GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Van der Leyen e sigurt: Europa dhe Ukraina do të fitojnë ndaj Rusisë

16:23 - 14/09/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Van der Leyen e sigurt: Europa dhe Ukraina do të fitojnë ndaj Rusisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Evropa dhe Ukraina do të triumfojnë kundër Rusisë, tha sot Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ajo iu drejtua me një fjalim deputetëve evropianë në Parlamentin Evropian në Strasburg të Francës duke folur veçanërisht për krizën e energjisë. Në mesin e propozimeve të përmendura ishte edhe reduktimi i përdorimit të energjisë elektrike në orët e mbrëmjes si dhe vendosja e një kufiri mbi të ardhurat e kompanive që prodhojnë energji elektrike me kosto të ulët. Në anën tjetër Moska ka thënë se Rusia mund të gjejë treg për të zëvendësuar bllokun 27 vendësh të Evropës me një kontinent tjetër.

Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha në një seancë të Parlamentit Evropian në Strasburg të mërkurën se “Ukraina dhe Evropa do të triumfojnë” në luftën kundër Rusisë.

“Le të jemi shumë të qartë. Ka shumë rrezik jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë Evropën dhe botën në përgjithësi dhe ne do të vihemi në provë nga ata që duan të shfrytëzojnë çdo lloj ndarjeje mes nesh. Kjo nuk është vetëm një luftë e nisur nga Rusia kundër Ukrainës. Kjo është gjithashtu një luftë për energjinë dhe ekonominë tonë, luftë kundër vlerave tona. Bëhet fjalë për autokracinë kundër demokracisë dhe unë qëndroj këtu me bindjen se me guximin e nevojshëm dhe me solidaritetin e nevojshëm, (Presidenti rus Vladimir) Putin do të dështojë dhe Ukraina dhe Evropa do të triumfojnë”, tha zonja van der Leyen.

Ajo kishte veshur rroba me ngjyrat kombëtare të Ukrainës, me bluzë të kaltërt dhe xhaketë të verdhë, kur e mbajti fjalimin. E pranishme në Parlamentin Evropian ishte edhe zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska ndërsa shefja e Komisionit Evropian njoftoi se të mërkurën niset për vizitë në Kiev.

Gjatë fjalimit, zonja von der Leyen u ndal veçanërisht tek çështja e energjisë duke thënë se tregu i gazit nga Rusia nuk po funksionon më.

“Vitin e kaluar, gazi rus përbënte 40% të gazit tonë të importuar. Sot, ai ka rënë në 9%. Por, ne gjithashtu shohim se Rusia vazhdon të manipulojë në mënyrë aktive tregun tonë të energjisë. Dua të them, ata preferojnë t’ia vënë flakën gazit në vend që ta dërgojnë atë në Evropë sipas kontratave që ekzistojnë. Pra, ky treg nuk funksionon më”, tha presidentja e Komisionit Evropian, van der Leyen.

Zonja von der Leyen gjithashtu sugjeroi që të reduktohet edhe konsumimi i energjisë elektrike në vendet anëtare sidomos në orët e mbrëmjes kur përdorimi i dritave është më i lartë. Kremlini në anën tjetër minimizoi ndikimin e humbjes së shitjeve të gazit në Evropë në ekonominë e Rusisë.

“Evropa nuk është konsumatori i vetëm i gazit natyror dhe jo i vetmi kontinent që ka nevojë për të. Ka rajone që po zhvillohen me një ritëm shumë më të shpejtë dhe kanë plane zhvillimi shumë më ambicioze. Për këto rajone, kërkesa për gaz do të jetë në gjendje të kompensojë plotësisht mungesën e kërkesës në Evropë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Çmimet e energjisë dhe inflacioni janë rritur në të gjithë Bashkimin Evropian pasi Moska shkurtoi furnizimet me gaz si përgjigje ndaj sanksioneve. Kjo ka nxitur sidomos të djathtën ekstreme evropiane të argumentojë se sanksionet po godasin më shumë BE-në dhe ato duhet të zbuten.

Shefja e Komisionit Evropian tha se BE propozon vendosjen e një kufiri për të ardhurat e kompanive që prodhojnë energji elektrike me kosto të ulët. Këto të fundit, prej vendosjes së sanksioneve, kanë siguruar të ardhura që sipas zonjes von der Leyen “nuk i kishin llogaritur, as ëndërruar më parë”. /Zëri i Amerikës/

Etiketa: europaFitoreRusiaukrainaVan Der Leyen

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
Njohja e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, kërcënon Serbia: Nuk do rrimë duarkryq

Marrëveshja Kosovë-Serbi, zbardhen pikat e kornizës së diskutimeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”
Aktualitet

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25

Një 33-vjeçar shqiptar u ndalua në pikën e pagesës ‘La Turbie’ në autostradën A8, ndërsa drejtonte makinën e tij. Bagazhi...

Lexo më shumë
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com