GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Megaafera “Tirana Parking”/ Veliaj i shton 56 mln lekë, marrin tenderin pa garë Çaçi dhe Tare

17:27 - 14/06/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Megaafera “Tirana Parking”/ Veliaj i shton 56 mln lekë, marrin tenderin pa garë Çaçi dhe Tare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj e ka kthyer projektin “Tirana Parking” në një megaaferë që po vjedh edhe qindarkën e fundit të kryeqytetasve. Bëhet fjalë për atë platformë të Veliajt që shoferët duhet të çojnë mesazh në policinë bashkiake dhe të paguajnë një tarifë prej 100 lekësh, kur lënë makinën në një rrugë apo rrugicë të tillë.  Ose duhet të marrës lejen që je rezident në atë zonë, në të kundërt shoferi merr gjobë. Kjo taktikë përdoret në rrugët më poshtë.

Denoncimet për këtë projekt janë të shumta si nga vetë qytetarët, nga mediat dhe madje nga disa institucione kontrollore, por Veliaj sa të ketë përkrah Ramën nuk “i lëviz qerpiku” fare. Ndërsa qytetarët nuk kanë mutësi të blejnë naftë me këto çmime rekord, Veliaj mendon se si t’iu marrë më shumë para nga parkimi.

Me platformën “Tirana Parking”, Bashkia Tiranë jo vetëm që nuk zgjidhi torturën që  kalojnë çdo ditë shoferët për gjetur një hapësirë për makinën e tyre, por iu shtoi më shumë kostot dhe zvarritjet.  Ndonëse projekti është një dështim për qytetin, për Veliajn është kthyer një burim i mirë parash. Kështu që ai ka vendosur të shtojë edhe 56 milionë lekë të tjera për të.

Së fundmi Tirana Parking e drejtuar nga Eglantina Zere ka mbyllur tenderin me vlerë 34 milionë lekë me objekt “mirëmbajtjen e sistemit të parkimit”. Në këtë garë ka paraqitur ofertë vetëm kompania “Adi Professional” sh.p.k në pronësi të shtetasit Adriatik Tarja, e cila ka 8 vjet që përfiton para nga ky projekt. Open Data e ka renditur këtë tender me flamur të kuq, pasi nuk është zhvilluar një garë për të, por është shpallur menjëherë fitues kompania “Adi Professional” sh.p.k, duke cenuar kështu ligjin për konkurrencën.  Por, jo vetëm kaq. Adriatik Tarja ka paraqitur ofertë me vlerë sa 99% e fondit limit, çka përbën sërish shkelje të ligjit.

Këto shkelje nuk përbëjnë problem për Veliajn pasi çdo tender në lidhje me “Tirana Parking” ja ka “dhuruar” Adriatim Tares.  Kujtojmë se vitin që lamë pas ndodhi e njëjta skemë. Në tenderin me vlerë  165 milionë lekë me objekt “blerje kasash për sistemin Tirana Parking” mori pjesë vetëm “Adi Professional” sh.p.k. Sërish u shpall fitues pa garë me ofertë të kripur.  Pra tashmë është e qartë se Veliaj dhe Adriatik Tarja janë dy bashkëpunëtorë të mirë, që punojnë se si të vjedhin sa më shumë para përmes këtij projekti.

 

 22 mln lekë për Nikolla Çaçin

Tenderi i lartpërmendur nuk është i vetmi që Veliaj ka bërë këto ditë për aferën “Tirana Parking”. Disa javë më parë Gijotina.com ka denoncuar skemën se si Erion Veliaj do të shpenzonte dhe 22 milion lekë shtesë për ato rrugë në Tiranë që ai i bërë me tarifim. Kemi publikuar të dhënat se si ky tender ishte abuziv dhe i hartuar vetëm  për  të fryrë aferën korruptive të “Tirana Parking”.

Tashmë, Veliaj e ka mbyllur garën dhe në të vërehen një sërë shkeljesh. Për këtë tende me numër reference REF-27986-05-09-2022 janë vënë në dispozicion 22 milionë lekë, para të cilët janë hedhur direkt në arkën e oligarkut Nikolla Çaçi. Ky i fundit e ka përfituar këtë tender pa garë përmes kompanisë së  tij “R.S & M” sh.p.k” , pasi deri asnjë kompani tjetër nuk ka paraqitur ofertë dhe Veliaj në vend që të anulonte procedurën e ka vazhduar atë në shkelje të ligjit. Kështu ky tender është radhitur në listën e dhjetëra projekteve të tjera në cenim të konkurrencës që ka zhvilluar kryebashkiaku i Tiranës.

Ndërkohë një tjetër shkelje që evidentohet është se “R.S & M” sh.p.k” ka paraqitur ofertën me vlerë  2 165 100,00 milionë lekë,  pa 97% a fondi limit. Nivel të cilin nuk e lejon ligji i prokurimeve, pasi kërkon që të merren në konsideratë ofertat më të lira. Por, Veliaj në shkelje të ligji, pa garë dhe me fonde të fryrë, ka nënshkruar kontratën me Nikolla Çaçin. Këto të dhënë mund të vërtetojnë edhe njëherë se platforma e Bashkisë Tiranë për parkimin dhe tarifimin e rrugëve është vetëm një skemë për vjedhur dhe pastruar para. Ndërsa vlen të përmendet këtu, se ky projekt nxjerrë shumë fitime për Veliajn dhe kompanitë e miqve të tij, pasi tariforen rrugët në zonën e Bllokut, Komuna Parisit, Myslym Shyri dhe të tjera, të cilat njihen si zona të “pasura” dhe me shumë lëvizje. Nuk dimë nëse ka SPAK apo institucion tjetër të hetojë  këto skema abuzive të Veliaj në mes Tiranës, në ditët me diell.

 

Miqësia Çaçi-Veliaj

Marrja e tenderit pa garë nga Nikolla Çaçin nuk është edhe aq e papritur duke ditur miqësinë që ai me Veliajn dhe aferat e tjera që kanë kurdisur sëbashku. Çaçi është gostitur edhe herë të tjera me tenderë pa garë nga kryebashkiaku i Tiranës, madje familjarisht. Kujtojmë se, në janar të këtij tenderi shpërthur dhe u bë viral në media skandali e tenderin 100 milionë euro mes Veliajt dhe familjes Çaçi. Bëhej fjalë për një zhvilluar nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës për tabela sinjalistike për Parkimet e Rezidentëve.

Babë e bir kanë qenë konkurrentët e vetëm në garën e hapur nga Bashkia e Tiranës, por në një kohë që tenderi duhej anuluar, vartësit e Veliajt kanë vijuar me procedurat, duke përzgjedhur një prej dy kompanive të së njëjtës familje. Në fund, tenderi është fituar nga kompania e të riut Stefan Çaçi, “SI-SI.AL”, e cila kishte përballë kompaninë “RSM” në pronësi të babait të tij, Nikolla Çaçi. E gjithë procedura është në shkelje flagrante të ligjit Për Prokurimit Publik. Dy biznesmenë, babë e bir, kanë konkurruar kundër njëri-tjetrit dhe me pak fjalë tenderi ka qenë i hartuar  për familjen Çaçi. Kjo tregon miqësinë e ngushtë që ka Veliaj me ta. Ndërsa presim reagim nga institucionet përgjegjëse, që në fakt për tenderët e Veliajt gjithmonë kanë heshtur.

Etiketa: abuzimAdriatik TarjaErion Veliajkryesore2tenderTirana Parking

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Skandal me ushqimin e fëmijëve/ Veliaj ia jep tenderin kompanisë fantazëm të drejtoreshës së Kastratit

Skandal me ushqimin e fëmijëve/ Veliaj ia jep tenderin kompanisë fantazëm të drejtoreshës së Kastratit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com