GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Kryeqyteti Europian i gropave

20:02 - 07/10/22
në Editorial
Kohë leximi: 3 min
A A
Jetëgjatësia/ Covid “ka bombarduar” Elbasanin dhe Tiranën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në vitin 2015, kur Lulzim Basha i kërkoi Halim Kosovës të kandidonte për Bashkinë e Tiranës si kandidat i Partisë Demokratike, gjinekologu i njohur i kishte vënë atij dy kushte. Kushtet kishin të bënin me mbylljen e dy gropave në dy rrugë shumë të ngarkuara të Tiranës: njëra tek pedonalja përpara vilës së Zogut, përballë hyrjes së Parlamentit dhe tjetra pas Muzeut Kombëtar. Nuk dihet se sa makina janë dëmtuar në ato dy gropa dhe sa mallkime, sharje e psherëtima janë lëshuar nga qytetarët e irrituar deri ditën që ato dy gropa u mbyllën nga administrata e ngathët e bashkisë së Tiranës të drejtuar nga Basha.

Pas 7 vitesh në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka arritur të shumëfishojë numrin e këtyre gropave dhe ta shoqërojë këtë gjerdan befasish në rrugët e Tiranës edhe me prerje të shpeshta të paparalajmëruara e të pasinjalizuara të asfaltit. Janë të panumërta në Tiranë gropat e pambyllura, pusetat pa kapakë, kapakët e pusetave 15cm mbi nivelin e asfaltit, kapakë të tillë 15 cm nën nivelin e asfaltit, gunga që ngrihen si kunja në mes të rrugës, prerje tërthore e gjatësore të asfaltit që qëndrojnë ashtu për vite të tëra.

Arsyeja? Po punojmë. Në fakt, ky është justifikimi. Nëse do të kishte punuar, bashkia e Erion Veliajt do t’i kishte mbyllur gropat dhe kanalet në çdo rrugicë të Tiranës. Në fund të fundit, për çfarë punohet xhanëm? Për të hapur gropa? Apo për të shtruar rrugë e trotuare? A quhet punë kur bashkia hap gropa dhe lë pusetat pa kapakë për disa vite? A quhet punë nëse në 7 vite të qeverisjes së kësaj administrate në Bashkinë e Tiranës, 6 vite gropat dhe pusetat rrinë hapur?

Mos ndoshta i kemi zgjedhur për të na i prishur rrugët, jo për të na i rregulluar? Mos vallë u paguajmë vetëm gjysmën e taksave, e cila mjafton vetëm për t’i hapur gropat dhe jo edhe për t’i mbyllur? Por për gropat që krijohen vetë, a merr ndonjë meritë bashkia, meqë hapja e gropave është bërë punë publike? Nëse ka meritë, përse tregohet modeste duke mos i reklamuar siç reklamon çdo lyerje muresh të përparme në kryeqytet?

Bashkia e Erion Veliajt mund të justifikohet se është e zënë me punët e mëdha të qytetit. Dhe këtu ka të drejtë. Ajo është e zënë me ecurinë e kullave 40 katëshe, me qetësinë e ndërtimit të pallateve shumëkatëshe pa asnjë leje apo letër nga shteti. Ajo është e zënë edhe me shpërndarjen e mijëra tenderave milionësh për miqtë e kryetarit apo nënkryetarit. Ndoshta duhet t’i propozojmë që të dyfishojë taksat për të punësuar më shumë patronazhistë që përveç qytetarëve, do të spiunojnë tek-tuk edhe ndonjë gropë të tillë.

Ajo që është e qartë si drita e diellit është se për Erion Veliajn, qytetarët e Tiranës nuk kanë asnjë vlerë, asnjë rëndësi. Ai nuk punon për ta, nuk ka punuar për ta dhe nuk do të punojë për të përmirësuar jetën e tyre asnjë ditë, asnjë orë të mandatit të tij në krye të bashkisë më të madhe në vend. Ai do të vazhdojë të ndërtojë rrugë dhe infrastrukturë vetëm për oligarkët që marrin miliona metra katror leje ndërtimi. Rrugë dhe shërbime do të vazhdojë të ketë vetëm rreth e rrotull kullave të oligarkëve apo lagjeve të tyre rezidenciale.

Aty ku shqiptarët shkrijnë kursimet e tyre apo nënshkruajnë skllavërinë e tyre me kontrata kredie për të blerë një apartament të ndërtuar me paratë e Ndraghetas dhe me veresiet e oligarkëve, aty është edhe bashkia, Erion Veliaj dhe propaganda. Aty ku paratë e drogës apo favoret për oligarkinë nuk kanë arritur ende, aty bashkia nuk ka juridiksion.

Derisa në krye të bashkisë të zgjidhet një ekip që nuk është emëruar nga oligarkia apo Ndragheta, siç janë emëruar deri tani kandidaturat fituese të të gjitha partive politike, shumica dërrmuese e qytetarëve të Tiranës do të vazhdojnë të paguajnë taksa në kryeqytet dhe të jetojnë në Babrru, Allias, Shëngjergj, Astir, Yzberisht, Laprakë, 5 maji, Porcelan, Ali Demi, Mihal Grameno, Depo e Ujit, Selitë, Kodra e Priftit, Sauk, apo Xhamllik. Por këto nuk janë vendet e punës së bashkisë. Puna do të vijojë të bëhet aty ku leku ka vlerë: në sheshin Skënderbej, në Kodrën e Diellit, në Rolling Hills dhe kodrat rreth TEG-ut dhe mbi të gjitha në TEG.

Lajme të lidhura

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Sot vendoset fati i Veliajt, a do ta zbatojë Këshilli Bashkiak urdhrin e Ramës?
Aktualitet

Këshilli ku kthehet karma, fundi i paracaktuar i Erion Veliajt

14:16 - 23/09/25
Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin
Aktualitet

Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin

13:52 - 12/09/25
Para
Sulmet kibernetike, Berisha: Qeveria zhduku të dhënat e TIMS, dilnin se kanë udhëtuar me bandat

Sulmet kibernetike, Berisha: Qeveria zhduku të dhënat e TIMS, dilnin se kanë udhëtuar me bandat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit marrin sot një tjetër kthesë të rëndësishme,...

Lexo më shumë
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com