GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Sulmi i Veliajt ndaj FSHF, zv. trajneri i Kombëtares: Politika kujtohet për futbollin 1 herë në 4 vjet, kapen kot

20:33 - 29/01/22
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Sulmi i Veliajt ndaj FSHF, zv. trajneri i Kombëtares: Politika kujtohet për futbollin 1 herë në 4 vjet, kapen kot
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zv. trajneri i Kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi ka reaguar pas ngjarjeve të fundit që po ndodhin në futbollin shqiptar. Në një intervistë për televizive, Salihi flet lidhur me procesin zgjedhor në FSHF dhe ndërhyrjet e politikës, e kryesisht kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, duke theksuar se politika kujtohet për futbollin një herë në 4 vjet.

“Duke qenë se jemi pjesë e sportit, edhe këto janë lajmet dhe zhvillimet që na interesojnë më shumë. Por si duket u bë e zakonshme tani, sa herë afrohen zgjedhjet, ka njerëz që gjatë 4 viteve nuk i ka rënë në mend fare për sportin dhe kujtohen kur vjen koha e zgjedhjeve. U mësuam. Edhe para 4 viteve ishte po e njëjta situatë. Shpresoj që të zgjidhet, gjithmonë në të mirën e sportit. Më vjen keq, sepse kur afron koha e zgjedhjeve, do të kishte qenë mirë që të jenë njerëz të sportit që afrohen, që duan të kandidojnë, të japin ndihmën e tyre, të shpalosin projektet e tyre, por vijmë në një pikë absurde që përplaset fusha e lojës me politikën, që nuk kanë të bëjnë dhe kjo e bën më të madhe dhe i jep një no-sens këtij debati. Uroj të mbarojë sa më shpejt dhe të zgjidhet në të mirën e sportit, sepse duhet të merren njerëzit e sportit dhe ata që kanë dhënë për sportin, jo njerëz që kujtohen ditën e zgjedhjeve, ‘hajde se mund ta bëj edhe unë këtë punë’” – shprehet Salihi.

Ndërhyrja e Veliaj-t në zgjedhjet e FSHF-së?

“Nuk jam fare dakord që njerëz të politikës të afrohen për të drejtuar sportin. Ne kemi nevojë për njerëz të politikës që të vijnë dhe të ndihmojnë te sporti dhe vetë zoti Veliaj që është angazhuar si asnjëherë tjetër, nuk e kam parë më herët afër sportit, në stadium apo nesh a lojtarëve. Sporti dhe futbolli në veçanti ka aq shumë nevojë sa edhe zoti Veliaj ose kushdo nga politika e qeveria kanë mundesi të japin, nuk ka hiç mundësi për të kërkuar për të drejtuar situatën për të ndihmuar sportin. Sporti ka pasur gjithmonë nevojë për këta njerëz dhe ato nevoja janë aq evidente sa i kanë parasysh dhe mund të bëjnë për sportin shumë më tepër. Më duket më tepër një fiksim, nuk di çfarë shpjegimi t’i jap”- thotë zv.trajneri i Kombëtares shqiptare.

Ai komenton edhe shpërthimin e tritolit në banesën e Presidentit të FSHF-së, si dhe punën e Dukës në krye të Federatës.

“Më ka lënë një shije jashtëzakonisht të keqe, përveç angazhimit pa sens të disa njerëzve që kanë qenë gjithmonë jashtë sportit. Shpërthimi te shtëpia e Presidentit, pas kësaj që po ndodh, kalojnë edhe në marrëzi dhe nuk mund ta imagjinoj. Shpresoj mos të përsëriten më. Ne jemi njerëz të sportit, zoti Duka është njeri i sportit, dhe është larg këtyre gjërave. Të rrimë larg këtyre gjërave që s’kanë shpjegim, i quaj marrëzi dhe lajthitje e njerëzve për të arritur deri këtu.

“Jam pjesë e futbollit profesionist, u bëra 21 vite dhe përveç se pjesë e futbollit, jam dhe qytetar i Shqipërisë dhe duke e krahasuar me të gjitha fushat e tjera, futbolli është si nata me ditën, ka një progres të jashtëzakonshëm, ka rritje të jashtëzakonshme në krahasim me fushat e tjera. Është meritë e presidentit Duka dhe jo vetëm pasi janë dhe aktorë të tjerë që kanë dhënë ndihmesë të madhe. Duka ka bërë dhe po bën një punë shumë të mirë dhe nuk duhet ta ndërpresë në mes. Kemi lënë pas shtete që vite më parë nuk i afroheshim as me nivel, as me infrastrukturë, as me organizim”, – përfundon Hamdi Salihi.

Etiketa: Hambi SalihiKryesore1

Lajme të lidhura

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!
Sport

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
Para
Gabriel Escobar: SHBA mbështet çdo iniciativë, edhe ‘Open Balkan’

Vizita në Kosovë dhe Serbi, Escobar: Për t’i nxitur palët që të kthehen në tavolinën e dialogut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com