GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Kosovë/ Ministri i Shëndetësisë: Javën tjetër vijnë vaksinat e blera nga Pfizer

12:15 - 26/06/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Kosovë/ Ministri i Shëndetësisë: Javën tjetër vijnë vaksinat e blera nga Pfizer
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Javën e ardhshme pritet të mbërrijë kontingjenti i parë me dozat e vaksinave të cilat janë blerë nga Qeveria e Kosovës.

Ndonëse numri i vaksinave nuk bëhet i ditur për arsye të kontratës mes shtetit dhe kompanisë Pfizer, ato do të mundësojnë që plani i vaksinimit masiv të vazhdojë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitita deklaroi se i gjithë ky plan po shkon mirë, ndërsa mohon se ka vaksinime të personave jashtë kategorive të përcaktuara. Përveç vaksinave anti-COVID, Vitia thotë se shumë shpejtë do të mbërrijnë edhe insulinat të cilat aktualisht janë në mungesë në QKMF-të e vendit.

Duke u ndalur të vaksinimi masiv, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, deklaroi për KosovaPress se synim i tyre mbetet që brenda një muaji të realizohen deri në 500 mijë vaksinime.

Sipas tij, falë organizimit të mirë, është dëshmuar se ka deri në 8 mijë vaksinime në ditë pa asnjë problem, si për profesionistët shëndetësorë ashtu edhe për qytetarët.

“Në ditët e para nga 15 qershori kur ka filluar të zbatohet ky plan e kemi parë që pa asnjë problem, pa asnjë stres, as për punëtorët shëndetësorë dhe as grumbullim për qytetarët, kemi arritur që nga 2500 deri 3000 vaksinime që janë bërë më herët, kemi arritur numrin prej 8000 qytetarëve të vaksinuar brenda dite dhe natyrisht javën e ardhshme pritet kontingjenti i pari i vaksinave Pfizer nga kontrata që e kemi nënshkruar që të vijnë në Kosovë dhe i gjithë plani do realizohet në bazë të numrit të vaksinave që do i kemi në stok”, tha ai.

Plani i vaksinimit në Kosovë tashmë ndodhet në fazën e dytë, e që nënkupton që të drejtë të vaksinimit kanë personat mbi moshën 65-vjeçare, ata me sëmundje kronike, dhe pjesëtarët e FSK-së dhe Policisë së Kosovës.

Gjatë kësaj jave janë shtuar dyshimet që kjo fazë nuk po respektohet pasi qytetarët të shumtë të rinj në moshë janë imunizuar, madje edhe dëshmitë e marrjes së dozës së parë i kanë bërë publike në rrjete sociale.

Por, këtë e ka mohuar ministri i Shëndetësisë.

“Jam shumë i sigurt se janë marr të gjitha masat për t’u respektuar ky plan. Natyrisht se të gjitha shqetësimet e ngritura janë ngritur edhe në Ministrinë e Shëndetësisë dhe nuk kam asnjë dyshim se të gjithë stafi, jo vetëm nga komiteti i vaksinimit por i gjithë stafi i ministrisë dhe punëtorët shëndetësorë që janë duke u marrë me këtë proces, kanë bërë maksimumin dhe janë duke bërë më të mirën që ky plan të respektohet në mënyrë strikte. Unë kur isha më 15 qershor në sallën ‘1 Tetori’ për të vizituar ekipet e vaksinimit ishte e vërtetë që pash një numër të konsiderueshëm të personave që nuk ishin në moshën mbi 65 vjeçare, për kureshtje u afrova dhe të gjithë ishin punëtorë shëndetësorë që merrnin dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca ashtu siç e kishin në kartelën e tyre të vaksinimit”, tha Vitia.

Vitia ka thënë se vaksinën kundër COVID-19 do e marr kur të vijë radha për imunizim për të dhe kolegët e tij ministra.

“Detyrën që jam tani, nuk jam duke e ushtruar detyrën si mjek, unë jam ministër në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe natyrisht në moment kur të vijë radha për t’u vaksinuar të gjithë ministrat e tjerë dhe do të vaksinohem edhe unë”, tha ai.

Tash e sa kohë qytetarët e Kosovë janë duke u ballafaquar me mungesë të insulinave. Por sipas ministrit Vitia ky problem do zgjidhet shumë shpejt dhe qytetarët do mund t’i marrin insulinat nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare.

“Për shkak të ankesave në OSHP, Ministria e Shëndetësisë deri në mesin e majit e ka pasur ligjërisht të pamundur dhe nuk ka pasur asnjë mundësi të iniciohet asnjë procedurë tjetër për insulina derisa të përfundojë kjo çështje. Në momentin e parë, kur lënda është kthyer në rivlerësim, i gjithë kabineti dhe Ministria e Shëndetësisë janë duke u marrë vazhdimisht që në mënyrë aktive të sigurohen sa më shpejt insulinat. Jemi në fazat e fundit të kontakteve të përfundimit të një marrëveshjeje me Bankën Botërore dhe UNOPS-in dhe jam shumë i sigurt që qytetarët shumë shpejt do t’i kenë insulinat nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare”, tha ai.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur më 15 qershor, deri më tani janë vaksinuar mbi 152 mijë qytetarë, ndërsa edhe dozën e dytë të imunizimit e kanë marr mbi 26 mijë persona.

Etiketa: PandemiVaksina

Lajme të lidhura

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Para
Rreth 60% e japonezëve dëshirojnë që Lojërat Olimpike  të anulohen

Nuk lejohen puthjet, ja rregullat e rrepta në Tokyo 2020 për 11 mijë atletët pjesëmarrës

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com