

Në grupin e karburanteve, eurodiezeli shënoi rritje të çmimit, ndërsa benzina mbeti pothuajse në të njëjtin nivel me një vit më parë. Çmimi mesatar i eurodizelit u rrit nga 173.1 lekë në 180.1 lekë për litër, ose me 7 lekë dhe 4%. Benzina kushtoi mesatarisht 172.7 lekë për litër, nga 172.9 lekë në qershor 2025, me një rënie të papërfillshme prej 0.1%. Çmimet në këtë grup u ndikuan nga lufta në Iran, ku për shkak të bllokimit të ngushticës së Hormuzit furnizimi me naftë i tregjeve globale nga lindja e mesme u vështirësua duke ndikuar në rritjen e çmimeve./Monitor

 

Etiketa: produkteqershor

Lajme të lidhura

Kapen me 30 kg kokainë, vihen në pranga shqiptari dhe italiani
Uncategorized

‘Më jep paratë ose do vdesësh’/ I mori mikut të tij 30 mijë euro, arrestohet shqiptari në Itali

13:45 - 29/07/26
Protestat kundër qeverisë, Mevlan Shanaj kritikon artistët: Heshtja të bën bashkëfajtor
Aktualitet

Protestat kundër qeverisë, Mevlan Shanaj kritikon artistët: Heshtja të bën bashkëfajtor

18:19 - 26/07/26
Interi konfirmon dëmtimin e Kristjan Asllanit, rrezikon të humbasë turneun në Azi
Sport

Interi konfirmon dëmtimin e Kristjan Asllanit, rrezikon të humbasë turneun në Azi

18:10 - 26/07/26
Para
Tragjedia në Shkodër, gjendet një trup i dytë i pajetë. Brenda ndodheshin nëna me dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, gjendet një trup i dytë i pajetë. Brenda ndodheshin nëna me dy fëmijët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Baneri në stadium “Kosova është Serbi”, UEFA nuk merr asnjë vendim për klubin
Aktualitet

Baneri në stadium “Kosova është Serbi”, UEFA nuk merr asnjë vendim për klubin

17:03 - 29/07/26

UEFA nuk ka marrë asnjë masë disiplinore ndaj Larne dhe Crvena Zvezdës pas incidentit të ndodhur në ndeshjen e javës...

Lexo më shumë
Konflikt mes dy të rinjve në Durrës, njëri prej tyre përfundon në spital

Konflikt mes dy të rinjve në Durrës, njëri prej tyre përfundon në spital

16:55 - 29/07/26
UEFA sulmon zyrtarisht FIFA-n pas ultimatumit: Nuk mund ta përdorë sportin për të pasuruar veten dhe miqtë e saj

UEFA sulmon zyrtarisht FIFA-n pas ultimatumit: Nuk mund ta përdorë sportin për të pasuruar veten dhe miqtë e saj

16:49 - 29/07/26
Tragjedia në Shkodër, dyshohet se ka shpërthyer bombula e gazit, humbin jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur

Tragjedia në Shkodër, dyshohet se ka shpërthyer bombula e gazit, humbin jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur

16:47 - 29/07/26
Tragjedia e Postribës, nëna me dy fëmijët e saj sapo ishin kthyer nga Gjermania

Tragjedia e Postribës, nëna me dy fëmijët e saj sapo ishin kthyer nga Gjermania

16:37 - 29/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com