GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Finalja e Conference League, zv.ministri i Brendshëm tregon masat që do të merren

14:32 - 20/05/22
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Finalja e Conference League, zv.ministri i Brendshëm tregon masat që do të merren
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Finalja e madhe e Conference League zbret në  stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Ndërsa qeveria shqiptare vendosi të shpallë datën 25 maj si ditë pushimi zyrtar. Masat do të jenë të zgjeruara ku priten të merren që një ose dy ditë para. Për këtë gjë, zëvendës ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, ka mbajtur një konferencë për shtyp me gazetarët ku ka prononcuar këtë event të rëndësishëm dhe ka shpjeguar se si do të vijojë qarkullimi në vendin tonë.

“Faleminderit për interesimin, sepse besoj që roli juaj është kyç edhe në këto momenti kur Tirana dhe Shqipëria përgatitet për një event të madh. Dhe komunikimi me publikun është shumë i rëndësishëm, sepse kërkohet edhe mirëkuptimi i publikut, për gjithë këtë festë të madhe që Tirana po përgatitet.

Është një ngjarje historike, sepse nuk ka qëlluar kurrë që Tirana apo Shqipëria, të ketë  pasur mundësinë të organizojë një ngjarje të tillë.

Është një event që do të transmetohet në 170- 180  vende të botës. Është një ditë e madhe për gjithë qytetarët e Tiranës, për gjithë qytetarët e Shqipërisë, gjithë sytë e Europës dhe të botës, besoj do të jenë tek ne.

Siç e keni ndjekur qeveria, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Bashkia Tiranë kanë marrë gjithë masat e nevojshme që të jetë një ditë feste, të jetë një ditë gëzimi dhe të jetë një ditë ku çdokush të ketë mundësinë ta shijojë deri në fund dhe plotësisht atë që për ne, është eventi më i madh ndoshta që nga dita e parë e praktikimit të futbollit në Shqipëri.

Një konsideratë shkon për qytetarët e Tiranës. Kujtojmë që atë ditë Tirana do të jetë tërësisht e impenjuar për mbarëvajtjen e eventit. Kështu që shumë zona do të jenë si në ditën pa makina, pa qarkullim.

Dhe ju e keni parë që dhe qeveria ka shpallur një ditë pushimi në mënyrë që gjithë punonjësit dhe qytetarët e qarkut të Tiranës, të kenë mundësi ta shijojnë këtë festë.

Kërkoj mirëkuptimin dhe besoj e kemi mirëkuptimin e tyre për zhvillimin në mënyrë sa më të mirë të këtij eventi dhe të kësaj feste të madhe që përgatitet për në Tiranë.

Një kërkesë tjetër shkon edhe për biznesin, i cili, me përjashtim të biznesit të shërbimeve që do jetë totalisht i impenjuar dhe besoj do jetë një nga ditët, apo 2, 3 apo 4 ditët më të mëdha të punës për gjithë vitin.

Kërkojmë mirëkuptimin e biznesit tjetër që edhe punonjësit e tyre të kenë mundësinë që ta shijojnë këtë festë.

Eshtë ngjarje historike, po e ripërsëris, dhe nuk do lodhem kurrë për ta ripërsëritur. Vërtet ndeshja zgjat 90 minuta por puna e ministrisë, e qeverisë apo e bashkisë ka 90 ditë, ndërsa eventi në total besoj do të zgjasë 90 orë.

Eshtë një ditë e madhe për ne. Le ta shijojmë të gjithë kështu siç parashikojmë që të jetë.”

Pyetje: Sa i përket qarkullimit, si do të funksionojë?  A do të ketë rrugë të lira apo do të bllokohet çdo gjë?

Zv.ministri Hodaj: Ne jemi të ndërgjegjshëm që jeta do të vazhdojë normalisht dhe jo të gjitha rrugët do të jenë të bllokuara por aksesi në pjesën më të madhe të Tiranës do lejohet vetëm për këmbësorët dhe mjetet e nevojës, pra mjetet e urgjencës, mjetet e zjarrfikëses, të Policisë së Shtetit.

Faleminderit!”

 

Lajme të lidhura

Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas
Sport

Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas

23:30 - 02/02/26
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham
Sport

Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham

23:16 - 02/02/26
Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig
Breaking Views

Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig

23:00 - 02/02/26
Para
Nuredin Dumani rrëfen vrasjen e Fatmira Dedajt: Talo Çela e dhunoi për vdekje

Nuredin Dumani rrëfen vrasjen e Fatmira Dedajt: Talo Çela e dhunoi për vdekje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasi përzuri rininë dhe ‘trurin’ e vendit, Rama po e mbush Shqipërinë me indianë, filipinas dhe egjiptianë
Aktualitet

Pasi përzuri rininë dhe ‘trurin’ e vendit, Rama po e mbush Shqipërinë me indianë, filipinas dhe egjiptianë

08:17 - 03/02/26

Në vitin 2025 rezulton se ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve të huaj me leje qëndrimi që...

Lexo më shumë
18 orë debat! Miratohen me forcën e kartonave ndryshimet në Kodin Penal, opozita kundër

PS kërkon të marrë shumicën, mazhoranca dhe opozita përballen sot në Kuvend për Reformën Territoriale

08:10 - 03/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 3 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:58 - 03/02/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Shkurt 2026

07:33 - 03/02/26
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 3 Shkurt 2026

07:29 - 03/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com