GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Goditja e Hysenbelliu Group, një media më pak për Veliajn 

në Editorial
Kohë leximi: 3 min
A A
Goditja e Hysenbelliu Group, një media më pak për Veliajn 
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

News24 njihet si një televizion shumë bujar me propagandën e Erion Veliajt. Gjatë fushatës së zgjedhjes së tij si kryetar i Bashkisë Tiranë për herë të parë në vitin 2015, televizioni i Hysenbelliut transmetonte live çdo aktivitet të Veliajt. Që atëherë, televizioni informativ më i ndjekur në Shqipëri ka qenë një ndërmjetësues i sigurtë i kryebashkiakut të kryeqytetit me publikun.

Goditja e bizneseve të Hysenbelliut nga ana e qeverisë Rama nuk është rastësi. Prej kohësh flitej për ftohje ndërmjet Ramës dhe Hysenbelliut. Njerëzit e afërt me kryeministrin e kishin kuptuar se Rama e kishte futur biznesmenin e njohur në rreth të kuq dhe priste momentin e volitshëm për ta sulmuar pa mëshirë. Prishja e pishinave të resortit që deri dje i shërbente qeverisë edhe për operacioni propagandistike si pritja e afganëve kur askush në botë nuk i pranonte nuk është ndonjë dëm i madh për biznesmenin. Dëmi i vërtetë është shpallja publike e armiqësisë nga qeveria që shton riskun e të bërit biznes me Hysenbelliun qoftë nga bankat, investitorët apo partnerët e mundshëm.

Nëse Rama nuk do të donte ta shkatërronte përfundimisht Hysenbelliun, nuk do të kishte dërguar atje fadromat pa asnjë procedurë ligjore. Përkundrazi, siç e parashikon ligji, ai do të dërgonte një njoftim paraprak disa ditë përpara fadromave dhe do t’i linte kohë sipërmarrësit që të kërkonte në gjykatë një vlerësim të ligjshmërisë së këtij vendimi nga IKMT. Por, Rama e trajtoi atë njësoj siç ka trajtuar çdo shqiptar tjetër të zakonshëm, të cilit IKMT i ka prishur shtëpinë në këto vite. Ai dërgoi atje policinë, mjetet e punës dhe e realizoi brutalisht shfaqjen që shënoi fundin zyrtar të bashkëpunimit të Hysenbelliut me qeverinë.

Veliaj, i përkëdheluri i shumë mediave, dhe veçanërisht i Hysenbelliut, nuk arrit ta mbrojë atë nga zemërimi dhe hakmarrja e Ramës. Kryeministri i ka përplasur disa herë derën në fytyrë kryebashkiakut që është përpjekur të rregullojë marrëdhënien e krisur deri në momentet e fundit. Tani kryebashkiaku nuk është akoma plotësisht i qartë se cila është humbja më e madhe nga kjo përplasje e gjigandëve: humbja e përkrahjes nga një media shumë e ndjekur në familjet dhe baret e Tiranës apo mëria e Ramës me rreshtimin e Veliajt në krah të biznesmenit. Ka shumë gjasë që të ketë koleksionuar të dy humbjet.

Megjithatë, disfata më e madhe për Veliajn duket se fillon tani. Televizioni që deri dje e ndihmonte atë të komunikonte në çdo orë të ditës dhe të natës me banorët e Tiranës me shumë mundësi do të ndryshojë linjë. Me një media të tillë kundra, Veliaj është në disavantazh të plotë me çdo kundërshtar. Televizionet e tjera informative si Ora News, ABC News dhe Syri TV i ka patur kritike dhe oponente prej kohësh. Kalimi në të njëjtin krah i medias që e ndihmonte të balanconte këtë armiqësi është një dëm katastrofik për propagandën e z. Veliaj.

Tashmë, lidhjet e z. Veliaj me një numër dosjesh të krimit të organizuar, mafias, skandaleve të korrupsionit dhe viktimave të punës së pasiguruar në kompanitë bashkiake do të mbulohen vetëm në orarin e transmetimit të telenovelave të Osmanit apo Erdogylit. Televizionet informative janë tashmë një tokë e minuar për politikanin më të llastuar të mediave. A do të mund të mbijetojë ai kur ka kundër një plan të tillë mediatik dhe, me shumë gjasë, Ramën e qeverinë e tij?

Nëse lajmet se shkarkimi i Gledis Nanos ka ardhur si pasojë e vullnetit të tij për të arrestuar dy ish-ministrat e Ramës të lidhur me aferën e inceneratorëve janë të vërteta, z. Veliaj duhet të mendojë seriozisht strategjinë e mbrojtjes përpara opinionit publik. Ai është vetë një ndër emrat kryesore të kësaj dosjeje. Emri i tij në atë dosje është edhe një argument më shumë për të mos u rikandiduar nga Rama në zgjedhjet e ardhshme për Bashkinë Tiranë. Pa pushtetin e lejeve të ndërtimit dhe tenderave, vendi i Veliajt në burg është pak por i sigurtë. Një vit nuk është edhe aq shumë për politikën e Tiranës.

Etiketa: Erion VeliajGoditjaHysenbelliu Groupkryesore2MEDIA

Lajme të lidhura

EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West
Editorial

EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West

23:00 - 26/07/26
Për zotin Hita të Ballukut që harron ligjin dhe bëhet shërbëtor kokëulur! Policia nuk është mburojë e oligarkëve
Editorial

Për zotin Hita të Ballukut që harron ligjin dhe bëhet shërbëtor kokëulur! Policia nuk është mburojë e oligarkëve

15:01 - 09/07/26
Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Para
Para shkarkimit, Nano tregoi për median franceze arratisjen e 14 kriminelëve përmes dekonspirimit

Para shkarkimit, Nano tregoi për median franceze arratisjen e 14 kriminelëve përmes dekonspirimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

75 ditë kundër qeverisë, mbyllet protesta e sotme/ Nesër edhe Diaspora në shesh
Aktualitet

75 ditë kundër qeverisë, mbyllet protesta e sotme/ Nesër edhe Diaspora në shesh

22:25 - 13/08/26

Është mbyllur mbrëmjen e kësaj të enjte protesta e 75-të radhazi në Tiranë, pas disa orësh tubimi dhe marshimi në...

Lexo më shumë
Genti Progni: Shqipëria nuk shërohet me fasada, por me drejtësi

Genti Progni: Shqipëria nuk shërohet me fasada, por me drejtësi

21:50 - 13/08/26
Aktivisti Arben Kola thirrje SPAK-ut: Çdo pushtet dhe diktaturë nuk mbijeton pa servila, të gjithë të arrestohen!

Aktivisti Arben Kola thirrje SPAK-ut: Çdo pushtet dhe diktaturë nuk mbijeton pa servila, të gjithë të arrestohen!

21:15 - 13/08/26
Aktori Mehdi Malkaj: Rama është kryearmiku i Shqipërisë, atij qelbësirës duhet t’i tregojmë vendin

Aktori Mehdi Malkaj: Rama është kryearmiku i Shqipërisë, atij qelbësirës duhet t’i tregojmë vendin

20:57 - 13/08/26
Protestuesi: Kryeministri nuk e ka përmbushur kontratën me popullin, këto 75 ditë deligjitimuan pushtetin e tij

Protestuesi: Kryeministri nuk e ka përmbushur kontratën me popullin, këto 75 ditë deligjitimuan pushtetin e tij

20:41 - 13/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com